Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Krimi “pushton” vendin, 110 vepra penale shënohen çdo ditë në Shqipëri

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Krimi “pushton” vendin, 110 vepra penale shënohen çdo ditë në Shqipëri

Brenda një viti, krimi është rritur ndjeshëm në vendin tonë. Instituti i Statistikave ka publikuar raportin “Statistikat e krimeve” për tremujorin e tretë të 2017-ës.

Vetëm brenda tre muajsh janë kryer 9.900 vepra penale, ç’ka nënkupton se në një ditë janë kryer mesatarisht 110 vepra penale, në periudhën e tre mujorit të tretë të 2017-ës.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të 2016-ës, rezulton se numri i veprave penale është rritur me 10,3%.

Po ashtu, kemi edhe një rritje drastike të numrit të autorëve të veprave penale, teksa në tremujorin e tretë të këtij viti janë regjistruar 10.068 autorë të veprave penale, të cilët janë 23,8% më shumë krahasuar me tremujorin e tretë 2016.

Por, cilat krime zënë pjesën më të madhe të veprave penale?

Sipas INSTAT, pjesën më të madhe të veprave penale e zënë “Krimet kundër pasurisë dhe në sferën ekonomike” me 40,3%, më pas “Krimet kundër autoritetit të shtetit” me 38,3%, dhe “Krimet kundër personit” me 19,0%.

Vepra penale kundër personit

Gjatë tremujorit të tretë 2017 janë kryer 1.884 vepra penale kundër personit, duke pësuar rritje me 5,5%, në krahasim me tremujorin e tretë 2016.

Numri i autorëve të krimeve kundër personit, në këtë periudhë është 2.212 dhe përbën 22,0% të totalit të autorëve. Gjatë tremujorit të tretë 2017, numri i autorëve të kësaj vepre penale është rritur me 8,5%, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Vepra penale kundër pasurisë dhe në sferën ekonomike

Në tremujorin e tretë 2017 janë kryer 3.993 vepra penale “Krime kundër pasurisë dhe në sferën ekonomike”, duke pësuar rritje me 46,8%, krahasuar me tremujorin e tretë 2016.

Autorët e tyre janë 3.506, rreth 53,6 % më shumë se në të njëjtën tremujor të një viti më parë dhe përbëjnë 34,8% të totalit. Në këto vepra penale, Vjedhjet e pasurisë zënë 36,4% të totalit. Krahasuar me tremujorin e tretë 2016, gjatë këtij tremujori vjedhjet e pasurisë kanë pësuar rritje me 3,3%.

Veprat penale kundër autoritetit të shtetit

Në tremujorin e tretë 2017 janë kryer 3.798 vepra penale, me një rënie prej 12,4%, në krahasim me tremujorin e tretë 2016.

Numri i autorëve gjatë tremujorit të tretë 2017, është 4.093, duke shënuar një rritje me 12,7%, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Veprat penale kundër rendit dhe sigurisë publike, përbëjnë përqindjen më të madhe të veprave kundër autoritetit të shtetit, me rreth 78,7 %, duke regjistruar një ulje prej 19,6%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Masat e sigurisë

Gjatë tremujorit të tretë 2017, numërohen 10.068 masa sigurie për autorë të veprave penale, nga 8.129 që ishin në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke pësuar rritje me 23,9%.

Tags: 110 ne ditekrimpoliciavepra penale

TË LIDHURA

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Komisonerja Marta Kos pret Spiropalin: Shqipëria një rast suksesi
Kryesore

Komisonerja Marta Kos pret Spiropalin: Shqipëria një rast suksesi

12:15 | 27/10/2025
Durrës/ Aksident në rrugën ‘Taulantia’, makina përplas dy gra këmbësore
Aktualitet

Durrës/ Aksident në rrugën ‘Taulantia’, makina përplas dy gra këmbësore

19:26 | 25/10/2025
Next Post
Ahmetaj: Taksimi i biznesit të vogël nuk rrit çmimet, ja kush përjashtohet

Ahmetaj: Taksimi i biznesit të vogël nuk rrit çmimet, ja kush përjashtohet

Zyrtare/ Turqia kundërshtari i Shqipërisë në miqësoren e nëntorit

Zyrtare/ Turqia kundërshtari i Shqipërisë në miqësoren e nëntorit

20 thënie frymëzuese nga Marilyn Monroe

20 thënie frymëzuese nga Marilyn Monroe







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

20:13 | 18/10/2025




TË FUNDIT

Motorçiklisti rrëzohet pranë stadiumit të Elbasanit për mungesë sinjalistikë
Aktualitet

Motorçiklisti rrëzohet pranë stadiumit të Elbasanit për mungesë sinjalistikë

by mirseda
18:20 | 27/10/2025
0

Një aksident është shënuar gjatë ditës së sotme pranë stadiumit “Elbasan Arena”, ku një motor i shërbimit...

Osmani kërkoi viza elektronike për kosovarët gjatë takimit me Princin e Kurorës Saudite

Osmani kërkoi viza elektronike për kosovarët gjatë takimit me Princin e Kurorës Saudite

18:17 | 27/10/2025
Lituania do të mbyllë kufirin me Bjellorusinë pas shkeljeve të hapësirës ajrore nga balonat

Lituania do të mbyllë kufirin me Bjellorusinë pas shkeljeve të hapësirës ajrore nga balonat

18:08 | 27/10/2025
Balluku nën hetim nga SPAK, Dumani: Prokurori Prençi ka mbështetjen time për hetimin e çdo çështjeje

Balluku nën hetim nga SPAK, Dumani: Prokurori Prençi ka mbështetjen time për hetimin e çdo çështjeje

18:06 | 27/10/2025
Dumani: Presion nga krimi e politika, s’ka ekstradime nga Dubai

Dumani: Presion nga krimi e politika, s’ka ekstradime nga Dubai

17:27 | 27/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com