Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Kryemadhi flet për seancën: Meta ka pamjen e të burgosurit politik, por sot ishte pushkë

1 muaj ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë

Monika Kryemadhi flet pas seancës së parë të gjyqit në themel për të, Ilir Metën dhe të akuzuarit e tjerë. Ajo ka bërë disa deklarata të forta, duke akuzuar për një proces të padrejtë dhe për një gjykatë shërbëtore të SPAK. Sa i përket Metës, Kryemadhi për “Të Paekspozuarit”, tha se nuk ka komunikim me të dhe komentoi reagimet e sotme për pamjen e Metës. Ajo tha se Meta ka pamjen “e të burgosurit politik”, ndërsa shtoi se edhe opozita nuk ka patur reagimet e duhura për procesin ndaj tyre, duke deklaruar se deputetët e opozitës janë sot më të pasurit.

Monika Kryemadhi: Sot ka filluar gjyqi në themel, paraprakja ka mbaruar ku u dha vendim, që të bëjë gjykata edhe hetim edhe vendim, që nuk ishte parë ndonjëherë, pasi në dosje mungojnë dëshmitarët kyç. Dy gjëra ka procesi i sotëm, nuk është se mungonte mamaj ime dhe avokati, por ajo ka kërkuar gjykim të shkurtuar dhe të ndarë nga çështja, gjykatësja kishte kapur që në deklaratën noteriale nuk ishte çështja e gjykimit të shkurtuar. Ishte një sebep për të pezulluar afatet Metës dhe për ta shtyrë pasi edhe prokuroria nuk ishte e gatshme. Nuk i njihen afatet e pezullimit dhe të burgimit. Nëse mungon avokati i zotit Meta po, por nëse mungon i pandehur tjetër s’ka punë. Këtu problemi qëndron te mënyra që nuk kemi proces gjyqësor që kërkojmë drejtësi por ne kemi as gjyq publik, ka probleme e gjithë dosja. Ka procedura që zvarrisin dhe e bëjnë shumë të vështirë të marrësh edhe provat që mendojnë se të bëjnë pis, ndërsa ato që të shfajësojnë nuk i kanë as në fashikuj.

Ylli Rakipi: Ti fole me Metën sot?

Monika Kryemadhi: Jo, jo nuk flas me zotin Meta. Kam zero komunikim. Flas vetëm në process gjyqësor, për të bërë mbrojtjen time. Është e vërtetë ajo që tha avokati, ai ka marrë fashikujt për CEZ-DIA, pasi edhe ajo është me artikuj gazete. Pjesa tjetër është marrëdhënia ime familjare me mamanë time, që pretendojnë se janë në bashkëpunim me zotin Meta. Kur unë kam hequr mitrën, dhe kam paguar 5 mijë euro cash, nuk i kam deklaruar, quhet bashkëpunim Meta me mua në këtë vepër penale. Ka absurditete qësharake. Edhe historia e kafazit, është normale, pasi zoti Meta e ka të nevojshme me avokatin, ka shumë komunikime. Për cështjen CEZ-DIA. Është e vështirë, nuk dëgjohet është xham 10 cm.

Baton Haxhiu: Përmende pjesën familjare të dosjes, prokurori përveçse duhet të ngrejë aktakuzë duhet të njohë edhe rrethanat sociale dhe mënyran si keni jetuar ju dhe Iliri. Si ka mundësi që një prokuror gjykon se ti nuk ke patur pavarësinë tuaj për veprime vetjake? Për gjykimin tim, nëse opinioni së paku ata që ju njohin, ju njohin si njeri krejtësisht të pavarur për vendime edhe politike edhe personale. Si ka mundësi që për gjëra të tilla, ju lidhin me Ilirin?

