Me rastin e 1-Majit, ditës së punëtorëve, Basdhkia e Tiranës ka organizuar një koncert I cili do të mbahet tek “Sheshi Skënderbej”.
Koncerti do të jetë pasdite dhe në skenë do të ngjiten këngëtarët si: Ledri Vula, Arilena Ara, Yll Limani, Alban K. Ramosaj, Filloreta Raci, Argjentina Ramosaj, DJ ALDO do të ndezin sot sheshin më të madh të shqiptarëve me muzikën e tyre moderne, në një koncert që pritet të fillojë rreth orës 19:00.
Koncertin e ka lajmëruar kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ku me anë të një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, u bën thirrje qytetarëve të Tiranës që të bëhen pjesë dhe të shijojnë muzikën e artistëve të tyre të preferuar.
“Super atmosferë me Ledri Vula, Arilena Ara, Yll Limani, Alban K. Ramosaj, Filloreta Raci, Argjentina Ramosaj, DJ ALDO . Shihemi në shesh, festa nis në orën 19:00”, shkruan Veliaj.