Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kreu i serbëve të Bosnjës po luan me zjarrin

8 vjet ago
in Të Gjitha
Kreu i serbëve të Bosnjës po luan me zjarrin

Nga Erich Rathfelder, “Deutsche Welle”/Sikur Bakir Izetbegoviçit, Mlladen Ivaniçit dhe Dragan Çoviçit më parë, edhe Dodikut i është vënë përpara nga “Deutsche Welle” një hartë ku ai duhej të përgjigjej, nëse është dakord me kufijtë e tanishëm apo pretendon t’i ndryshojë ato. Dodiku ishte i vetmi, i cili vërtet mori lapsin në dorë dhe para kamerave filloi të vizatonte kufijtë e rinj.

Edhe më parë dikur janë vizatuar harta dhe janë vizatuar kufij të rinj. Projekti i parë serb për një “Serbi të Madhe” ka përfunduar me luftëra të tmerrshme të përgjakshme, të cilat në fund pala serbe i ka humbur. Tani sërish presidenti i entitetit serb në Bosnje-Hercegovinë, Milorad Dodik, merr guximin të vizatojë harta dhe të shprehë dëshirën për ndryshimin e fytyrës së Evropës Juglindore. Para kamerave ai ndan  Republikën Srpska nga Bosnje-Hercegovina dhe ia bashkon Serbisë. Ai ndan edhe Kosovën dhe veriun e saj ia bashkon Serbisë.

Kjo të kujton aspiratat e një luftëtari të madh, i cili tani ka pushtet, dhe do të ndryshojë pamjen e botës. Fakti që Trebinjën dhe pjesë të  tjera të Hercegovinës lindore ua lë kroatëve, është vetëm një fusnotë. Në këtë mënyrë, ai mbështet krijimin e një entiteti të tretë. Si dikur gjatë luftës, kur Karaxhiçi dhe Mladiçi në njërën si dhe Mate Boban dhe Jadranko Prliç në anën tjetër, ishin dakord që nga Bosnje-Hercegovina të ndajnë sa më shumë territor dhe t’ua bashkojnë vendeve të tyre amë.

Tribunali i Hagës dënoi dje Ratko Mladiçin. Në ditët në vijim do të merret vendimi edhe për Jadranko Prliçin. Me këto dënime pretendohet të shlyhen spastrimet etnike që rezultuan me dhjetëra mijëra civilë të vrarë. Por, politika e Mladiçit vazhdon. Marrëveshja e Dejtonit e ka shpërblyer politikën serbe të krimeve të luftës me ndarje territoriale të vendit. Pikërisht për këtë shkak presidenti i Republika Srpska Milorad Dodik e vlerëson pozitivisht marrëveshjen e Dejtonit në intervistë me “Deutsche Wellen”. Por ai dhe propaganduesit tjerë harrojnë se Karaxhiçi dhe Mladiçi e kanë refuzuar këtë Marrëveshje të Dejtonit. Atë nuk e ka nënshkruar asnjë serb i Bosnje-Hercegovinës, por Sllobodan Millosheviçi. Po çfarë roli luan kjo histori për kohën e sotme?

Dodiku tani pret. Ai nuk kërcënon me referendum, por ende ëndërron referendumin. Ai në përgjithësi konteston shtetin e Bosnje-Hercegovinës. Ai dhe serbët e Bosnje-Hercegovinës kanë bërë krejt ç’është e mundur për të thelluar ndarjet në vend dhe kanë asgjësuar përpjekjet e ish-përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar Paddy Ashdown për riintegrimin e vendit, kanë bllokuar kthimin e të dëbuarve dhe kanë vështirësuar integrimin e të kthyerve.

Dodiku vetë ka kontribuar shumë për bllokadën ekonomike të Bosnje-Hercegovinës. Ai është shkaktar për gjendjen e rëndë ekonomike në pjesën që drejton. Varfëria dhe mungesa e perspektivës është pasuar me largimin e njerëzve. Republika Srpska është boshatisur në shumë pjesë të saj. Ajo është futur në borxhe të mëdha. Por Dodikut nuk i interesojnë fatet e njerëzve.

“Strategu i madh” tani kritikon Serbinë, e cila për fat të keq nuk qenka në gjendje të ndjekë politikën e tij. Ai mendon se Serbia duhet ta njohë Kosovën. Ky do të ishte momenti kur ai do të ndante Republikën Srpska nga Bosnje-Hercegovina.

Ai që ka qenë i gatshëm të vizatojë harta para 26 vjetësh, ishte i gatshëm të shkojë deri në pikën më të skajshme për të dëmtuar “kundërshtarin” por edhe shoqërinë e vet.

Sot do të ishte me rëndësi sikur Evropa (ngjashëm si ambasadorja amerikane) ta cilësojë Dodikun, si një politikan i cili nuk ka të bëjë fare me vlerat perëndimore dhe se me këtë person nuk ka çfarë të flitet. Dodiku është i vetëdijshëm se mund të plagoset lehtë. Regjimi i tij mund të shkatërrohet lehtë financiarisht, sepse ai varet nga ndihmat e bashkësisë ndërkombëtare. Madje as rusët nuk do ta financojnë përgjithmonë. Vizionet dhe ëndrrat e tij të rrezikshme kanë vetëm një qëllim – mbetjen në pushtet.

Tags: BosnjësDeutsche Welledodikkreuluanserbëveserbia e madhezjarrin

TË LIDHURA

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Next Post
Ish-yllit të Milanit i shkatërrohet karriera, pasi përdhunoi në grup shqiptaren

Ish-yllit të Milanit i shkatërrohet karriera, pasi përdhunoi në grup shqiptaren

Pjerin Ndreu i bën thirrje ish-kolegëve të dorëzohen

Pjerin Ndreu i bën thirrje ish-kolegëve të dorëzohen

Mungon Strakosha, Lazio pëson supergol (Video)

Mungon Strakosha, Lazio pëson supergol (Video)

JU REKOMANDOJMË

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

22:35 | 19/08/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

14:52 | 21/08/2025
Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij

Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij

12:54 | 18/08/2025




TË FUNDIT

Banka zvicerane gjobitet për pastrim parash, vlera e krimit rreth 71 milion franga
Bota

Banka zvicerane gjobitet për pastrim parash, vlera e krimit rreth 71 milion franga

by mirseda
22:50 | 23/08/2025
0

Zyra Federale e Prokurorit të Zvicrës ka gjobitur bankën “Safra Sarasin” me 3.5 milion franga zvicerane (4.34...

Tragjedi gjatë xhirimeve të “Emily in Paris”, vdes në Venecia ndihmësregjisori Diego Borella

Tragjedi gjatë xhirimeve të “Emily in Paris”, vdes në Venecia ndihmësregjisori Diego Borella

22:45 | 23/08/2025
U hodhën nga varka në det, zhduken 12 emigrantë në Spanjë

U hodhën nga varka në det, zhduken 12 emigrantë në Spanjë

22:31 | 23/08/2025
“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

22:20 | 23/08/2025
Situata e zjarreve në vend/ Shuhen nëntë vatra, një tjetër nën monitorim nga zjarrfikësit

Situata e zjarreve në vend/ Shuhen nëntë vatra, një tjetër nën monitorim nga zjarrfikësit

21:58 | 23/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com