Ditën e sotme do të nënshkruhet një marrëveshje për njohjen reciproke të patentave të shoferëve ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë.
Kjo marrëveshje do të nënshkruhet nga dy ministrat e Brendshëm të Kosovës dhe Maqedonisë, Ekrem Mustafa dhe Oliver Spasovski.
Po ashtu, mësohet se gjatë ceremonisë do të nënshkruhet gjithashtu edhe memorandumi për forcimin e bashkëpunimit në fushën e kontrollit të brendshëm.
Ceremonia do të mbahet në objektin kryesor Ministrisë së Punëve të Brendshme në orën 11:00.