Eliminimi i kampionëve të botës, Gjermanisë që në fazën e grupeve ishte surpriza më e madhe e këtij Botërori që po zhvillohet në Rusi. Kombëtarja gjermane përmes një shkrimi në faqen e tyre zyrtare në “Facebook” u ka kërkuar falje tifozëve për atë që kishte ndodhur dhe u jep meritat e duhura kundërshtarëve. Në postimin e bërë publik është shkruar:“Të dashur tifozë. Edhe ne jemi të zhgënjyer sikurse ju. Kampionati Botëror mbahet çdo katër vite dhe ne kemi pritur shumë më tepër nga ne. Ndjejmë keqardhje se nuk luajtëm si kampion botëror. Sado që kjo të jetë e dhimbshme, e kemi merituar eliminimin.
Se bashku kemi festuar në Rio 2014, por ndonjëherë në futboll duhet të pranoni humbjen dhe të pranoni se kundërshtarët tuaj janë më të mirë.
Urojmë Suedinë dhe Meksikën për kualifikimin dhe sigurisht Korenë e Jugut për fitoren. Falënderojmë Rusinë për mikpritjen.”