Kryeprokurori Adriatik Llalla ka mbajtur një konferencë për shtyp me ministrin e Drejtësisë, Petrit Vasili.
Gjatë fjalës së tij, Llalla shprehu disa nga problematikat me të cilat ndeshen prokurorët gjatë punës së tyre, ndërsa u shpreh se procedura e asgjësimit të kanabisit do bëhet në prani të prokurorit.
Ndër të tjera, Llalla tha:
“Mbetet shqetësues kultivimi dhe trafikimi i kanabisit, ndërsa ka zbulueshmëri të ulët të autorëve. Një problem mbetet mënyra e administrimit të provave materiale. Sidomos në rastin e lëndës narkotike, çdo ditë del që kapen lëndë narkotike, asgjësohen çdo ditë lëndë narkotike, por ka një përjashtim të prokurorëve gjatë asgjësimit.
Asgjësohen provat materiale jo në rrugën ligjore, pasi përjashtohen prokurorët. Prokurori nuk merr pjesë në asgjësimin e lëndëve narkotike.
Prokurorët nuk duhet të përjashtohen, por të përfshihen në këtë procedurë kaq të rëndësishme të hetimeve”.