Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kriza e BE-së e ka origjinën tek përçarja e shoqërive evropiane  

8 vjet ago
in Të Gjitha
Kriza e BE-së e ka origjinën tek përçarja e shoqërive evropiane   

Nga Mark Leonard, “Project Syndicate”/Londër – Ndarjet e mëdha brenda BE-së, po kërcënojnë gjithnjë e më shumë vlerat, mbi të cilat Evropa është një projekt i një “bashkimi gjithnjë e më të ngushtë”. Në vitin 2015, gjatë krizës së refugjatëve, shumë komentues panë një ndarje mes Willkommenskultur (kulturës së mikëprirjes) së kancelares gjermane Angela Merkel, dhe vizionit të kryeministrit hungarez Viktor Orban të pastërtisë etnike: një Evropë Perëndimore të urave, përkundrejt një Evrope Lindore të mureve.

Por një kërcënim tjetër për unitetin e Evropës, vjen këtë herë nga brenda vendeve të veçanta. Në Gjermani, bisedimet për të formuar një koalicion të përbashkët të qendrës së majtë dhe asaj të djathtë, janë ndërprerë. Në Holandë, kryeministrit Mark Rutte iu deshën 208 ditë për të formuar një qeveri të re, pas zgjedhjeve parlamentare të marsit të këtij vitit.

Në Mbretërinë e Bashkuar, struktura politike është në kaos mbi procesin Brexit. Dhe në Poloni, nacionalistët dhe neo-nazistët, organizuan së fundmi një marshim masiv nëpër rrugët e Varshavës. Cilat të çara janë më të gjera – ato midis shteteve anëtare apo ato brenda tyre? Përgjigja e kësaj pyetje ka shumë rëndësi.

Nëse problemi më i madh i Evropës, është ndarja përgjatë kufijve kombëtarë, atëherë vendet me prirje liberale si Franca dhe Gjermania, mund të përpiqen të ndryshojnë balancën e pushtetit brenda vendeve gjithnjë e më jo liberale. Çdo vend i BE-së ra dakord mbi një sërë standardesh liberale-demokratike (pjesë e të ashtuquajturave Kriteret e Kopenhagës), kur iu bashkua klubit. Por, me kalimin e kohës, qeveritë e Hungarisë dhe Polonisë, vendosën se nuk duan t’i përmbahen më këtyre rregullave.

Një zgjidhje mund të jetë krijimi i një klubi më të vogël, me përfitime më të mira. Vendet që dëshirojnë t’i bashkohen këtij rreth të brendshëm të privilegjuar, do të duhet të bien dakord me rregullat e reja, ose më saktë origjinale, dhe vendet që i shkelin ato do të lihen jashtë. Më në fund do të kishte një kosto për shkeljen e standardeve të BE-së.

Por kjo zgjidhje mund të funksionojë, vetëm nëse problemi më i madh është realisht ndarja midis shteteve anëtare. Sa i përket ndarjeve brenda shteteve anëtare, shihni rastin e Gjermaninë. Pas zgjedhjeve federale në shtator, Merkel filloi një eksperiment interesant, në të cilin u përpoq të bashkonte Unionin e saj Kristian Demokrat të qendrës së djathtë (CDU), partinë simotër bavareze, Unionin Kristian Social (CSU), Demokratët e Lirë pro-biznesit (FDP) dhe të Gjelbrit të krahut të majtë.

Merkel është një negociatore e talentuar, dhe shumë më e përshtatshme për të shkruar mbi “artin e marrëveshjes” se sa të tjerët. Por mbetet për t’u parë nëse këtë here, ajo do të arrijë të mbyllë të çarat në vendin e saj. Ndërsa të Gjelbrit do të donin të mbështesnin Willkommenskultur, qasja e CSU-së mbi migracionin është më e afërt me atë të vendeve të Grupit të Vishegradit (Republika Çeke, Hungaria, Polonia dhe Sllovakia).

Shumëkush shpresoi se Merkel do të arrinte të krijonte një koalicion “Xhamajkian”, por në fund eksperimenti dështoi. Por edhe pa këtë lloj koalicioni, Gjermania e ka ende ka një shumicë të qëndrueshme liberale në Bundestag. Ndërkohë nuk mund të thuhet e njëjta gjë për pjesën tjetër të BE-së, ku pothuajse çdo shtet tjetër anëtar është tashmë një “shoqëri 50 me 50 për qind”: gjysma kozmopolite, gjysma komunitare.

Është e qartë që BE-ja është një shoqëri shtetesh dhe qytetarësh. Kjo do të thotë, se ndarjet brenda vendit janë po aq të rëndësishme sa ato të vendeve diplomatike. Krijimi i një Evrope fleksibile ose shumë nivelore, mund të zgjidhë disa probleme afatshkurtra, duke bashkuar koalicione të gatshme për të trajtuar çështje specifike.

Por kjo gjithashtu mund të paraqesë rreziqe të reja. Tek e fundit, shumica e vendeve të Evropës, pavarësisht nivelit që kanë, do të jenë ende shoqëri 50-50, që mund të zgjedhin ose daljen nga integrimi më i thellë me një palë zgjedhje të vetme ose referendumin.

Përballja e sfidës së shoqërive të veçanta evropiane nga Evropa si një projekt i përbashkët, nuk do të jetë e lehtë. Është një problem i thellë breznor, që shkon në zemër të identitetit kombëtar, historisë dhe gjeografisë. Asnjë rregullim i shpejtë institucional, nuk mund ta zgjidhë dot një problem të tillë. 

Shënim: Mark Leonard është drejtor i think-tankut “European Council on Foreign Relations”.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce 

Tags: beEvropianekrizaorigjinënpërçarjashoqërive

TË LIDHURA

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Next Post
Kukësi lë me “gisht në gojë” gjigantët e Sportradar

Kukësi lë me “gisht në gojë” gjigantët e Sportradar

Lotaria/ SHBA e ka në zemër Shqipërinë, Evropës ia “kthen” shpinën

Lotaria/ SHBA e ka në zemër Shqipërinë, Evropës ia “kthen” shpinën

Integrimi/Rama “i qahet” BE-së: Një prej familjes tuaj na sulmon

Integrimi/Rama “i qahet” BE-së: Një prej familjes tuaj na sulmon

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Vrasje për pensionin e nënës: Dy vëllezër mbysin babain dhe fshehin trupin në arkë
Aktualitet

Vrasje për pensionin e nënës: Dy vëllezër mbysin babain dhe fshehin trupin në arkë

by mirseda
22:34 | 06/06/2025
0

Një ngjarje e rëndë regjistruar në Itali nga ku mësohet se 2 vëllezër të moshave 34 dhe...

Xhaka për natën e Beogradit: Flamuri duhej mbrojtur, De Biazi na përloti

Xhaka për natën e Beogradit: Flamuri duhej mbrojtur, De Biazi na përloti

22:30 | 06/06/2025
Kur është koha e duhur për t’i ujitur bimët tuaja gjatë verës?

Kur është koha e duhur për t’i ujitur bimët tuaja gjatë verës?

22:22 | 06/06/2025
Mjeku i njohur dënohet me 21 vite për abuzim seksual me pacientët

Mjeku i njohur dënohet me 21 vite për abuzim seksual me pacientët

22:14 | 06/06/2025
Kombëtarja shqiptare mbyll përgatitjet për ndeshjen me Serbinë

Kombëtarja shqiptare mbyll përgatitjet për ndeshjen me Serbinë

22:09 | 06/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com