Bëhet me dije se mësuesja me inicialet I. P., 50-vjeçe, ka kallëzuar se është fyer nga O. Xh., babai i nxënëses së saj, për shkak të detyrës.
Babai i një nxënëseje është marrë nën hetim në Tiranë pas kallëzimeve për fyerje dhe prishje imazhi të mësueses dhe pronares së një kopshti privat. Bëhet me dije se mësuesja me inicialet I. P., 50-vjeçe, ka kallëzuar se është fyer nga O. Xh., babai i nxënëses së saj, për shkak të detyrës.
“Më datë 04.06.2025, shtetasja I. P., 50 vjeçe, me detyrë mësuese, ka kallëzuar se është fyer nga shtetasi O. Xh., babai i nxënëses së saj. Materialet i kaluan Prokurorisë, për vlerësim”, thuhet në njoftim.
Nga ana tjetër pronarja e një kopshti privat me inicialet M. J., 36-vjeçe, ka kallëzuar se nëna e një fëmije i ka prishur imazhin, duke postuar në një rrjet social, foton e fëmijës së saj, me pretendimin se është konfliktuar në kopsht, me një fëmijë tjetër.