Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Kosovë, 5 vite burg për cilindo që fyen Presidentin

9 vjet ago
in Të Gjitha
Kosovë, 5 vite burg për cilindo që fyen Presidentin

Një prej iniciativave të para të presidentit Hashim Thaçi, pas ardhjes në krye të shtetit, ishte ndryshimi i Kodit Penal dhe atij të Procedurës Penale. Thaçi themeloi një komision dhe rezultatet e para tashmë kanë dalë në publik. Shpifja dhe fyerja që prej tri vjetësh nuk ishin vepra penale, por sanksionoheshin vetëm me Ligjin kundër shpifjes dhe fyerjes, tashmë janë kriminalizuar.

Nëse miratohet Kodi i ri me këto ndryshime, vetë Thaçi do të jetë një prej zyrtarëve më të mbrojtur nga fyerjet dhe shpifjet.

Kushdo që do të guxojë të shpifë apo ta fyej atë, e pret burgu. Dënimet për këto dy vepra janë nga tre muaj deri në pesë vjet burgim.

Me këto ndryshime të Kodit Penal sanksionohen edhe shpifja ndaj shtetit dhe simboleve të shtetit. Këto sanksione janë të parapara me nenin 134.

Në pikën d të këtij neni sanksionohet shpifja ndaj organeve kushtetuese.

“Kushdo që publikisht, në një takim, ose nëpërmjet shpërndarjes së materialeve të shkruara shpif ndaj një organi kushtetues, Presidentit, Kuvendit, Qeverisë, Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës ose një prej anëtarëve të tyre në këtë kapacitet në një mënyrë të dëmshme për respektimin e shteti dhe kështu qëllimisht mbështet përpjekjet kundër vazhdimit të ekzistencës së Republikës së Kosovës ose kundër parimeve të saj kushtetuese, do të dënohet me burgim nga tre muaj deri në pesë vjet, thuhet në pikën 1. Këto vepra parashihet të ndiqen nga Prokuroria apo nga zyrtarët, ndaj të cilëve konsiderohet se është shpifur apo janë fyer.

Dënimi me tre vjet burg apo gjobë kërcënon edhe ata që guxojnë publikisht, në një takim, ose nëpërmjet shpërndarjes së materialeve të shkruara të fyejnë apo me keqdashje shprehin përbuzje ndaj republikës së Kosovës ose ndaj rendit të saj kushtetuese, duke fyer ngjyrat, flamurin, stemën apo himnin e Republikës së Kosovës.

“Kushdo që heq, shkatërron, dëmton, e bën të papërdorshëm ose palexueshme ose ndryshon me dashje flamurin e ekspozuar publikisht të Republikës së Kosovës, ose një emblemë shtetërore të vendosur nga një autoritet publik i Republikës së Kosovës, dënohet me burgim deri në tri vjet ose me gjobë”, thuhet më tej në këtë nen.

“Kushdo që me qëllim mbështet përpjekjet kundër vazhdimit të ekzistencës së Republikës së Kosovës ose kundër parimeve të saj kushtetuese, dënohet me burgim deri në pesë (5) vite”, thuhet në pikën tre të nenit.

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
Edhe ministri i Jashtëm i Sllovakisë kundër deklaratës Rama-Thaçi

Edhe ministri i Jashtëm i Sllovakisë kundër deklaratës Rama-Thaçi

Guardiola përkëdhel Murinhon, pranon vitin pa trofe

Guardiola përkëdhel Murinhon, pranon vitin pa trofe

Maqedoni, Poposki: Kuvendi vendos për zgjedhje parlamentare

Maqedoni, Poposki: Kuvendi vendos për zgjedhje parlamentare







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

“AKSHI institucion krenarie, nuk mund të bëhet shesh”/ Kryeministri Rama për Karçanaj
Aktualitet

“AKSHI institucion krenarie, nuk mund të bëhet shesh”/ Kryeministri Rama për Karçanaj

by mirseda
12:01 | 26/02/2026
0

“Nuk di të them se ky shtet nuk mund të jete vendi që një institucion krenarie si...

“I marrin në Prokurori dhe u bëjnë presion të pranojnë faje që s’i kanë”, Rama: Ç’është ky hall?

“I marrin në Prokurori dhe u bëjnë presion të pranojnë faje që s’i kanë”, Rama: Ç’është ky hall?

11:56 | 26/02/2026
Rama i ashpër me magjistratët: Mos u merrni me mesazherin, por me mesazhin. Paguheni sa frëngu pulën

Rama i ashpër me magjistratët: Mos u merrni me mesazherin, por me mesazhin. Paguheni sa frëngu pulën

11:44 | 26/02/2026
Gjykatës që thonë; rëndojeni dorën!”/Mesazh për ndërkombëtarët?Rama:Ta kuptojnë dhe anglishtfolësit

Gjykatës që thonë; rëndojeni dorën!”/Mesazh për ndërkombëtarët?Rama:Ta kuptojnë dhe anglishtfolësit

11:39 | 26/02/2026
Rama në mbledhjen e grupit të PS: Shqipëria në BE, busull e pagabueshme

Rama në mbledhjen e grupit të PS: Shqipëria në BE, busull e pagabueshme

11:36 | 26/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com