Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Kombëtarja, një edicion pa vazhdimësi

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Kombëtarja, një edicion pa vazhdimësi

Mbyllja e eliminatoreve për “Rusi 2018” në vendin e tretë nuk mund të konsiderohet në mënyrë tjetër përveçse përmbushje e një objektivi maksimal. Pavarësisht se vinin me statusin e finalistes se kampionatit europian, në një grup ku niseshim nga vazo e katërt dhe, mbi të gjitha, kishim si kundërshtarë gjigantët botërorë si Spanja dhe Italia, çdo pretendim tjetër përveç vendit të tretë duket e ekzagjeruar.

Lënia poshtë në renditje e skuadres që ka konfirmuar stabilitet në të gjitha edicionet kualifikuese në zonën europiane është një sukses, ashtu sikundër edhe Maqedoninë, ndaj së cilës kishim një bilanc negativ në ndeshjet direkte. Ndërkohë që fitoret me Lihtenshteinin ishin “detyra shtëpie”

Largimi i makthit

“Letoni” Vendi i vogël baltik befasonte të gjithë opinionin sportiv europian me pjesëmarrjen në finalet e “Portugali 2004”. Megjithatë, ai rezultat edhe pas kaq vitesh i ngjason një “rrufeje në qiell të pastër”, pasi në të gjitha sezonet pasardhëse është rikthyer në të njëjta nivele me të cilat u prezantua edhe përpara kësaj arritje historike.

shqiperia

Në këtë pikë dyshimet se edhe kuqezinjtë tanë mund të kishin të njëjtin fat ishin të mëdha dhe rrjedhimisht në këto eliminatore të riktheheshim në rezultatet tona të zakonshme, të cilat përfundonin në vendet e fundit të grupeve kualifikuese.

Konkurrimi dhe rezultat në “Rusi 2018” më shumë se çdo gjë tjetër konfirmuan se ky është një edicion vazhdimësie dhe se projekti i Kombëtares së të gjithë shqiptarëve është i destinuar të vazhdojë në këto nivele dhe, pse jo, edhe me përsëritje të suksesit të fundit në Europian. Cilido që të jetë në drejtimin e kuqezinjve do të ketë mundësinë të zgjedhë, të afrojë dhe hedhë në formacion shqiptarët më të mirë të topkëmbës, pavarësisht vendit ku janë lindur dhe ku janë formuar sportivisht.

Fillimi i ri me Panuçin

Largimi i De Biazit ishte një surprizë e madhe. Mbi të gjitha në momentin që ai zgjodhi ta bënte një gjë të tillë. Fitorja në Izrael ishte një nga më të bujshmet e kuqezinjve tanë dhe mund të konsiderohej një mundësi e re për këtë skuadër. Gjithsesi, trajneri me më shumë ndeshje në drejtimin e kombëtares shqiptare dhe me bilancin më pozitiv zgjodhi të largohej për arsyet e shpjeguara prej tij.

panuci bulku

Cilido pasues do të kishte një detyrë të vështirë, jo vetëm për të mbajtur skuadrën në këto nivele, por mbi të gjitha për t’u krahasuar në çdo moment me paraardhësin e tij. Në këtë pikë, Panuçi nuk ka dashur aspak të fshihet, por ka nxituar ta shfrytëzojë kohën e këtyre eliminatoreve për të ndërtuar një projekt afatgjatë dhe, mbi të gjitha, një profil të ndryshëm nga ai i De Biazit.

Konfirmuar kjo me hapjen e dyerve edhe për lojtarë si Xhaka apo Kaçe, distancimin nga veprime si ai i Cikalleshit, afrimin dhe dhënie minutash apo një bluzë titullari për emra të rinj dhe, mbi të gjitha, një mënyrë të re loje.

Panuci

Koha e futbollit pragmatist të De Biazit duket se do të arkivohet dhe Panuçi, si përfaqësues edhe i shkollës së Milanit të madh, kërkon të sjellë një frymë dhe model të ri loje. Nëse arrijmë të lëmë shenjë edhe në ndeshje si ato kundër Spanjës dhe Italisë, me siguri që në eliminatoret e ardhshme, veçanërisht në Kupën e Kombeve për shkak edhe të specifikës së këtij kompeticioni të ri, luajtja me statusin e favorites do të jetë diçka e zakonshme. Gjithmonë me shpresën se do të jetë edhe e suksesshme.

