Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Konflikti i 2004/ “Sputnik” zbardh skenarin: Çfarë fshihet pas historisë në Kosovë?!

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha

Zbulohet plani i qarqeve serbe dhe ruse për të stisur një konflikt në Kosovë që të pengojnë avancimin e shtetit në OKB dhe të krijojnë një alibi për të arritur ndarjen e saj. Portali i Kremlinit, Sputnik, i cili shpesh hedh teza që më pas bëhen fakt i kryer, ka publikuar një shkrim të gjatë ku thekson se “janë parashikuar sulme të ish-strukturave të UÇK-së në enklavat serbe në Kosovë”. Brankica Ristiç, e përhershmja e shkrimeve për shqiptarët, i referohet gjeneralit Momir Stojanoviç, ish- komandant operativ i trupave serbe në komandën e Prishtinën.

Gjenerali Stojanoviç, deklaron për Sputnik se “pas marrëveshjes së Kumanovës kur u vendos çarmatimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shumica e arsenalit luftarak serb u fshehën dhe ato u përdorën në vitin 2004 kundër fshatrave serbe.

Sipas të gjitha gjasave ata do të ndodhë sërish i njëjti skenar”, thotë Stojanoviç për Sputnik.Por ironia e referencës së qarqeve serbo-ruse është mjaft e rëndë. Ish-komandanti i Prishtinës, është një ushtarak i akuzuar për dhunë e krime ndaj popullsisë civile dhe sipas të gjitha gjasave duhet të ishte të paktën i akuzuar si nga drejtësia serbe por edhe ajo ndërkombëtare, për krimet që ka kryer armata serbe në Kosovë.

Por ai sot merret si një analist i pavarur…

Duket se po riciklohet një skenar që është përdorur në Kosovë, pikërisht kur nisi dhe vala e parë e arrestimeve të krerëve të UÇK-së, e kur në krye të Prokurorisë së Hagës ishte Carla del Ponte dhe kryeministër ishte sërish Ramush Haradinaj, i cili u akuzua për Krime Lufte.

Sot sërish kryeministër është Ramush Haradinaj, i dalë i pafajshëm nga Gjykata e Hagës, por që rrezikohet vëllai i tij dhe shumë ish-krerë të UÇK-së nga Gjykata Speciale.

Në vitin 2004 u inskenua një valë dhune në enklavat serbe, duke prishur edhe objekte religjoze të cilat asnjëherë nuk u hetuan nga ndërkombëtarët.Në atë kohë Kosova nuk kishte institucione si sot, pasi ajo drejtohej nga UNMIK-u pra OKB-ja. President i Kosovës ishte Ibrahim Rugova dhe kryeministër Ramush Haradinaj. Por qeveria e Kosovës nuk kishte mundësi as të shpërndante rrogat e punonjësve.

Sputnik thekson më tej në shkrimin e tij se paralajmërimi i bërë nga Daut Haradinaj për “rikthimin e UÇK”-së, nuk është tjetër veçse një shembull i qartë se trazirat do të përsëriten. Gjenerali Stojanoviç, ish-komandanti i ushtrisë serbe në Kosovë, deklaron për portalin e Kremlinit se ka gjasa që këto trazira të kontrollohen së largu nga ndërkombëtarët.

“Krerët e UÇK-së kanë vizituar selinë e NATO-s që në vitet 1997-1998, kur quheshin ende terroristë.

Perëndimi kontrollon gjitçka në Kosovë, ai e bëri të pavarur dhe këtë herë, ai do ta lërë situatën të shpërthejë deri në një farë kufiri, pastaj do të ndërhyjë. I dinë mirë limitet ata”, thekson gjenerali serb, i cili parashikon një konflikt të përmasave të mëdha.

“Nëse dikush e ka zgjidhur krizën duke lënë pika të shumta të nxehta të pambyllura në një hapësirë ​​aq të vogël sa e jona, duket e ka bërë me qëllim.Kjo mund të thotë se rreziku më i vogël mund të përshkallëzohet në një luftë të re. Kam përshtypjen se dikush me qëllim ka lënë kaq shumë çështje të pazgjidhura që ai gjithmonë mund të luajë në hartë për t’u dukur për të qetësuar situatën e komplikuar, thekson Stojanoviç“-shkruan Tesheshi.

