Kryeministri i Malit të Zi, Dusko Markoviç do ta vizitojë Kosovën në fillim të vitit 2018-të.
Konkretisht vizita do të zhvillohet në janar, ndërsa lajmin e ka bërë të ditur Halil Matoshi, këshilltari për media i Zyrës së Kryeministrit Ramush Haradinaj.
“Demarkacioni është në proces. Kryeministri i Malit të Zi vjen zyrtarisht në janar, nga mesi i janarit ose deri 20 janar”, ka thënë Matoshi.
“Ka indikacione që kjo çështje do të zgjidhet në favor të të dy palëve”, theksoi Matoshi ndër të tjera.