Kreu i grupit parlamentar, Petrit Vasili ka akuzuar sërish sot kryeministrin Rama lidhur me rritjen e taksave. Vasili shkruan se rritja e taksave bëhet për llogari të oligarkëve, teksa këta të fundit nuk paguajnë energjinë elektrike me miliona euro.
Deputeti i LSI-së shkruan se buxhetit i mungojnë 100 milion euro vetëm në 2017-ën, ndërsa nga ana tjetër, ai shton se pensionistëve u ikën pensioni vetëm duke paguar taksa.
Postimi i plotë:
Kryeministri rrit taksat edhe per pensionistet per llogari te oligarkeve.
Kryeministri dhe qeveria e tij ka mbledhur 100 milion euro me pak nga plani, qe ka bere po vete ne vitin 2017.
Kushdo e kupton fare lehte qe oligarket fshehin te ardhurat dhe nuk paguajne detyrimet tatime e taksa.Oligarket nuk paguajne energjine elektrike me miliona euro.Oligarket zhvasin qindra milione euro me koncesione dhurate nga kryeministri dhe po tu mungoje ndonje lek nga fitimi ja kompeson kryeministri.
Ndaj i mungojne buxhetit 100 milion euro vetem ne 2017.
Pensionistet e varfer duhet te paguajne takse per arsimin,dy fishin e takses se sherbimit,takse ndertimore,50% me shume per ujin e pijshem te gjitha keto taksa e tarifa te shtuara pervec atyre ekzistuese.
Thene thjesht nga ai pension i mjeruar me shume se sa nje pension mujor u iken pensionisteve per te paguar taksat e tarifat qe rriten cdo vit.
Zhvat kryeministri varferine e dhimbshme te pensionisteve deri ne piken e fundit qe ta mbushin ata arken e shtetit me mjerimin e tyre,se oligarket nuk paguajne.
Oligarket kane te drejte….. se ata paguajne dhe ngopin xhepat e kryeministrit e qeverise, ndaj pse duhet te paguajne taksat e tatimet e arkes se shtetit.