Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kriporja e Ulqinit, ç’ndodh në parkun e Malit të ZI

8 vjet ago
in Të Gjitha
Kriporja e Ulqinit, ç’ndodh në parkun e Malit të ZI

Kriporja e Ulqinit – një histori me pasuri natyrore dhe korrupsion, shumë e ngjashme me të tjera të Ballkanit.

Kriporja e Ulqinit e ngrit në vitin 1926 nga italianët dhe ka një sipërfaqje prej 15 mijë metrash katrorë që është lagunë dhe ndodhet në deltën e Lumit Buna. Aty ka edhe një pasuri të madhe shpezësh. Ujërat e ëmbëla të lumit ndahen nga uji i kripur i detit Adriatik nëpërmjet kanaleve.

Si shumë pasuri të tjera, Kriporja e Ulqinit ka qenë pasuri shtetërore pas Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 2003 është privatizuar, sepse ndërmarrja falimentoi, meqenëse nuk ishte në gjendje të paguante energjinë elektrike. 14 mijë euro fatura të energjisë elektrike nuk “mund” të paguheshin kështu që ndërmarrja doli në treg. Privatizuesi e bleu për 800 mijë euro.

Çmimi i tokës u vendos 5 cent metri katror. Për të bërë blerjen ai mori kredi nga dy banka të Malit të Zi. Por falimentoi dhe nuk ishte në gjendje të shlyente kredinë. Kriporja mund të kthehet kështu në pronë të bankave, pronarë të të cilave janë familjarë të Milo Gjukanoviçit, disa herë president dhe kryeministër i vendit, që pritet të hedhë sërish kandidaturën për zgjedhjet presidenciale të këtij viti.

Montenegro Saline Ulcinj (picture-alliance/dpa/M. Bader)Historia që po tregohet këtu shkurt, përfshin shumë procese gjyqësore, vendime qeveritare, ndërhyrje evropiane, studime zhvillimore, protesta lokale, peticione, fushata. Por kryesisht korrupsion dhe atë në nivelin më të lartë.

Korrupsioni shkatërron një nga vendbanimet më të rëndësishme të shpendëve në Evropë

Këtë tregoi në filmin e saj Milka Tadić Mijović, gazetare, presidente e Qendrës për Gazetari Investigative në Mal të Zi. Filmi u shfaq ditët e fundit në Institutin Harriman në Nju-Jork. Dokumentari “The Saline: In the Net” u ndoq nga studentë, anëtarë të institutit dhe migrantë shqiptarë e malazezë të Nju-Jorkut. “Filmi hedh dritë mbi korrupsionin që është duke shkatërruar një nga vendbanimet më të rëndësishme të shpendëve në Evropë”, thotë Milka Tadić për Deutsche Wellen. “Ky dokumentar investigon problemet ekonomike dhe ekologjike që rrezikojnë këtë qendër biodiversiteti”. Filmi është financuar nga fonde amerikane dhe u shfaq këtu për herë të parë.

Montenegro, Saline in Ulcinj, Natur- und Landschaftsschutzgebiet (DW/J.Kulidzan)“Një version të shkurtuar të filmit do ta dërgoj në BE dhe vende të tjera”, shton ajo. Milka Tadić mendon se meqë ka të bëjë me nivele të larta korrupsioni çështja e kripores mund të zgjidhet vetëm duke kërkuar ndihmë nga jashtë.

Salina dhe BE

Kriporja e Ulqinit është një nga dhjetë kriporet më të mëdha dhe një nga më të rejat në Mesdhe. “E lirë kripa në Durrës, po e ha qeraja rrugës”, thonë shqiptarët që e dinë mirë si shkon kjo punë. Banorët e zonës me përqëndrim më të madh shqiptar, jetojnë të papunë pranë një pasurie të tillë. Rreth 400 punëtorë ka pasur kriporja në ditët e saj më të mira. Sot, pajisjet e ndryshkura vazhdojnë të ndotin ambientin. Prandaj shqiptarët e AANO, organizatës së shqiptarëve migrantë në Amerikë u angazhuan të krijojnë një fond për të financuar zgjidhjen e çështjes nëpërmjet institucioneve ligjore malazeze dhe evropiane.

Kriporja e Ulqinit është parku i parë privat natyror në Malin e Zi. Rëndësia e tij është vlerësuar edhe nga Bashkimi Evropian, i cili financoi edhe studimin për mbrojtjen dhe rivitalizimin e kripores. Po ashtu Bashkimi Evropian ka kushtëzuar vazhdimin e bisedimeve për anëtarësim me kapitullin 27 të marrëveshjes, kapitull që i kushtohet parkut natyror të Ulqinit.

Tags: ç’ndodhKriporjaMalit të ZiparkunUlqinit

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Next Post
Qytetarët nuk tërhiqen, rrethojnë ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës

Qytetarët nuk tërhiqen, rrethojnë ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës

Tre ura një dëshmi, e kaluara traumatike në Mitrovicës

Tre ura një dëshmi, e kaluara traumatike në Mitrovicës

Këshilltarët e Kukësit padisin prokurorët dhe policët, ja 4 veprat penale që akuzohen

Këshilltarët e Kukësit padisin prokurorët dhe policët, ja 4 veprat penale që akuzohen







JU REKOMANDOJMË

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

16:40 | 06/10/2025
Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

09:38 | 07/10/2025
Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

18:15 | 10/10/2025




TË FUNDIT

LDK kryeson, kryetari Lumir Abdixhiku: Sonte do të shpallim fitoren në Istog, në Lipjan dhe në Junik
Kosovo

LDK kryeson, kryetari Lumir Abdixhiku: Sonte do të shpallim fitoren në Istog, në Lipjan dhe në Junik

by mirseda
22:20 | 12/10/2025
0

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka dalë mbrëmjen e sotme në një konferencë për...

Lista Serbe ruan epërsinë në Graçanicë, pavarësisht garës së bashkuar të partive shqiptare

Lista Serbe ruan epërsinë në Graçanicë, pavarësisht garës së bashkuar të partive shqiptare

21:57 | 12/10/2025
LIVE/ Exit-Poll në Kosovë, Prishtina drejt balotazhit, Albin Kurti  humbet Mitrovicën

LIVE/ Exit-Poll në Kosovë, Prishtina drejt balotazhit, Albin Kurti humbet Mitrovicën

21:53 | 12/10/2025
Zgjedhjet në Kosovë/ Ja kush kryeson në komunat me shumicë serbe, kandidatët shqiptarë…

Zgjedhjet në Kosovë/ Ja kush kryeson në komunat me shumicë serbe, kandidatët shqiptarë…

21:38 | 12/10/2025
Incident në Prishtinë: Festoi golin e Rei Manajt dhe qëlloi me armë, arrestohet autori

Incident në Prishtinë: Festoi golin e Rei Manajt dhe qëlloi me armë, arrestohet autori

22:32 | 11/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com