Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Konferenca “Acta Historica Civitatis Lugosiensis” mirëpret punimet e edicionit të dytë

3 vjet ago
in Të Gjitha, W-Instant
Konferenca “Acta Historica Civitatis Lugosiensis” mirëpret punimet e edicionit të dytë

Nga: Entela Binjaku

Nga data 28 tetor deri në datën 30, qyteti i Lugozhit (Lugoj) në Rumani u shndërrua në shtëpinë e përbashkët të shumë studiuesve. Të ardhur nga Universiteti i Padovas, Universiteti Shtetëror i Moldavisë, Universiteti i Konstancës, Universiteti i Oradeas, Universiteti i Mjekësisë së Tiranës etj., studiues e përfaqësues organizatash dhe institucionesh të ndryshme muzeore, hulumtues të sferave të ndryshme, gjatë këtyre ditëve u bashkuan në “Konferencën Ndërkombëtare të Historisë”.

Ky ishte i dyti vit radhazi që ky qytet, dikur ish kryeqyteti kulturor i rumunëve të Banatit, mirëpriti punimet e një konference mbi historinë vendore dhe kombëtare, parë në një kontekst evropian.

Organizatorët e këtij aktiviteti ishin: Bashkia e qytetit, Këshilli i Qarkut, Shoqata Kulturore e Banatit, Shoqëria Rumune e Shkencave Historike (dega Lugozh), “Muzeu i Historisë, Etnografisë dhe Arteve të Bukura” i qytetit, Shkolla e Doktoraturës së Historisë – Universiteti i Oradeas dhe Qendra për Studime Ndërdisiplinore “Silviu Dragomir Oradea – Kishinau.

Hapja zyrtare e aktivitetit me titull: “Acta Historica Civitatis Lugosiensis” u mbajt në sallën e Universitetit Evropian “Josif Konstantin Drëgan” ku të pranishmëve ju drejtuan me fjalë përshëndetëse dhe mirëseardhjeje Prof. Univ. Dr Dumitru Kornean, rektori i Universitetit Europian “Drăgan”, prof. univ. dr.Sorin Domician Shiposh, drejtori i Shkollës së Doktoraturës së Historisë – nga Universiteti i Oradeas dhe njëherazi drejtori i Qendrës për Studime Ndërdisiplinore “Silviu Dragomir Oradea – Kishinau, Prof. Dr. Lucian Emil Roshka, presidenti i “Shoqatës për Kulturën e Banatit”, drejtor i projektit, Prof. Dr. Konstantin-Tufan STAN, nismëtar i Konferencws dhe drejtor projekti, Prof. Univ. dr. Dan Oktavian Cepraga nga Universiteti i Padovës dhe prof. dr. Jon Eremia nga Universiteti Shtetëror i Moldavisë.

Një vend të vecantë në këtë aktivitet zunë botimet e reja, si një kontribut i vyer i punës kërkimore të shumë studiuesve. Mbrëmjet i bashkonin sërish pjesëmarrësit në një atmosferë joformale të ngrohtë dhe miqësore. Në ditën e dytë të aktivitetit pjesëmarrësit në Konferencë vizituan komunën Viktor Vlad Delamarina, ndodhur jo larg qytetit.

Kjo komunë është vendlindja e poetit dialektor, akuarelistit dhe oficerit të marinës Viktor Vlad i ndarë nga jeta në moshë fare të re. Komuna e cila ka marrë emrin pikërisht prej këtij marinari i ka kushtuar kujtimit të tij edhe një pikë muzeale. Ndërkohë të premten e 28 tetorit marinari, poeti dhe piktori Viktor Vlad u nderua nga të pranishmit me një ceremoni fetare dhe ushtarake mbajtur pikërisht përballë shtëpisë së tij të lindjes.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave Detare në bashkëpunim me Komandën e Garnizonit Lugozh dhe Komunën Viktor-Vlad Delamarina e nderuan këtë bir të zonës me një ceremoni solemne. Lokotenenti, piktori dhe poeti që në shënimet e tij vendoste nënshkrimin DelaMarinë, (1870-1896) u dallua për poezitë e shkruara në të folmen e zonës dhe për pikturat e vecanta që përshkruanin atmosferën marine tipike të kohës. Në këtë ceremoni morën fjalën dhe nderuan kujtimin e tij ushtarakë, ish oficerë, profesorë, të afërm dhe vetë kryetari i Komunës. Në nderim të kontributit të një kurorë tij u vendos edhe  nga një grup studentësh të magjistraturës dhe doktoraturës nga Akademia Detare “Mircea cel Bătrân” e Konstancës, që janë sot brezi i ri i marinës rumune.