Brankica Ristiç e Sputnik, vijon më tej në analizën e saj, duke theksuar se SHBA do të “djegë” Ballkanin pikërisht për të mos lejuar influencën ruse në rajon. Nga Begradi ka një javë që i fryhet konfliktit, por mjafton të përdoresh një logjikë të thjeshtë për të analizuar se kujt i prish punë dhe kujt i vyën përplasja.

Konflikti i armatosur apo çdo incident i rëndë nuk i intereson aspak Kosovës, pasi do të ndalonte proceset e saj drejt njohjes si shtet, pranimit në OKB, por edhe ngritjes së ushtrisë, si dhe konsolidimit të institucioneve. Një konflikt mund të shkaktojë një krizë të rëndë politike dhe institucionale, ku edhe kthimi në zgjedhje s’do të zgjidhte punë pasi sërish vendi do të ishte i mbingarkuar dhe i polarizuar, pra i paqeverisshëm. Kurse Serbisë, një konflikt, edhe pse mund të përdoreshin serbët e Kosovës si “mish për top” do t’i krijonte epërsi

Beogradi do të ndërpriste dialogu dhe do të kërkonte një përfshirje të Rusisë në një negocim të nivelit të lartë për zgjidhjen e krizës. Në fund, do të kërkohej ndarja e Kosovës, ku hartat, si edhe në Konferencën e Londrës në vitin 1913 kur u copëtua Shqipëria, apo edhe në Dayton për Bosnjën në vitin 1995, do të punohej si në një lloj “rulete ruse”, pra hiq një qytet e shton një fshat. Çdo tension është jashtë interesave të Kosovës, e cila duhet të vërtetojë se është shtet që kontribuon për stabilitet dhe paqe. Qoftë edhe nëse sakrifikohen disa politikanë.

Tags: histroriakonfliktikosoveskenarisputnikzbardh

TË LIDHURA

Zjarri është vënë nën kontroll, Prefekti i Tiranës:merren masa për strehimin e banorëve
Aktualitet

Zjarri është vënë nën kontroll, Prefekti i Tiranës:merren masa për strehimin e banorëve

22:39 | 14/04/2026
Zjarri në kompleksin “Arlis”/ Shkon në 11 numri i personave të lënduar
Aktualitet

Zjarri në kompleksin “Arlis”/ Shkon në 11 numri i personave të lënduar

21:40 | 14/04/2026
Berisha: Pallati u ndërtua jashtë çdo standardi, digjet si kasolle; denoncim i hershëm në prokurori
Kryesore

Berisha: Pallati u ndërtua jashtë çdo standardi, digjet si kasolle; denoncim i hershëm në prokurori

21:20 | 14/04/2026
Next Post
Shtypi i ditës, 30 dhjetor 2017

Shtypi i ditës, 30 dhjetor 2017

Shtypi nga bota, 30 dhjetor 2017

Shtypi nga bota, 30 dhjetor 2017

KUJDES! Ashpërsohen masat për përdoruesit e celularit gjatë drejtimit të mjetit

Video/Grabitja e bankës në Laç, policia në aksion për kapjen e 3 autorëve







JU REKOMANDOJMË

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026




TË FUNDIT

Tezja e Selin përballet me bashkëshorten e Rogertit në ‘Fan Club’: Shyqyr që u përplas me të
Aktualitet

Tezja e Selin përballet me bashkëshorten e Rogertit në ‘Fan Club’: Shyqyr që u përplas me të

by mirseda
22:49 | 14/04/2026
0

Mbrëmjen e sotme në ‘Fan Club’ kanë qenë të ftuara edhe tezja e Selin dhe bashkëshortja e...

Zjarri është vënë nën kontroll, Prefekti i Tiranës:merren masa për strehimin e banorëve

Zjarri është vënë nën kontroll, Prefekti i Tiranës:merren masa për strehimin e banorëve

22:39 | 14/04/2026
Dënohen me burg zëdhenësi i qeverisë së Kosovës dhe deputeti i LVV

Dënohen me burg zëdhenësi i qeverisë së Kosovës dhe deputeti i LVV

22:35 | 14/04/2026
Një tjetër grua akuzon Eric Swalwell për drogim dhe përdhunim

Një tjetër grua akuzon Eric Swalwell për drogim dhe përdhunim

22:24 | 14/04/2026
Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe

Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe

22:22 | 14/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com