Bordi menaxhues i EUROPOL-it ka vendosur që Kosova të jetë në listën prioritare nga shtetet anëtare të EUROPOL-it me të cilën EUROPOL do të lidhë marrëveshje pune.
Lajmi është bërë i ditur nga zëvendës drejtori i përgjithshëm për siguri në BE, Olivier Onidi gjatë një takimi sot me ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Flamur Sefaj, ku mori pjesë edhe shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni.
“Vendosja dhe aprovimi i Kosovës në listën e prioritare nga shtetet anëtare dhe aprovimi nga ana e Bordit Menaxhues të EUROPOL-it ka ardhur edhe si rezultat i punës së vazhdueshme që MPB në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës, ILEC-un, MPJ-në dhe Zyrën e Kryeministrit, thuhet në komunikatën për media të Ministrisë së Punëve të Brendshme”-shkruan RTK.
Ministri Sefaj shprehi përkushtimin e tij për të luftuar në çdo formë të mundshme terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm si dhe çdo lloj kërcënimi për sigurinë shtetërore, krimeve të të gjitha llojeve e posaçërisht atyre trans-kufitare.