Muajin e kaluar u “riaktivizua” ideja për krijimin e një tregu të përvashkët në Ballkan, në Samitin e kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, i njohur si “Western Ballkan 6”.
Por, duket se ideja e propozuar në këtë samit, të mbajtur në Sarajevë, nuk është mbështetur nga të gjitha shtetet e pranishme.
Kështu, një ndër to është edhe Kosova, e cila e ka kundërshtuar hapur këtë union.
Veç kryeministri Mustafa, në takim morën pjesë edhe komisari i BE-së për Fqinjësi Evropiane dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn, si dhe kryeministrat e Bosnjë-Hercegovinës, Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Serbisë, si dhe ministri i Jashtëm i Italisë, Alfano.