Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Kostoja e varësive tona digjitale

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Kostoja e varësive tona digjitale

Nga Matthew Hennessey, “National Riview”/Jam në fillim të moshës së mesme, më afër të 40-tave sesa të 50-ave. Impulset që ndjej vazhdimisht për të hyrë dhe kontrolluar e-mailin, për të skanuar titujt kryesore në media, për të mësuar lajmin e fundit – të gjitha këto janë të reja. Është një zhvillim i kohëve të fundit.

Unë nuk kam qenë asnjëherë në gjendjen që jam sot. Kam kaluar orë të tëra si adoleshent dhe i ri, duke parë dhe riparë posterat e lojtarëve të bejsbollit apo hokejit, duke kaluar nëpër duar gazeta dhe revista të vjetra që mbushnin kutitë nëpër cepat e shtëpisë, duke këqyrur dhe eksperimentuar me veglat në tryezën e punës së babait tim, duke luajtur “Dungeons & Dragons” me shokët e lagjes, dhe basketboll me vëllanë tim të vogël.

Mësoja përmendësh skena të tëra nga filmat. Kam mbajtur ditar të gjatë, ku hidhja ide, poema, skica dhe tekste këngësh. Asnjëherë nuk kam ndjerë ndonjë kërkesë të pakontrollueshme për të kontrolluar kutinë postare, për të parë nëse ishte dorëzuar papritmas, ndonjë gjë e veçantë që më drejtohej mua.

Sigurisht, kam pritur ndonjëherë me padurim të binte zilja e telefonit. Të gjithëve u ndodhte kjo askohe. Por telefoni binte ose jo. Prisja ose jo një telefonatë. Nuk kontrolloja në mënyrë të përsëritur nëse dikush më kishte nisur diçka. Interneti më ka mësuar t’i bëj të gjitha këto, dhe  vetëm vitet e fundit.

Ndryshimet teknologjike që kam përjetuar në jetën time të shkurtër, kanë qenë revolucionare, në synime dhe shkallën e tyre. Unë u linda dhe u rrita duke përdorur të njëjtën teknologji bazë të komunikimit analog, si edhe Frenklin Roosevelt: telefoni, radioja, stilolapsi, kartolina, magnetofoni.

Dhe televizioni ka qenë gjithmonë një “rrugë” me një kah. Ai është për argëtim, dhe jo ​​për komunikim, dhe së paku deri kohët e fundit, ishte linear, dhe me kohë të kufizuar.

Duhet të linit një orar për të parë televizionin. Shfaqja që kërkonit, ishte në një orë të caktuar. Nuk mund të shkonit diku apo të bënit diçka tjetër. Nëse e humbnit, mund të kontrollonit se kur përsëritej, përndryshe s’bëhej dot asgjë.

Pra në mënyrën e vet, televizioni kërkonte një sasi të caktuar disipline. Pajisje si telefoni dhe televizori – ato sot i quajmë mjete “analoge”, për t’i dalluar nga ato “digjitale”, prej të cilave jemi skllavëruar sot – na dhanë një durim të kultivuar. Edhe dikur, kishte kritika se televizioni po na shkatërronte, duke na dëmtuar aftësinë tonë për të qenë të përqendruar për më shumë se 30 minuta.

Por çfarë do të jepnit sot, që të jeni në gjendje të përqendroheni për vetëm 30 minuta mbi diçka të vetme? Ndoshta na duhej një distancë për t’i çmuar, por telefoni dhe televizioni, përforconin përfitimet nga durimi. Ishte virtyti i tyre kryesor, përveçse të na mbanin të argëtuar, informuar dhe lidhur.

Në thelb, teknologjia që ishte në dispozicion u trajtua si një mjet. Ju e keni përdorur atë.  Nuk ju ka përdorur ajo juve. Sot, me internetin në xhep, koncepti i konsumit të medias si një rekreacion pas punëve të ditës, është bërë i ngjashëm me takimet me shfaqjet televizive.

Për shumë prej nesh, media – me të cilën nënkuptoj përdorimin e çdo pajisjeje me ekran – është oksigjeni nga i cili ne marrim frymë. Ne kemi kudo nevojë për të.  Nuk mund të punojmë, të luajmë apo të relaksohemi pa të. Në fakt, rezulton se pas 2 dekadave të internetit dhe një dekade të smartfonëve, nuk mund të mendojmë pa të.

Sikurse vuri në dukje një raport i “Science Magazine” në vitin 2011, marrëdhënia jonë me pajisjet tona teknologjike, e ka ndryshuar mënyrën se si kujtojmë faktet dhe ngjarjet. Disa e kanë quajtur këtë “efekti Google”, sipas motorit të njohur të kërkimit në internet. Psikologët nga Universiteti i Kolumbias, Harvardit dhe Uiskonsinit shqyrtuan 4 studime, që testonin se sa mirë ishin njerëzit në gjendje të kujtonin informacionin, kur e dinin se një kompjuter do të ishte në dispozicion për t’i ndihmuar.

