Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Krenaria Hadribeaj: Më kërkoi Amerika, por do të nderoj flamurin kuqezi

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Krenaria Hadribeaj: Më kërkoi Amerika, por do të nderoj flamurin kuqezi

Nëse mendoni se të gjithë sportistët që refuzohen nga shtete të ndryshme përplasen për të zgjedhur Shqipërinë, atëherë jeni duke gabuar, shumë madje.

Rasti i Adrian Hadribeaj, është njëri prej tyre që vërteton se një sportist mund të shkojë shumë larg, duke mos e harruar origjinën e tij, përkundrazi, por duke e prezantuar atë me krenari dhe duke u bekuar nga toka mëmë. Flasim për një kampion të vërtetë që lufton në MMA dhe numëron 9 fitore e vetëm 1 humbje deri tani. Këtu jemi duke folur për një arenë si MMA, ku nëse fiton edhe një ndeshje të vetme, kjo tregon vlerat e mëdha të luftëtarit në fjalë.

Hadribeaj ka pasur ofertë për të përfaqësuar edhe Amerikën, por një njeri që e bën dasmën e tij me kostume popullore shqiptare, nuk ka sesi të ndryshojë zgjedhjen e tij dhe të ndryshojë flamurin që valëvit në fundin e çdo takimi. Hadribeaj ka një premtim rrëqethës: “Nuk pushoj, pa ngritur emrin e Shqipërisë”.

Një shqiptar, që jeton dhe merr jehonë jashtë trevave tona. Sa të vështira kanë qenë fillimet për ty?

Pjesa më e madhe e formimit tim është karriera ime që në Shqipëri. Edhe pse kam kaluar 8 vite duke jetuar në SHBA, unë kam pasur një karrierë mbi 15-vjeçare në ekipin kombëtar të karatesë, duke pasur titujt si medalist europian. Gjithashtu isha vendi i 7 ne botë, për 15 vite rresht kampion kombëtar dhe mbarkombtar. Në bazë të arritjeve të mia, unë kërkoja nga vetvetja akoma më shumë dhe kështu shkova në SHBA dhe nisa karrierën si profesionist në artet marciale të përziera(MMA). Largësia nga vendlindja ime dhe familja ishte një sakrificë e madhe për mua, por më dha aq shumë kurajë për të arrirë sa më lartë.

Nëse shohim statistika e tua, nuk bën lehtë pakt me humbjen. Si e motivon veten përpara një ndeshje në MMA dhe çfarë strategjie të veçantë përdor në stërvitje?

Çdo sakrificë që kam bërë është pjesë e motivimit tim dhe detyra ime është që të jem një ambasador i devotshëm, duke përcjell vlerat tona kombëtare dhe duke përfaqësuar denjësisht kombin tonë. Çdo ndeshje ka strategji të ndryshme duke studiuar kundërshtarin, por detyra kryesore është stërvitja e përditshme.

Ajo që dallohet lehtësisht tek Adriani, është dashuria e tij për Shqipërinë. Nga buron e gjitha kjo?

Tani që jam jashtë atdheut, dashuria dhe malli për mëmëdheun është e dyfishtë. Gjithashtu unë jam rritur që në moshën 7-vjeçare duke përfaqësuar Shqipërinë në turne ndërkombëtar anembanë botës. Them se kam qenë me fat që kam përjetuar ato ndjenja që jo gjithkush ka shanse që t’i përjetojë, ku flamuri shqiptar dhe himni shqiptar ngrihet në arenën ndërkombëtare, botërore dhe evropiane.

Deri ku ka shkuar çmenduria jote më e madhe për të nderuar dhe krenuar shqiptarët?

Çmenduria ka ndodhur kur në ndeshjen e 5-të profesionale, për titullin e parë kampion bote për organizatën TXC (Triple X Cagefighting), u përballa me kundërshtarin më të mirë që kishte shteti i Kanadasë. Në një raund,  i treti më saktësisht, ndërsa në dy të parat isha unë në avantazh, kundërshtari më zuri në një pozicion shumë te vështirë. Në një situatë të ngjashme, shumica më e madhe e sportistëve në UFC dorëzohen, si para pak javësh kur McGregor u dorëzua para Khabib.

Ashtu isha edhe unë, por krenaria për kombin tim, i gjithë komuniteti shqiptar në SHBA dhe dëshira për të arritur sa më larg duke u futur tek të vetmit shqiptar që ndeshen për një titull kampion të tillë, më dha një fuqi të çmendur dhe i thashë vetes dhe kundërshtarit: “Në rregull. Kjo është nata ime dhe nuk ke shans të më mundësh”. Këto ishin fjalët që shkuan në kokë dhe zemër në ato momente mora një fuqi që as vetë se kuptova sesi erdhi. Nuk u dorëzova, por përkundrazi iu ktheva kundërshtarit dhe i fitova të gjitha raundet duke u shpallur kampion bote.

Keni bërë edhe dasmën tuaj me kostume popullore. E kujt ishte ideja dhe çfarë komentesh morët në fundin e saj?

Ideja ishte e të dyve dhe çdo koment ka qenë plot pozitivitet. Gjithashtu gjithë mbështetësit dhe fansat e mi e kanë ndjekur me krenari të madhe.

