Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shpallur dy pozicione vakante, konkretisht për Specialist të Sekretarisë Gjyqësore dhe për Këshilltar Ekonomik. Sa i takon pozicionit të parë, kandidati duhet të plotësojë një sërë kërkesash, të cilat përfshijnë:
- Të zotërojë diplomë të arsimit të lartë në Drejtësi
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
- Të ketë të paktën tri vite përvojë punë në profesion
Ndërsa, kandidatët e interesuar për pozicionin Këshilltar Ekonomik pranë KPK-së, duhet të:
- Kenë përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare në shkenca ekonomie, matematikë ose drejtësi me diplomë ‘master i shkencave’ brenda ose jashtë vendit
- Zotërojë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
- Të ketë shtatë vite përvojë pune në sektorin financiar
Një tjetër kërkesë që duhet të plotësojnë kandidatët për të dy pozicionet e lira të shpallura nga KPK-ja është se ndaj tyre nuk duhet jetë nisur procedim penal, të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi ose kundërvajtjeje penale.
Po ashtu, duhet që ndaj tyre të mos jetë marrë asnjë masë disiplinore e cila është ende në fuqi sipas legjislacionit në momentin e aplikimit.
Lidhur me dokumentat për aplikim, kandidatët për të dy vendet vakante duhet të dorëzojnë:
- Kërkesë me shkrim, shprehje interesi
- Jetëshkrim profesional
- Kopje të dokumentave që përfshijnë diplomë, letërnjoftim, librezë pune (origjinale ose të noterizuara)
- Dëshmi penaliteti
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt
- Çdo dokumentacion tjetër shtesë që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme
Sa i takon afatit të fundit për aplikim, kandidatët e interesuar duhet të kryejnë dorëzimin e tyre brenda 20 ditëve pas publikimit të njoftimit pranë institucionit të KPK-së.