Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Kryeministri i Hungarisë i “lutet” Vuçiçit të lirojë tre policët e Kosovës

3 vjet ago
in Kryesore, Rajoni

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, i është lutur presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, që të dëgjojë rekomandimin e Budapestit zyrtar dhe t’i kthejë policët e arrestuar të Kosovës në vendin e tyre.

“Me respekt, ju lus i dashur Aleksandar që ta mendoni mirë këtë. Armiqtë e Serbisë janë të etur për të dëmtuar Serbinë dhe kjo është një situatë dhe rast i tillë që mendoj se do të ishte më mirë që ju të dëgjoni rekomandimin e Hungarisë për t’i kthyer ata në Kosovë”, tha Obran në Suboticë, gjatë takimit me zyrtarët e lartë të Serbisë.

Ai shtoi se kjo do t’i ndihmonte Serbisë “në kauzën e vet”.

“Prandaj, po ju kërkoj që ta mendoni këtë”, tha Orban.

Më 14 qershor, tre policë kufitarë të Kosovës u arrestuan nga forcat serbe. Serbia tha se ata u arrestuan “thellë” brenda territorit të saj, por Kosova tha se ata ishin duke patrulluar në territorin e Kosovës, pranë vijës kufitare me Serbinë në Leposaviq.

Policëve u është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji dhe ata po mbahen në një burg në Kralevë. Sipas autoriteteve serbe, policët dyshohet se kanë kryer veprat penale: prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim i paligjshëm i armëve dhe lëndëve plasëse.

Këto shkelje janë të dënueshme me deri në 12 vjet burgim.
Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar kanë kërkuar Serbisë që të lirojë policët e Kosovës, pa kushte.
Orban po ashtu tha se Hungaria, që e njeh pavarësinë e Kosovës, dhe Beogradi ende refuzon ta pranojë, po përcjellë ngjarjet mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne po e shohim se çfarë po iu bëhet serbëve. Mendoj se është e papranueshme që komuniteti ndërkombëtar të pranojë zgjedhje, ku kanë marrë pjesë rreth 4 për qind e votuesve, dhe t’i konsiderojë ato ligjore dhe të njohë rezultatet. Kjo është ajo që ne shohim dhe është e qartë për ne”, shtoi Orban.

Gjatë konferencës për media me Orbanin, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se në rastin e tre policëve të arrestuar po punon “me autoritetet kompetente”.

Ai shtoi se do të shqyrtojë çdo kërkesë të Hungarisë. Vuçiç përsëriti se nuk do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pas ftesës që u është dërguar dy liderëve nga Bashkimi Evropian për një takim për menaxhimin e krizave.

Lideri serb përsëriti kërkesat e Serbisë, në mënyrë që të zhvillohet takimi me Kurtin: tërheqjen e kryetarëve të rinj shqiptarë të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit, tërheqjen e Policisë së Kosovës nga veriu i Kosovës dhe ndalimin e arrestimit të serbëve.

Ftesa e Brukselit për Vuçiqin dhe Kurti erdhi pas rritjes së tensioneve në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe. Më 26 maj, serbët kundërshtuan hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.
Kryetarët e rinj u zgjodhën në zgjedhjet e 23 prillit që u bojkotuan nga partitë dhe popullata serbe në veri./REL/

TË LIDHURA

Aktualitet

Ndërpritet seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, GJKKO cakton datën e radhës

14:46 | 08/06/2026
Bota

Irani reagon zyrtarisht pas deklaratave të Ramës për ndërhyrje të huaja në protestat për Zvërnecin

14:33 | 08/06/2026
Aktualitet

Sherr me armë në Velipojë, një i plagosur; autori arratiset pas të shtënave

14:28 | 08/06/2026
Next Post

Tensionet në kampin e MEK në Manzë, çfarë sekuestroi policia, dyshime për sulme kibernetike drejt Lindjes së Mesme

Kontrolli i policisë në kampin e MEK në Manzë, Meta: Mungesë transparencë dhe profesionalizmi

Kërkoi lehtësim të masës, Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Fredi Belerit







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Ndërpritet seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, GJKKO cakton datën e radhës

by mirseda
14:46 | 08/06/2026
0

Është ndërprerë seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, ndërsa trupi gjykues ka caktuar zhvillimin e seancës së radhës...

Irani reagon zyrtarisht pas deklaratave të Ramës për ndërhyrje të huaja në protestat për Zvërnecin

14:33 | 08/06/2026

Sherr me armë në Velipojë, një i plagosur; autori arratiset pas të shtënave

14:28 | 08/06/2026

Në timon i dehur, rezultoi edhe shpërndarës droge, arrestohet 38-vjeçari në Fier

14:22 | 08/06/2026

Vrasja me armë zjarri në Paskuqan, ky është autori që i mori jetën 27-vjeçarit Ardian Baloshi

14:01 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com