Presidenti, Hashim Thaçi, ka sfiduar rendin kushtetues të Kosovës, me deklaratën për bashkimin e shqiptarëve të rajonit. Kushtetuta ia ndalon Kosovës bashkimin me ndonjë shtet tjetër, shkruan sot Koha Ditore.
Reagime të ashpra ndërkombëtare ka nxitur qëndrimi i kreut të shtetit i shprehur një ditë më parë, por para tij edhe qëndrimi i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Në nenin e parë kushtetuta thotë: “Republika e Kosovës nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë shteti ose pjese të ndonjë shteti dhe nuk do të kërkojë të bashkohet me asnjë shtet ose pjesë të ndonjë shteti”.