Iu ka rastisur të përballeni me njëfarë racizmi mbi shqiptarët në jetën e përditshme, apo edhe si provokim nga luftëtarët në ring?

Përkundrazi, kudo që jam ndeshur, arena ka qenë e mbushur plot me njerëz që më kanë mbështetur dhe gjithmonë kam pasur më shumë tifozë se kundërshtari. Fitoret e mia gjithmonë kanë qenë bindëse dhe i ka bërë kundërshtarët të më respektojnë. Plus, një gjë që unë e vlerësojë në Amerikë dhe kjo duhet të jetë në çdo shtet nëpër botë, që çdokush nuk duhet të harroj se nga vjen e nga e ka prejardhjen. Kjo sepse po e mohove nga je dhe kush je, asnjë nuk do të respektoj. Prandaj unë duke përfaqësuar denjësisht kombin tim, kam arritur të fitoj zemrat e njerëzve të ndryshëm.

E ke menduar ndonjëherë të përfaqësosh një tjetër flamur, ka pasur një ofertë konkrete nga një shtet tjetër, për t’i përfaqësuar ata në arenën e luftimit?

Po, kam pasur ofertë nga një organizatë më e njohur në botë që quhet Bellator MMA, duke qenë i pari shqiptar që kam marrë pjesë në këtë organizatë. Ata më kanë kërkuar të përfaqësoj Amerikën, por unë zgjodha Shqipërinë.

Rusët kanë shqiponjën e tyre, Khabib, ndërsa shqiptarët kanë Adrianin. Sa të përbashkëta ka realisht mes këtyre dy shqiponjave?

Dy shqiponjat, sigurisht që nuk kanë shumë të përbashkëta. Khabib është kampion bote në UFC për peshën e lehtë. Kemi stile të ndryshme të luftuari, ai është mundës, kurse unë kam teknika të përgjithshme si karateja, kickbox etj. Gjithashtu, një ndryshim tjetër është kur Khabib bën ndeshje, njerëzit mërziten disi, sepse ai është monoton në stilin e luftimit te tij.

Megjithëse ka arritur të fitojë çdo ndeshje me sukses, ndërsa me shqiponjën e Shqipërisë salla është gjithmonë e ndezur dhe fansat përjetojnë ndeshjet e mia me emocione të paharrueshme. Për këtë flasin faktet, unë nuk do të pushoj derisa të ngre shqiponjën tonë në UFC./Shqiperia.ch/

Tags: AmerikaflamurinHadribeajkërkoikrenariakuqezinderoj

TË LIDHURA

Ditë zie për legjendën e Interit, ndahet nga jeta i ati i Javier Zanetit
Sport

Ditë zie për legjendën e Interit, ndahet nga jeta i ati i Javier Zanetit

13:46 | 29/09/2025
Real Madrid trondit Barcelonën, kërkon dëshmitë e ish-presidentëve në dosjen ‘Negreira’
Sport

Real Madrid trondit Barcelonën, kërkon dëshmitë e ish-presidentëve në dosjen ‘Negreira’

12:23 | 29/09/2025
Superliga/ Elbasani dhe Teuta ndajnë pikët, mbeten të pamposhtur
Sport

Superliga/ Elbasani dhe Teuta ndajnë pikët, mbeten të pamposhtur

21:35 | 27/09/2025
Next Post
“Samsung” mban premtimin, prezanton celularin që paloset

“Samsung” mban premtimin, prezanton celularin që paloset

Lezhjanët e presin Ramën me protestë: 79% e të rinjve duan të ikin

Lezhjanët e presin Ramën me protestë: 79% e të rinjve duan të ikin

“Xhaka është udhëheqës i lindur, skuadra është ndërtuar rreth tij”

“Xhaka është udhëheqës i lindur, skuadra është ndërtuar rreth tij”

JU REKOMANDOJMË

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

17:52 | 27/09/2025
“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

22:50 | 27/09/2025
Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

19:55 | 27/09/2025




TË FUNDIT

Plani i Trump për paqen në Gaza, kreu i OKB u bën thirrje palëve ta pranojnë dhe zbatojnë
Bota

Plani i Trump për paqen në Gaza, kreu i OKB u bën thirrje palëve ta pranojnë dhe zbatojnë

by mirseda
19:26 | 30/09/2025
0

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, ka bërë thirrje për angazhim të plotë nga...

Rama: Qendra e Mirëseardhjes në Sarandë, pika e parë e kontaktit për mijëra vizitorë

Rama: Qendra e Mirëseardhjes në Sarandë, pika e parë e kontaktit për mijëra vizitorë

19:06 | 30/09/2025
“Takimi Putin-Zelensky është ende në axhendë”, Trump: Zgjidhja mund të arrihet vetëm përmes forcës

“Takimi Putin-Zelensky është ende në axhendë”, Trump: Zgjidhja mund të arrihet vetëm përmes forcës

18:59 | 30/09/2025
Situata në Gaza dhe zgjerimi i agresionit izraelit, Erdogan mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Situata në Gaza dhe zgjerimi i agresionit izraelit, Erdogan mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare

18:20 | 30/09/2025
YouTube dëmshpërblen Trump-in me 24 milionë dollar

YouTube dëmshpërblen Trump-in me 24 milionë dollar

17:36 | 30/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com