Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Kreditë më të lira në korrik, lajme të këqija për depozituesit

8 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Kreditë më të lira në korrik, lajme të këqija për depozituesit

Banka e Shqipërisë ka bërë të ditur se pas rritjes në qershor, huaja për ekonominë në lekë është bërë më e lirë në muajin korrik. Sipas të dhënave interesi mesatar i kredive të reja në lekë që janë dhënë gjatë muajit korrik për të gjitha afatet e maturimit zbriti nga 7.48% në 71.8%.

Kosto më të ulët të përdorimit të parasë kanë parë ata që kanë marrë hua afatshkurtër, deri në 6 muaj, ku interesat kanë zbritur 10.55% në 8.22%, niveli më i ulët ky që nga muaji dhjetor.

Më e lirë ka qenë huaja afatgjatë, mbi 5 vjet, e cila jepet kryesisht për investime, që ka qenë 0.07 pikë përqindje më e lirë, duke zbritur në 6.03%.

Të gjithë të tjerët që kanë marrë hua me afat nga 6 muaj deri në 5 vjet janë hasur me rritje të normave të interesit në raport me muajt e mëparshëm.

Gjithsesi, kredia në lekë vijon të mbetet e lirë, pas politikës së ndjekur nga banka e Shqipërisë për uljen e kostos së parasë, teksa norma bazë e interesit, që shërben si referencë, ka mbetur në 1.25%.

Në korrik u konstatua gjithashtu një gjallërim i kredisë, pas rënies prej disa muajsh radhazi. Stoku i huasë për ekonominë ishte 545 miliardë lekë, me një rritje prej 1.8 miliardë lekë (0.3%) në krahasim me muajin e mëparshëm.

Fitimi nga depozitat mbetet minimal

Ndryshe nga kreditorët, të cilët u gëzohen interesave më të lira për përdorimin e huave, për depozituesit lajmet nuk janë aq të mira. Po sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, fitimi nga depozitat mbetet në nivele minimale. Interesi mesatar i depozitave të reja në lekë për të gjitha afatet e maturimit ishte 0.20% në korrik, me një rënie të lehtë nga muaji i mëparshëm, kur ishte 0.21%.

Për depozitat 12 mujore, të cilat kanë qenë më të preferuarat e kursimtarëve, interesat janë ulur ndjeshëm, nga 0.77% në 0.69% në korrik. Praktikisht kthimi është negativ, duke pasur parasysh që inflacioni është rreth 2%, shkruan Monitor.

Kjo rënie e interesave ka bërë që depozitat me afat në lekë të tkurren vazhdimisht. Gjatë 3 viteve të fundit (korrik 2017/korrik 2013), nga bankat janë larguar rreth 92 miliardë lekë (gati 700 milionë euro) nga depozitat me afat të individëve. Në të njëjtën periudhë, kursimet total enë lekë kanë rënë me 22 miliardë lekë, ndërsa ato në valutë janë rritur me 58 miliardë lekë.

Tags: depozituesitkorrikKreditëlajmemë të liratë këqija

TË LIDHURA

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren
Aktualitet

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

22:34 | 09/01/2026
Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

22:05 | 09/01/2026
Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime
Aktualitet

Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

22:02 | 09/01/2026
Next Post
BE i kërkon Kosovës të formojë sa më parë institucionet

BE i kërkon Kosovës të formojë sa më parë institucionet

Vranësira dhe rrebeshe, ja si do të ndryshojë moti në vijim

Keni bërë plane për fundjavën? Ja çfarë parashikojnë meteorologët

Vazhdon dhuna në Birmani; gati 400 të vrarë në një javë

Vazhdon dhuna në Birmani; gati 400 të vrarë në një javë







JU REKOMANDOJMË

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026




TË FUNDIT

E dhimbshme/ Familja shqiptare aksidentohet në Gjermani, ndërron jetë vogëlushi
Kosovo

E dhimbshme/ Familja shqiptare aksidentohet në Gjermani, ndërron jetë vogëlushi

by mirseda
22:36 | 09/01/2026
0

Një ngjarje e rëndë rrugore ka tronditur opinionin publik, pasi një familje me origjinë nga Kosova, që...

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

22:34 | 09/01/2026
Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

22:05 | 09/01/2026
Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

22:02 | 09/01/2026
EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan, dyshimet paraprake

EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan, dyshimet paraprake

21:53 | 09/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com