Më shumë besim për lojtarët e kampionatit

Ajo çfarë ndodhi me Kombëtaren në sezonin kualifikues për “Brazil 2014” mund të konsiderohet në mënyrën më të padiskutueshme revolucioni më i madh në futbollit tonë. Shqipëria, e kushtëzuar nga shumë faktorë historikë, politikë dhe ekonomikë, për vite dhe dekada me radhë ishte e privuar nga mundësia për t’u përfaqësuar nga cilido që ishte i lidhur me këtë vend dhe kishte cilësitë e duhura sportive.

lilaj taku dita

Zgjerimi i kufijve, sigurisht që minimizoi shanset e atyre që luajnë në kampionatin tonë, qoftë edhe për shkak të bindjes se lojtarë të formuar në kushte më të mira dhe shumë më pranë statusit të profesionistit ishin me të vlefshëm se ata që luajnë në Shqipëri. Gjithsesi, në jo pak raste edhe kaluar edhe në ekzagjerime, duke konfirmuar mungesë vlerësimi dhe mosrespektim standardesh për lojtarë të caktuar që mund dhe meritonin të ishin në grumbullimin e skuadrës kombëtare.

teuta partizani

Veçanërisht në dy takimet e fundit ndaj Spanjës dhe Italisë, për shkak edhe të problemeve me dëmtimet dhe pezullimet është e vështirë se si mund të gjenden shpjegime për mosafrimin e të tjerë lojtarëve nga kampionati ynë, ku një emër si Sabjen Lilaj dallon mbi të gjithë.

Protagonist absolut i skuadrës korçare, paraqitje konstante dhe cilësore edhe në një nivel të lartë si Europa Ligë meriton më së paku një ftesë për të qenë në këtë listë. Qoftë edhe për të dëshmuar se futbolli ynë është në vëmendjen e stafit drejtues të kuqezinjve.

partizani kukesi

Marrëdhënia e ftohtë me tifozërinë

Nëse ka një element që ka pësuar regres në profilin e përgjithshëm të kombëtares është pa dyshim kontributi i lojtarit të 12- të, tifozëria. Gjatë të gjithë kësaj periudhe, opinioni sportiv është njohur më shumë me akuza dhe qëndrime të ndryshme të grupimeve të tifozërisë se sa për rolin, entuziazmin, koreografitë dhe mbështetjen e tyre.

TKZ

Përfshirja në këtë marrëdhënie edhe e policisë, sigurisht që e ka përkeqë- suar profilin me të cilin Kombëtarja na kishte mësuar për më shumë se një dekadë dhe veçanërisht në finalet e kampionatit europian. Në këtë moment nevojitet një reflektim mbi të gjitha nga drejtuesit e FSHF-së për të gjetur bashkëpunimin dhe mbështetjen e tifozërisë, madje edhe ndërmjetësimin me forcat e rendit për të evituar përplasjet dhe keqkuptimet.

tkz protesta1

Gjithashtu, do të duhen parë edhe çmimet e biletave në ndeshje të caktuara, për të evituar ftohtësinë dhe braktisjen si në ndeshjen me Lihtenshteinin. Rikthimi te fryma e kualifikueseve dhe finaleve të “Euro 2016” do të duhet të jetë modeli për t’u ndjekur nga të gjithë, FSHF, staf teknik, futbollistë dhe tifozë.

Tags: ngaopinionYlli Aga

TË LIDHURA

“Alarm” kuqezi, Sylvinho humbet sulmuesit, Polonia nxjerr biletat në shitje
Sport

“Alarm” kuqezi, Sylvinho humbet sulmuesit, Polonia nxjerr biletat në shitje

13:46 | 09/03/2026
Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Lufta në Iran/ Ronaldo qëndron në Arabinë Saudite? Por avioni privat ulet në Madrid
Sport

Lufta në Iran/ Ronaldo qëndron në Arabinë Saudite? Por avioni privat ulet në Madrid

21:09 | 03/03/2026
Next Post
Maqedonasit jetojnë më pak se shqiptarët, ja sa është diferenca

Maqedonasit jetojnë më pak se shqiptarët, ja sa është diferenca

Heynckes e nis me ‘manita’/ Ronaldo rikthehet në momentin e duhur (Video)

Heynckes e nis me ‘manita’/ Ronaldo rikthehet në momentin e duhur (Video)

Lufta kundër kanabisit, Rama: Kemi emrat e feudëve

Rama: Do të shkarkoj prefektët sepse ...







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

U emërua sot zëvendësdrejtor i BKH-së, Mentor Cuku, vëllai i kryekomisarit të vrarë
Aktualitet

U emërua sot zëvendësdrejtor i BKH-së, Mentor Cuku, vëllai i kryekomisarit të vrarë

by mirseda
15:08 | 09/03/2026
0

SPAK ka njoftuar emërimin e Mentor Çuku në detyrën e zëvendësdrejtorit të Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH)....

“Përfundimi i mandatit të prokurorëve, rrezik për vijimin e hetimeve”, paralajmëron SPAK

“Përfundimi i mandatit të prokurorëve, rrezik për vijimin e hetimeve”, paralajmëron SPAK

14:50 | 09/03/2026
Panik në Athinë: Shqiptari kërcënon punonjësit me thikë në zyrat e sigurimeve

Panik në Athinë: Shqiptari kërcënon punonjësit me thikë në zyrat e sigurimeve

14:43 | 09/03/2026
Sa gjumë ju duhet në të vërtetë?

Sa gjumë ju duhet në të vërtetë?

14:40 | 09/03/2026
Protesta para Kryeministrisë/ Sërish telashe për Adriatik Lapajn, procedohet

Protesta para Kryeministrisë/ Sërish telashe për Adriatik Lapajn, procedohet

14:37 | 09/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com