Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Konferenca e Pezës/Asnjëherë nuk luftua pa dallim feje, krahine dhe ideje

8 vjet ago
in Të Gjitha
Konferenca e Pezës/Asnjëherë nuk luftua pa dallim feje, krahine dhe ideje

Mbledhja e Pezës më 16-18 shtator 1942 ka qenë një përpjekje e komunistëve për të përfituar nga elementi nacionalist (i cili përfaqësohej nga individë e jo nga rryma apo organizata). Komunistët përçonin idenë e Kominternit që kërkonte fronte, ndërsa Abaz Kupi përçonte idenë e anglezëve të cilët kërkonin bashkim kundër fashizmit. Dushan Mugosha e kujton kështu këtë mbledhje: “E gjithë kjo do të thoshte se duhej koordinuar puna për të gjitha këshillat nacionalçlirimtare në Shqipëri. Këtë gjë e sugjeroi Miladin Popoviçi duke propozuar krijimin e Këshillit Kombëtar Nacionalçlirimtar. Shpejt ai organizoi në kushte shumë të vështira konferencën e parë për krijimin e Këshillit Kombëtar Nacionalçlirimtar, në shtator 1942 në Pezë”.

Emrat e të pranishmëve ditën e parë ishin:

-Abaz Kupi (përfaqësues i çetave nacionaliste)

-Ndoc Çoba (përfaqësues i katolicizmit nacionalist)

-Kamber Qafmolla (përfaqësues i xhandarmerisë, nacionalist)

-Ramazan Jarani (përfaqësues i intelektualeve nacionalistë)

-Halim Begeja (përfaqësues i rinisë nacionaliste)

-Ismail Petrela (përfaqësues i rinisë nacionaliste)

-Koço Tashko (përfaqësues i Partisë Komuniste)

-Enver Hoxha (përfaqësues i Partisë Komuniste)

-Ymer Dishnica (përfaqësues i Partisë Komuniste)

-Nako Spiru (përfaqësues i rinisë komuniste)

-Baba Mustafa Xhani (përfaqësues i çetave bektashiane)

-Nexhmije Xhuglini (përfaqësues e grave komuniste)

-Ramadan Çitaku (përfaqësues i Partisë Komuniste)

-Myslim Peza (përfaqësues i çetave komuniste)

-Muharrem Butka (përfaqësues i çetave komuniste të Korçës)

-Mustafa Gjinishi (pa vote, sekretar i mbledhjes – komunist)

-Mustafa Kaçaçi (dëgjues, komunist)

Propozimet e Enver Hoxhës (dhënë nga Miladin Popoviçi) ishin:

1-Formimi i Këshillit Nacionalçlirimtar

2-Pranimi i statutit nacionalçlirimtar

3-Miratimi i një rezolucioni.

Pikat e propozuara nuk u nënshkruan nga Ndoc Çoba, Ramazan Jarani, Ismail Petrela dhe Halim Begeja. Abaz Kupi dhe Kamber Qafmolla i nënshkruan këto pika. Vendimet nuk i nënshkruan Azis Çami e Skënder Muço, të cilët erdhën në mbarim të mbledhjes.

Kryetar i Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar u zgjodh kryetar oficeri i karabinierisë Kamber Qafmolla, por ky nuk drejtoi asnjë mbledhje dhe nuk erdhi kurrë. Çdo gjë filloi dhe mbaroi në datat 16-18 shtator 1942. Nuk pati kurrfarë bashkimi apo lufte pa dallim feje, krahine dhe ideje. Vetë Enver Hoxha në plenumin e 2-të të Beratit (23-27 nëntor 1944) e pranon me sinqeritet se kjo mbledhje nuk ka qenë kushedi se çfarë, teksa thotë: “Do të flas si u paraqit para meje konferenca e Pezës. Edhe kjo është karakteristikë e punës së “Aliut” (Miladin Popoviçi-shënim). Unë isha në Tiranë. Ai ishte në Pezë. Nuk kishim folur më përpara. Mora një letër, një pusullë ku më thoshte që të lajmëroja filanin e filanin se do të bënim konferencë. Kur shkova në Pezë qenë përgatitur referatet dhe i gjeta këta shokë që po grindeshin, po haheshin për një çështje me rëndësi që s’e mbaj mend: ta vëmë këtë apo të mos ta vëmë. Pas një dite dolëm në konferencë për të mbrojtur platformën tonë të lëvizjes nacionalçlirimtare. Kështu konferenca e Pezës ka qenë sa për të lexuar një referat dhe një trakt, pastaj ikëm”.

“Për konferencën e Pezës, ku u hodhën bazat e Frontit NÇ dhe ato të këshillave nuk u bënë përgatitje dhe nuk u punua si duhej nga ana e partisë sonë…elementët e tjerë nacionalistë ishin të paktë në atë mbledhje dhe ata e shihnin konferencën me sy skeptiku. Të gjithë ata që u thirrën në konferencë s’kishin një ide të qartë se ç’ngjiste, ata i thirrën me pusulla sikur do vinin në ndonjë dasmë. Shumë prej tyre nuk erdhën, disa dërguan njerëz për të marrë vesh se ç’po ngjiste, disa si spektatorë. Dhe ata që morën pjesë me të vërtetë s’kishin një perspektivë të qartë nga ajo që do të dilte këndej.. Përgatitjet për punimet e konferencës mbanin vulën e një pune të improvizuar, të shpejtë e me pikëpamje të ngushta”.

Tags: asnjëherëdallim fejeidejeKonferenca e Pezëskrahinenuk luftua

TË LIDHURA

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Next Post
Fotoja e Enver Hoxhës në Pezë, PD: Rama po rilind pushtetin gjakatar

Fotoja e Enver Hoxhës në Pezë, PD: Rama po rilind pushtetin gjakatar

Qeveria e Gruevskit dhe Ahmetit shpenzoi 43 milionë euro për reklama

Qeveria e Gruevskit dhe Ahmetit shpenzoi 43 milionë euro për reklama

Rikthehet Tina Turner, ja projekti i ri

Rikthehet Tina Turner, ja projekti i ri







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026




TË FUNDIT

Flakët përfshijnë magazinat e tregut të rrobave në Tiranë; rritet perimetri i sigurisë
Aktualitet

Flakët përfshijnë magazinat e tregut të rrobave në Tiranë; rritet perimetri i sigurisë

by mirseda
21:20 | 08/01/2026
0

Zgjerohet perimetri i sigurisë në tregun e rrobave në Tiranë, i njohur si tregu i ish-uzinës “Dinamo”...

Lotët e Mateos prekën publikun: Historia e dhimbshme pas shpërthimit emocional në Big

Lotët e Mateos prekën publikun: Historia e dhimbshme pas shpërthimit emocional në Big

21:04 | 08/01/2026
Zjarr i madh në një fabrikë në Gjakovë, dëme të konsiderueshme materiale

Zjarr i madh në një fabrikë në Gjakovë, dëme të konsiderueshme materiale

20:59 | 08/01/2026
Situata kritike te “5 Maji”, zgjerohet perimetri i sigurisë, dyshohet se në magazina ka bombola gazi

Situata kritike te “5 Maji”, zgjerohet perimetri i sigurisë, dyshohet se në magazina ka bombola gazi

20:47 | 08/01/2026
Zjarri në tregun e rrobave; ndihmë nga Elbasani dhe Vora

Zjarri në tregun e rrobave; ndihmë nga Elbasani dhe Vora

20:37 | 08/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com