Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Kriza e medies dhe gënjeshtrat

9 vjet ago
in Kryesore, Media Marketing, Të Gjitha, Teknologji
Kriza e medies dhe gënjeshtrat

Një nga faktorët e përhapjes së “dhomave-jehonë” janë lajmet e rreme, të shkruara për të mbledhur sa më shumë klikime që të jetë e mundur nga vizitorët më të pamatur. Zakonisht me sfond politik, të majtë apo të djathtë, por shpesh edhe racist apo homofob, një lajm i publikuar nga zotëruesit e një faqeje interneti në kërkim të fitimeve të lehta, janë një nga “motorët” kryesorë” që krijojnë “dhomat-jehonë”, por jo vetëm. Janë edhe gazetat në krizë financiare, që kërkojnë dëshpërimisht vizitorë në faqen e tyre, duke publikuar tituj dukshëm të rremë, për të tërhequr klikime dhe ndarjen e informacionit.

Kush e ka në dorë zgjidhjen?

Përgjigja, që mund të duket e vështirë, është menjëherë e identifikueshme tek algoritmi (apo më shumë algoritme) që menaxhojnë rrjedhën e informacionit. Ai është përgjegjësi i vetëm për propozimet gjithnjë e më të ngjashme të lajmeve mes tyre, përzgjedhësi automatik i informacioneve më të rëndësishme për çdo person.

Pse nuk ndryshohet algoritmi?

Ndoshta duhet të pyetet pse krijohen aq lehtë këto dhoma-jehonë. Arsyeja është kryesisht ekonomike. Dikush që ka shumë qejf peizazhet malore do të ndante me kënaqësi foto, lajme dhe informacione në lidhje me pasionin e tij, dhe anasjelltas do kishte më pak dëshirë për të ndarë përmbajtje në lidhje me vende bregdetare. Çdo 1 mijë klikime në rrjetet sociale apo media së cilës i referohet, përkthehen në të ardhura konkrete.

A ka një zgjidhje?

Zgjidhja është e thjeshtë: të ndryshohet algoritmi, duke e detyruar atë të ofrojë edhe informacione që nuk janë në përputhje me shijet e lexuesit. Kjo do të thotë të ulen të ardhurat financiare të Facebook, Google dhe shpërndarësve të tjerë të informacioneve dhe të dhënave të ndryshme, por edhe botuesve, që do të duhet të zvogëlojnë në një periudhë afatshkurtër ndarjet në favor të një informacioni gjithnjë e më shumë plural për t’ia shpërndarë përdoruesve.

Edhe pse nuk ka shumë gjasa që Facebook ose Google të ndërmarrin një zgjedhje drastike në shkëmbimin e informacioneve të ndryshme, ka të ngjarë që fushata kundër mashtrimeve, e shpallur kohët e fundit nga Mark Zukerberg, të nxisë efektin e reduktimit të krijimit të dhomave-jehonë më të rrezikshme, si ato që kanë lidhje në çështjet sociale, politike dhe diskriminimin racial.

Lexoni media të ndryshme dhe verifikoni të dhënat

Është me vend të mbani mend që secili prej nesh, mund të lërë qëllimisht mënjanë “dhomat-jehonë” duke lexuar disa media me orientime e veta politike, apo edhe media neutrale (si për shembull agjencitë e vjetra të lajmeve). Pastaj është e rëndësishme, që para se të shkëmbeni informacionin, të verifikoni deklaratat tek agjencitë e shtypit, të cilat të paktën përjashto gabimet e kuptueshme njerëzore, raportojnë vetëm lajmet e verifikuara. Është një metodë e “shkollës së vjetër”, por që mbetet ende shumë e vlefshme…

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: algoritmifacebookgënjeshtratGoogleKriza e medies

TË LIDHURA

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist
Aktualitet

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist

20:51 | 04/04/2026
Berisha “djeg” Florian Binajn për Tiranën: Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer
Aktualitet

Berisha “djeg” Florian Binajn për Tiranën: Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer

20:50 | 04/04/2026
Plagoset emigranti në Shkodër, ndryshon dëshminë: tha se ishte futbollist i KF Shirokës
Aktualitet

Plagoset emigranti në Shkodër, ndryshon dëshminë: tha se ishte futbollist i KF Shirokës

19:18 | 04/04/2026
Next Post
Demokratët përfundojnë në spital pas mitingut të PD-së, mes tyre edhe Basha

Demokratët përfundojnë në spital pas mitingut të PD-së, mes tyre edhe Basha

Edi Rama: Nuk jam penduar që e luta Lulin, ja pse e bëra

Edi Rama: Nuk jam penduar që e luta Lulin, ja pse e bëra

E kaloi natën në spital, Basha anulon takimet në Divjakë, Lushnje dhe Roskovec

E kaloi natën në spital, Basha anulon takimet në Divjakë, Lushnje dhe Roskovec







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026




TË FUNDIT

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin
Showbizz

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

by mirseda
23:18 | 04/04/2026
0

Greta Kazazi, ish-banore e Big Brother VIP, hapi zemrën duke rrëfyer njohjen me partnerin e saj dhe...

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026
Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

23:08 | 04/04/2026
“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

23:06 | 04/04/2026
“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

22:14 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com