Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil

Krijohet hamburgeri pa mish që kënaq vegjetarianët

7 vjet ago
in Stil, Të Gjitha
Krijohet hamburgeri pa mish që kënaq vegjetarianët

Pas vitesh pune kërkimore dhe rreth 400 milionë dollarë fonde, kompania “Impossible Foods” ka futur në tregun vegjetarian produktin më të fundit të hamburgerave pa mish. Qëllimi i kësaj kompanie të re nga Kalifornia është të bëjë një produkt natyror dhe organik, i cili do t’u japë njerëzve kënaqësinë e të ngrënit të mishit, por pa kolesterol, antibiotikë, hormone, bakterie të dëmshme… dhe mbi të gjitha – pa mish fare.

Ka pamjen e mishit…, skuqet në zgarë si mishi…, ka shijen e mishit…, por nuk është mish.

“Hamburgeri i Pamundur” është prodhuar i gjithi nga bimët dhe me vetëm një pjesë të vogël të mundimit që duhet për të prodhuar një hamburger nga mishi. Shumë prej mishngrënësve thonë madje se u pëlqen më shumë.

Ky hamburger vegjetarian ka katër përbërës bazë: grurë, i cili ofron proteinën; patate, e cila lidh elementet së toku; esencë arre kokosi, e cila i jep lëngshmërinë; si dhe një përbërës të katërt të veçantë.

“Vetëm ne e kemi këtë përbërës të quajtur ‘heme’, i cili gjendet jo vetëm në gjakun e kafshëve, por edhe tek bimët. Ne ia dolëm mbanë ta prodhojmë nga një burim natyror bimor dhe si rezultat kemi një hamburger që ka karakteristikat e një hamburgeri nga mishi”, thotë David Lee, drejtor i kompanisë “Impossible Foods”.

Tal Ronnen, kuzhinier dhe pronar i një restoranti të rëndësishëm vegjetarian në Los Anxheles, thotë se kjo tashmë po ndryshon gjithçka.

“Ka ndryshuar mënyrën se si njerëzit perceptojnë hamburgerin. Megjithëse ne jemi restorant vegjetarian, ky produkt ka qenë ndër më popullorët”, thotë zoti Ronnen.

Restoranti “Umami Burger” është i specializuar për hamburgerat gourmet dhe thotë se tashmë po shtohet kërkesa për “Hamburgerin e Pamundur”.

Ky është një lajm i mirë për kompaninë që e prodhon.

“E krijuam kompaninë me synimin që të kemi një ndikim global. Krahas SHBA-së, kemi filluar operacionet edhe në Hong Kong, nga i cili shpesh fillojnë tendencat e reja ushqimore për Azinë”, thotë zoti Lee.

Fabrika e re e kompanisë në Oklahoma ka kapacitetin për të prodhuar mbi 5 milionë e gjysëm “Hamburgera të Pamundur” në muaj… Ky kapacitet prodhimi na bën të besojmë se së shpejti ky produkt do të shfaqet në menutë e restoranteve në gjithë SHBA-në dhe në mbarë botën.

Tags: hamburgerikënaqKrijohetpa mishvegjetarianët

TË LIDHURA

Studiuesit krijojnë byzylykun që zbulon drogën që përdoret për përdhunime në takime
Kuriozitete

Studiuesit krijojnë byzylykun që zbulon drogën që përdoret për përdhunime në takime

18:11 | 13/08/2025
Air Albania drejt falimentit, dy Sinanët çojnë kompaninë në kolaps
Ekonomi

Air Albania drejt falimentit, dy Sinanët çojnë kompaninë në kolaps

16:05 | 13/08/2025
Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

22:41 | 11/08/2025
Next Post
Horoskopi ditor, 12 qershor 2018

Horoskopi ditor, 12 qershor 2018

Shtypi nga bota, 12 qershor 2018

Shtypi nga bota, 12 qershor 2018

Nuk kursejnë dorën, turistët e huaj sjellin 331 milionë euro

Nuk kursejnë dorën, turistët e huaj sjellin 331 milionë euro

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

20:18 | 12/08/2025
Klajdi Mustaj polici hero që u fut mes flakëve dhe shpëtoi 4 të rinj

Klajdi Mustaj polici hero që u fut mes flakëve dhe shpëtoi 4 të rinj

10:36 | 09/08/2025




TË FUNDIT

Zjarret detyrojnë evakuimin e një spitali fëmijësh dhe të një azili pleqsh në Patras
Aktualitet

Zjarret detyrojnë evakuimin e një spitali fëmijësh dhe të një azili pleqsh në Patras

by mirseda
19:33 | 13/08/2025
0

Spitali i Fëmijëve ”Karamandanio” në qytetin grek të Patras u evakuua për shkak të një zjarri në...

Manovër e rrezikshme në Dhërmi, Audi ndëshkohet me gjobë ‘të kripur’ nga Policia

Manovër e rrezikshme në Dhërmi, Audi ndëshkohet me gjobë ‘të kripur’ nga Policia

19:18 | 13/08/2025
Gjeneva bëhet qyteti i parë në Zvicër që miraton transportin publik falas

Gjeneva bëhet qyteti i parë në Zvicër që miraton transportin publik falas

19:15 | 13/08/2025
Vuçiç njofton largimin nga pushteti: Nuk jam diktator, jam vetëm 18 muaj President

Vuçiç njofton largimin nga pushteti: Nuk jam diktator, jam vetëm 18 muaj President

18:22 | 13/08/2025
Bordi miraton për Barçën garancinë prej shtatë milionë euro…

Bordi miraton për Barçën garancinë prej shtatë milionë euro…

18:15 | 13/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com