Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Kritika ndaj logos së 10-vjetorit të Pavarësisë, sqaron Presidenca e Kosovës

8 vjet ago
in Të Gjitha
Kritika ndaj logos së 10-vjetorit të Pavarësisë, sqaron Presidenca e Kosovës

Logoja zyrtare e 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës është komentuar shumë, për shkak të pamjes së saj.

Ajo është një logo jo fort e qartë, teksa disave u ngjan me diellin, të tjerëve si shqiponjë apo krahë të ndarë shqiponje, ndërsa për të tjerë nuk simbolizon aspak rrugëtimit e 10-vjetorit të pavarësisë.

Ishte ish-kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, ai që tha se në logo nuk ka ndonjë simbolikë të rrugëtimit që na solli deri te ky jubile:

“Nuk shoh ndonjë simbolikë të rrugëtimit të Lëvizjes Kombëtare për Çlirim e Bashkim, rrugëtim gati njëshekullor i popullit tonë. Nuk shoh asnjë element e simbolikë të flijimeve për liri e pavarësi, të cilat falë gatishmërisë atdhetare të brezave, jemi në liri e pavarësi. Nuk shoh asnjë grimë grilash, pas të cilave shqiptarët kaluan mbi 600 shekuj burg. Nuk shoh asnjë simbolikë të kombit, madje asnjë ngjyrim elementar. Përkundrazi,shoh vetëm dy duar që kundërshtojnë njëra-tjetrën, sikur duan të thonë: Shikoni, këtë jubile e keni dhuratë vetëm nga këto dy duar të vetme, të cilat ua kanë sjellë Lirinë e Pavarësisë!”, ka deklaruar Krasniqi.

Këto deklarata kanë sjellë edhe reagimin  zyrtar të Presidencës, e cila shprehet se nuk ka dashur të komentojë këto deklarime me arsyetimin se duan të qëndrojnë larg komenteve politike, por që nuk kanë ngurruar të tregojnë kuptimin e logos.

“Logoja është derivat i simboleve zyrtare shtetërore, ngjyrave zyrtare, por natyrisht që e ka edhe simbolikën e vet. Pjesë përbërëse e logos është ngjyra e kaltër, ngjyra e artë dhe e bardha, të cilat janë edhe ngjyrat e flamurit tonë shtetëror. Forma e logos, me dy duar të hapura dhe dhjetë gishta, përveçse nënkupton ditëlindjen e dhjetë të shtetit tonë, nënkupton edhe 10 vjet kontribut në paqen rajonale dhe si formë i ngjan edhe fishekzjarreve të cilët janë sinonim i festave kudo në botë. Në formën e logos ka elemente edhe të hartës së Kosovës dhe formës së saj, por ideatorët e kanë përfshirë edhe formën e yllit polar. Gjashtë yjet që në flamurin tonë shtetëror simbolizojnë gjashtë grupimet etnike më të mëdha që jetojnë në Kosovë janë paraqitur si gjashtë rreze ndriçuese për rreth logos, derisa dy vijat vertikale në mes të logos janë cepe të skajshme të hartës sonë”, ka deklaruar për “Kosova Press”, Adil Behramaj, këshilltari politik i Thaçit.

Organizimet për këtë manifestim tashmë kanë filluar dhe zyrtarë të Presidencës, që janë edhe pjesë e Këshillit Organizativ, kanë treguar se festa e pavarësisë sivjet do të zgjas 10 ditë, nga data 8 deri më 18 shkurt, si simbolikë e 10 vjetorit të pavarësisë.

Tags: 10-vjetorit të PavarësisëkritikalogoPresidenca e Kosovëssqaron

TË LIDHURA

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Next Post
Fillimi i vitit nis me ‘furtunë’ në Hipoteka, shkarkohen 8 punonjës

Fillimi i vitit nis me ‘furtunë’ në Hipoteka, shkarkohen 8 punonjës

Heqja e mandatit, KQZ rrëzon kërkesën e avokatit të Aqif Rakipit

Heqja e mandatit, KQZ rrëzon kërkesën e avokatit të Aqif Rakipit

Ndahet nga jeta shkrimtari izraelit Appelfeld, i mbijetuari i Holokaustit

Ndahet nga jeta shkrimtari izraelit Appelfeld, i mbijetuari i Holokaustit







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026




TË FUNDIT

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit
Bota

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit

by mirseda
22:46 | 07/03/2026
0

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha në një fjalim të shtunën në mbrëmje se Izraeli dhe Shtetet e...

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

22:33 | 07/03/2026
Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

22:10 | 07/03/2026
Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

21:57 | 07/03/2026
Irani sulmon me raketë ambasadën amerikane në Bagdad

Irani sulmon me raketë ambasadën amerikane në Bagdad

21:39 | 07/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com