Edicioni i sivjetshëm i Konferencës Ndërkombëtare të Historisë, i mbajtur nën të njëjtin kuadër tematik si edhe edicioni i mëparshëm, ishte ndarë në dy seksione, me tema që vinin nga: “historia e mentaliteteve” dhe “seksioni i gazetarisë, letrave dhe i marrëdhënieve ndërkombëtare”. Pjesëmarrësit: akademikë, historianë, studiues, studentë doktorature dhe studentë vinin nga qytetet të ndryshme të Rumanisë si: Oradea, Timishoara, Reshica, Fëxhet, Lugozh, Sibiu, Boksha, Arad, Kluzh-Napoka, Konstanca etj. “Si qershia mbi tortë” e këtyre ditëve në fund të punimeve pjesëmarrësve ju dhurua një mbrëmje e vecantë, me muzikë tradicionale.

Interpretuesit ishin studentë e doktorantë të Fakultetit të Muzikës dhe Teatrit të Universitetit të Timishoarës Perëndimore të drejtuar mjeshtërisht nga Prof. Dr. Lucian Emil Rosca. E diela përmbyllëse e aktivitetitj u kushtua vizitave në muzetë dhe koleksionet publike dhe private në Lugozh dhe Fëxhet. Konferenca Ndërkombëtare e Historisë “Acta Historica Civitatis Lugosiensis”, është shndërruar në këto dy vjet në një ngjarje shkencore, një motiv për punë kërkimore parë në një perspektivë evropiane.

Ky aktivitet i mbajtur në mjediset e  qendrës së formimit universitar në këtë qytet u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë, mikpritëse e të mirësjelljtë ku gjithëkush edhe pse pjesëmarrës për herë të parë, u ndje si në shtëpi. Një ndër kumtesat e kësaj Konference ju kushtua edhe arumunëve të Shqipërisë. Situata e tyre dje në izolim dhe sot në kushtet e njohjes ligjore si Pakicë Kombëtare”, rezultat e Censit të fundit dhe pritmënitë për organizimin e Censit vitin që vjen, tek përpjekjet e sotme të shumë aktorëve civilë për të promovuar vlerat e pakicës arumune.

Me kujdesin dhe përpikërinë e treguar, organizatorët e kësaj Konference rregjistruan në jëtenë e këtij aktiviteti, një edicion që sikundër prof.Sipos u shpreh në mbyllje të tij: “kaloi mbi pritmënitë e tyre e do të mbahet mend edhe për miqësitë dhe njohjet e reja të krijuara” duke vlerësuar lart dhe më mirënjohje edhe njëhërë nismëtarin, ai që ishte “shpirti dhe zemra” e këtij aktiviteti Prof. dr. e nderuar Konstantin – Tufan Stan.

Tags: Entela Binjakurumani

TË LIDHURA

Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane
Të Gjitha

Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane

21:59 | 18/04/2026
Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama
Të Gjitha

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama

20:43 | 17/04/2026
Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Next Post
Si kanë ndikuar nomadët në formimin e qytetërimit tonë

Si kanë ndikuar nomadët në formimin e qytetërimit tonë

Eleminimi i 27-vjeçarit/ Artan Hoxha: Viktima kishte biznes në mes të Tiranës, ku dhe iu vendos tr*toli

Artan Hoxha: Grupet shqiptare “fundosën” edhe mafian italiane në Amerikën Latine

Në Evropë shënohet tetori më i nxehtë

Në Evropë shënohet tetori më i nxehtë







JU REKOMANDOJMË

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

21:54 | 18/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026




TË FUNDIT

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij
Showbizz

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij

by mirseda
01:12 | 19/04/2026
0

Surprizat në këtë finale nuk ishin vetëm për banorët, por edhe për moderatorin Ledion Liço. Ai u...

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

00:52 | 19/04/2026
Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

00:14 | 19/04/2026
Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

23:51 | 18/04/2026
Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

22:58 | 18/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com