Në tërësi, subjektet e testimit e kishin më të vështirë të kujtonin detaje, kur e dinin se këto të fundit ishin të ruajtura në një kompjuter, dhe se mund të qaseshin në to kur u duhej. “Meqë motorët e kërkimit janë vazhdimisht të disponueshëm për ne, shpesh mund të jemi në gjendje të mos ndiejmë, se duhet të kodojmë informacionin që zotërojmë vetë”- vunë në dukje autorët e studimit.

E kundërta është gjithashtu e vërtetë. Kur e dimë se nuk do të jemi në gjendje të shohim gjërat, e kemi më të lehtë t’i kujtojmë ato. Me fjalë të tjera, ne po e trajtojmë internetin si një lloj truri të jashtëm. Truri ynë i vërtetë, e di se nuk duhet të punojë aq shumë sa dikur, kështu që natyrshëm fillojnë të harrojë gjëra.

Tek e fundit, qëllimi i një edukimi të mire, nuk është të mbushni kokën tuaj me fakte (edhe pse shpesh ky është një efekt pozitiv i një edukimi të mirë). Përkundrazi, dikush që ka qenë i mirë-arsimuar, di mjaftueshëm për të ditur atë që ai nuk e di.

Problemi tani është se një brez i tërë fëmijësh po rriten, diplomohen në shkolla të mesme dhe universitete, dhe po punojnë në botën profesionale, pa e ditur atë që nuk e dinë. . . pasi ata nuk dinë asgjë.

Sot dija është e transferueshme. Google qëndron në gatishmëri, duke pritur t’i ndihmojë kurdoherë njerëzit. Mendësia e brezit të rritur në këtë mijëvjeçar të ri, ka kontribuar në një masë të madhe në rrëzimin e kulturës.

Një studim i vitit 2015, zbuloi se ndërsa shkollat ​​e mesme amerikane bëjnë një punë të mirë në përgatitjen e studentëve për të përdorur teknologjinë dhe punuar në grup, bëjnë një punë shumë më të keqe për t’i përgatitur ata që të shkruajnë qoftë edhe mbi një temë të thjeshtë, lëre më pastaj për probleme komplekse.

Një studim i vitit 2014, zbuloi se gjimnazistët shpenzojnë një sasi të madhe kohe çdo ditë, duke përdorur smartfonët dhe internetin. Studiues të tjerë kanë shprehur shqetësimin mbi rënien e kohës së përqendrimit të nxënësve në leksione. Por nga ky problem, janë prekur edhe të rriturit.

Një studim kanadez tregoi se ndërsa koha mesatare e vëmendjes njerëzore ishte 12 sekonda në vitin 2000, gati 20 vjet ndikim i internetit, e ka reduktuar atë kohë në 8 sekonda.

Ne të gjithë jemi duke e humbur aftësinë tonë për t’u përqendruar. Një mësuese e një shkolle të mesme, më tha kohët e fundit, se sheh me habi se si nxënësit e saj konsultojnë në Google faktet dhe informacionet më themelore, që formonin dikur minimumin e asaj që një person duhet të dinte në kohën kur mbërrinte adoleshencën. Gjërat po degradojnë me shpejtësi.

Tags: digjitalekostojaMotorëtsmartphonevarësive

TË LIDHURA

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Selami Jenishehri zbulon “recetën” se si mundet Serbia
Editorial - Opinione

Selami Jenishehri zbulon “recetën” se si mundet Serbia

11:53 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Next Post
Goli në fushë kundërshtare, ja ndryshimi i madh që pritet të bëjë UEFA

Goli në fushë kundërshtare, ja ndryshimi i madh që pritet të bëjë UEFA

Trump sulmon përsëri mediat: E vërteta nuk ka rëndësi për ata

Pas mediave Trump merret me librat, kritikon atë që e ‘shajnë’

E pabesueshme, goli i Rashicës pasuroi tifozin që shpenzoi 1 euro (Video)

E pabesueshme, goli i Rashicës pasuroi tifozin që shpenzoi 1 euro (Video)

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Zbulohet parcela me rreth 2 mijë rrënjë kanabis në Mallakastër, 2 në pranga
Aktualitet

Zbulohet parcela me rreth 2 mijë rrënjë kanabis në Mallakastër, 2 në pranga

by mirseda
12:16 | 07/06/2025
0

Policia në Mallakastër ka gjetur dhe asgjësuar një me 1881 fidanë narkotikë kanabis sativa në fshatin Çërrilë....

Gruaja merr fëmijët dhe largohet, në kërkim nga policia

Gruaja merr fëmijët dhe largohet, në kërkim nga policia

12:11 | 07/06/2025
Përfshihet nga zjarri “Benzi” në bypassin e Vlorës, ja dyshimet e para

Përfshihet nga zjarri “Benzi” në bypassin e Vlorës, ja dyshimet e para

12:04 | 07/06/2025
Sherr për parkimin në Ksamil, arrestohet 26-vjeçari turk

Sherr për parkimin në Ksamil, arrestohet 26-vjeçari turk

11:35 | 07/06/2025
Zbulohen armë dhe fishekë në Portin e Durrësit, në kërkim poseduesi

Zbulohen armë dhe fishekë në Portin e Durrësit, në kërkim poseduesi

11:26 | 07/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com