Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kosovë, ja alternativat që gjejnë ekstremistët fetarë për të propaganduar

8 vjet ago
in Të Gjitha
Ja cili është momenti i duhur për të publikuar në rrjetet sociale

Ndikimi i rrjeteve sociale dhe e ashtuquajtura propaganda “online” është një prej faktorëve më kryesor në periudhën e deritashme, për përhapjen e ideologjive ekstremiste dhe indoktrinimin e të rinjve me ideologjitë e tilla, vlerësojnë njohësit e aspekteve të sigurisë në Kosovë.

Të paktën, kështu flasin matjet e Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë.

Drejtori ekzekutiv i kësaj qendre, Burim Ramadani, thotë për Radion Evropa e Lirë, se ky ndikim dhe kjo mënyrë e të propaganduarit të ideve ekstremiste, kryesisht me bazë fetare, është mjaft e vështirë që të luftohet.

“Përfshirja e rrjeteve sociale dhe e internetit në përgjithësi, është jashtëzakonisht e madhe në Kosovë, ashtu sikurse edhe në vendet tjera. Si e tillë, është e vështirë që të vendoset nën kontroll. Por, unë besoj që qasja më e mirë është ndërtimi i kundër- narracionit në rrjetet sociale dhe po ashtu edhe në platformën ‘online’, në mënyrë që të ballafaqohet argumentimi i vërtetë i interpretimit të saktë dhe të themi, më liberal të çështjeve fetare”, tha Ramadani.

Valon Canhasi, ekspert vendor i rrjeteve sociale, duke folur për Radion Evropa e lirë, shpjegon që platformat dhe mediat sociale, sidomos ato që janë “në kohë reale”, sikurse Twitter, fillimisht kanë qenë të përdorura mjaft prej grupeve dhe organizatave të ndryshme, për të shpërndarë përmbajtjen e aktiviteteve të tyre nga e ashtuquajtura “vija e parë e frontit”, në vendet ku zhvillohej konflikti. Por, sipas tij, vetë këto platforma, të cilat kanë numër të madh të përdoruesve, kanë ndërmarrë masat për të penguar propagandimin e ideve ekstremiste dhe radiale, që çojnë në terrorizëm.

“Ajo çfarë kam parë tek këto platformat, sikurse Facebook dhe Twitter, është se ato e kanë parë që kanë filluar të kenë ndikim, për shkak së shpërndarja e përmbajtjes ka qenë shumë e shpejtë dhe e madhe, në të njëjtën kohë. Kanë filluar t’i censurojnë. Për shembull, këto platforma kanë bërë një lloj koalicioni, që të mund t’i bllokojnë këto llogari. Ajo çfarë kanë bërë tash është që i kanë bllokuar me mijëra llogari të këtyre organizatave dhe e kanë censuruar përmbajtjen e tyre për shpërndarje, të cilën e kanë krijuar. Tash, në këtë kohë, nuk janë duke u përdorur”, tha Canhasi.

Por, Ramadani thekson se rrjetet sociale dhe platformat ‘online’, në përgjithësi, kanë mjaft hapësira, të cilat mund të shfrytëzohen për indoktrinim, dhe është vështirë që përmes mbylljes apo restrikcioneve të caktuara, të zhvlerësohen apo mbyllen këto hapësira. Sipas tij, edhe qasja në këto rrjete dhe platforma ka evoluuar.

“Evoluimi i qasjes ‘online’ i këtyre rrjeteve, respektivisht, të lëvizjeve ekstremiste, është në vazhdimësi e sipër. Gjatë tërë kohës ka ndryshuar. Dhe kryesisht ka pasur jo vetëm mesazhe agresive, por kryesisht ka pasur mesazhe promovuese për lëvizjet ekstremiste. Dhe kjo është ide, e cila duhet të luftohet në mënyrë të prerë”, tha Ramadani.

Edhe Canhasi, vlerëson se qasja e grupeve, organizatave apo individëve me ide ekstremiste në platforma “online”, ka evoluuar.

“Ata kanë filluar të përdorin aplikacione, të cilat janë më shumë ‘një për një’, sikur ‘Viber’, ‘WhatsApp’ dhe platforma të ngjashme, që krijojnë grupe të njerëzve, të cilët mund të shprehin interesim, por që janë të mbyllura për publikun”, theksoi Canhasi.

Ramadani thekson se dëmet nga e ashtuquajtura propaganda ‘online’, sipas vlerësimeve të qendrës që drejton, llogariten të barabarta sikurse propaganda e drejtpërdrejtë nga interpretuesit ekstremist të fesë.

Ndërkaq, Canhasi ka thënë se raporti zyrtar i rrjetit social Facebook, tregon se gjatë vitit të kaluar, Qeveria e Kosovës ka bërë 14 deri në 17 kërkesa për qasje në llogari të disa individëve, por pa shpjeguar arsyet e kërkesave. Ky numër është relativ për faktin se për persona të caktuar kërkesa është përsëritur.

Tags: ekstremistëtfetarja alternativatkosovepër të propaganduarqë gjejnë

TË LIDHURA

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025
Moti

Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025

08:14 | 30/04/2025
Përsëritet historia, “Final Four” rikthen përballjet e Kupës
Sport

Përsëritet historia, “Final Four” rikthen përballjet e Kupës

13:33 | 29/04/2025
Next Post
Ajeti ‘prenoton’ formacionin e javës në Serie A

Ajeti ‘prenoton’ formacionin e javës në Serie A

Partitë politike kanë drejtimin e tyre, shpërfillin interesat e të rinjve

Partitë politike kanë drejtimin e tyre, shpërfillin interesat e të rinjve

Ronaldo nuk fal në Gjermani

Ronaldo nuk fal në Gjermani

JU REKOMANDOJMË

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

13:09 | 13/05/2025
Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025
PS humbet “bastin” për 5 me 0, demokratët fitojnë bindshëm Kavajën

PS humbet “bastin” për 5 me 0, demokratët fitojnë bindshëm Kavajën

09:38 | 13/05/2025
PS del përtej parashikimeve, drejt mandatit të 12/ Fitorja erdhi nga Fieri, prodhon 18 mandate

PS del përtej parashikimeve, drejt mandatit të 12/ Fitorja erdhi nga Fieri, prodhon 18 mandate

19:23 | 12/05/2025




TË FUNDIT

Partitë dhe kandidatët nuk respektuan lirinë dhe transparencën mediatike
Politikë

Partitë dhe kandidatët nuk respektuan lirinë dhe transparencën mediatike

by mirseda
18:23 | 14/05/2025
0

Edhe pse kishin bërë thirrje partive politike dhe kandidatëve që të respektojnë parimet themelore të lirisë së...

Vota e diasporës! PS udhëheq bindshëm, ja votat për secilin qark

Vota e diasporës! PS udhëheq bindshëm, ja votat për secilin qark

18:20 | 14/05/2025
Pesë gra, një tryezë! “Goca dhe Gra” vjen ndryshe këtë sezon!

Pesë gra, një tryezë! “Goca dhe Gra” vjen ndryshe këtë sezon!

17:48 | 14/05/2025
Qarku Kukës “ndahet” 2-1 në mandate për PD! Ja kush janë deputetët e zgjedhur

Qarku Kukës “ndahet” 2-1 në mandate për PD! Ja kush janë deputetët e zgjedhur

17:45 | 14/05/2025
Kush mori më shumë vota në Berat – emrat surprizë dhe të pritshëm

Kush mori më shumë vota në Berat – emrat surprizë dhe të pritshëm

17:08 | 14/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com