Kryeprokurori Adriatik Llalla ka firmosur sot disa urdhëra transferimi për 5 oficerë të policisë gjyqësore të Prokurorisë së Tiranës.
Burimet konfidenciale nga ky institucion thonë se të oficerët e transferuar janë:
1-Llazar Tuni në Lushnjë, 2-Martin Hicka në Pogradec, 3-Valbona Basha në Elbasan, 4-Genti Plaku në Lushnjë, 5-Darling Muja në Dibër.
Sipas këtij burrimi, për Tirana Today, thuhet se në asnjë prej urdhërave të transferimit nuk jepet motivacioni për këto lëvizje dhe se janë të pabazuara në ligj.
Ndërsa zyra e shtypit të Prokurorisë, e pyetur nga Tirana Today për motivin e kësaj lëvizjeje, ka pohuar se janë bërë për nevoja pune.
Nga ana tjetër, burimet shtojnë se pritet që oficerët e policisë gjyqësore të Prokurorisë së Tiranës ta ankimojnë këtë vendim në Gjykatën Administrative.
Tirana Today