Monika Kryemadhi: Çështja ka filluar në shkurt 2018, është historia kur fillon ndërtimi i SPAK. Me një zell të madh e ka marrë Altin Dumani, padinë e Rome Kara, dhe duke thënë do ta çoj Metën në burg, më zgjidhni kryetar të SPAK. E mbani mend fotografinë te hotel Butik, Altin Dumani me Ulsi Manjën, Ulsiu ishte anëtar komisioni, merrej me zgjedhjet që kontrollonte KLP. I kishin premtuar Altin Dumanit për tu bërë kryetar SPAK-u. U zgjodh Arben Kraja, pavarësisht nga kjo, zelli dhe arrestimi i Metës ka filluar në mars 2023. Arrestimi i Metës dhe Berishës kanë ardhur si premtim që i është bërë Yuri Kim. Ajo ka dashur të parqesë një CV të vetën në SHBA, për të thënë këta kanë qenë anti amerikanë. Yuri Kim ka dekoruar Altin Dumanin me certifikatën e Anthony Blinken. Pasi Blinken u shpall non grata nga qeveria e re, u arrestua edhe Erion Veliaj, për të thënë kam arrestuar pro soros dhe anti soros. Nuk ka proces gjyqësor të drejtë dhe të barabartë. Aty thotë kam bërë korrupsion, pse kam kërkuar të porosis shtëpi, e kam parë në korrik, dhe në shtator e kam anulluar. Më thonë pse nuk e ke deklaruar. Çfarë të deklaroj? Më akuzon që ligji i minierave, e ke marrë si premtim për këtë ligj, kur këtë ligj e ka propozuar Edi Rama. Ligji nuk ka lidhje fare me biznesin që pretendojnë ata se ka përfituar. Më akuzon mua dhe nuk thërret kryesorët e hartimit të ligjit.

Baton Haxhiu: Ky narracion e kam dëgjuar e ke patur disa herë.

Monika Kryemadhi: Edhe që nuk e nxjerrin Metën nga kafazi. Meta ka pamjen e një të burgosuri politik. Se janë marrë me çështjen e pamjes. Por Meta ishte pushkë sot me fjalimin që ka mbajtur. Çfarë ka ndodhur? Portugezi vrasës me pagesë, del 2 orë në ditë në ajrorje, Metën e nxjerrin 20 min. A po tentojnë ta zhbëjnë? Patjetër. Largimi i Metës nga politika dhe çmitizimi i tij, sot opozitarizmi është bërë biznesi më fitimprurës, deputetët më të pasur i ke në opozitë. Kënaqen se thonë duke mbajtur Metën në burg nuk merren me ne. Shiko reagimet dhe çfarë ndodh.

Ylli Rakipi: A ndiheni ju të barabartë me palën tjetër, SPAK-un?

Monika Kryemadhi: Këtë pyetje duhet t’ja bëni gjykatës, gjykatësit janë shërbëtorët. Nuk kemi më gjykatë. Gjykata është SPAK. E dini cfarë ndodhi me Irena Gjoka? I tha avokatit tërhiqni masën e sigurisë, se do kthej dosjen mbrapsht, mungojnë dëshmitarët kyç. Adrian Shatku përmendet në dosje dhe nuk është marrë në pyetje. Meta cfarë provash do prishë? Nuk është në pushtet.

TË LIDHURA

Aktualitet

Aksident në Tiranë-Durrës, dy makina në kanal, plagoset një person

22:30 | 03/06/2026
Aktualitet

Vilat Qeveritare në Vlorë, qeveria autorizon sqarimin e pronave

22:21 | 03/06/2026
Aktualitet

Tragjedia në bregdetin e Shëngjinit/ Nufi: Jemi pranë familjeve të prekura dhe qytetarëve të Kosovës

21:50 | 03/06/2026
Next Post

DASH publikon profilin e kandidatit për ambasador të SHBA në Shqipëri

Nga Tirana në Vlorë! IKMT “pastron” kantieret, ndëshkohen 65 subjekte

Tragjedi në sekonda, përplasja e trenave që la 14 gra të vdekura në Indonezi







JU REKOMANDOJMË

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026

Alarmi i minutës së fundit/I ka shënuar dy herë Izraelit, por Shqipëria zbret sonte pa “armën” e saj

14:36 | 03/06/2026

Rikthehet në detyrë Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Alban Dokushi

09:16 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Bota

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

by mirseda
22:45 | 03/06/2026
0

Forcat e Armatosura Iraniane pretendojnë se kanë goditur një destrojer amerikan në Gjirin e Omanit, me pretekstin...

Aksident në Tiranë-Durrës, dy makina në kanal, plagoset një person

22:30 | 03/06/2026

Opozita në Serbi: Vuçiç ka dërguar një aeroplan plot me kriminelë në Mal të Zi

22:23 | 03/06/2026

Vilat Qeveritare në Vlorë, qeveria autorizon sqarimin e pronave

22:21 | 03/06/2026

Tensione në “Air Albania”, Hysaj reagon pas golit të Izraelit

22:10 | 03/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com