Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Kolegji i Apelimit/32 gjyqtarët e prokurorët, në rrjetën e dytë të Vettingut

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Kolegji i Apelimit/32 gjyqtarët e prokurorët, në rrjetën e dytë të Vettingut

Procesi i skanimit të drejtësisë shqiptare, për të evidentuar dhe nxjerrë jashtë sistemit elementët e korruptuar, ka hyrë në një tjetër fazë të ‘nxehtë’. Tridhjetë e dy gjyqtarë dhe prokurorë ‘luftojnë’ aktualisht në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, në rrjetën e dytë dhe të fundit të Vetingut, për t’u bërë pjesë e drejtësisë së re. 13 subjekte janë konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit, organi bazë i Vetingut, por Komisioneri Publik dhe Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit kanë kërkuar shkarkimin e tyre nga detyra.

Me propozim të ONM, Komisioneri Publik i ka kërkuar Kolegjit të Posaçëm të Apelimit shkarkimin nga detyra të kryetarit të Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori, gjyqtarit Artur Malaj, gjyqtarit Gentian Medja dhe prokurorit Gentian Osmani. ONM ka kërkuar edhe shkarkimin e prokurorëve Bensik Cani dhe Adnan Kosova, por Komisioneri Publik nuk ka vendosur ende nëse do të apelojë vendimet për konfirmimin e tyre në detyrë, në Kolegjin e Apelimit. Më parë, ONM kërkoi edhe shkarkimin e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedes.

Rekomandimi u pranua nga Komisioneri Publik. Më pas, Kolegji i Apelimit vendosi të shkarkonte përfundimisht nga detyra Bashkim Deden. Ndërkaq, Komisioneri Publik i ka kërkuar Kolegjit të Apelimit, shkarkimin e 9 prokurorëve dhe gjyqtarëve të tjerë, të cilët kaluan rrjetën e parë të Vetingut. Ata janë prokurorët Besnik Muçi, Antoneta Sevdari dhe Arben Dollapaj si dhe gjyqtarët Artur Malaj, Nertina Kosova, Astrit Faqolli, Alma Brati, Edmond Islamaj dhe Alma Kolgjoka. Grupi i gjyqtarëve dhe prokurorëve të lartpërmendur vazhdojnë betejën në Kolegjin e Apelimit për të qëndruar në sistemin e drejtësisë.

Të shkarkuarit 

Nëntëmbëdhjetë gjyqtarë dhe prokurorë, të shkarkuar nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, kërkojnë në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit rikthimin në detyrë. Pjesë e grupit të dytë janë edhe anëtarët e Gjykatës së Lartë Shkëlzen Selimi Arben Broci, Artan Zeneli dhe Admir Thanza. Po ashtu, kërkon rikthimin në detyrë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese Gani Dizdari. Vendimin e shkarkimit e kanë ankimuar edhe prokurorët Ramadan Troci, Rovena Gashi dhe Dritan Rreshka. Po ashtu, vendimet e shkarkimit i kanë ankimuar edhe gjyqtarët Ervin Metalla, Alma Liçaj, Entela Prifti etj. Kolegji i Apelimit ka caktuar trupat gjykuese si dhe ka nisur procesin e shqyrtimit të animimeve për secilin gjyqtar dhe prokuror. Vendimet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit do të jenë vendimtare dhe përfundimtare për fatin e të dy grupeve në raport me drejtësisë.

Vendimet përfundimtare 

Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, deri më tani, ka vendosur të shkarkojë përfundimisht nga detyra gjyqtarin Besim Trezhnjeva, anëtarin e Kushtetueses Fatos Lulo, anëtarin e Gjykatës së Lartë Tom Ndrecën, gjyqtarin Artan Lazajn, anëtarin e Kushtetueses Fatmir Hoxha si dhe anëtaren e Kushtetueses Altina Xhoxhaj. Gjithashtu, Kolegji i Apelimit ka lënë në fuqi vendimet e KPK, duke shkarkuar përfundimisht nda detyra prokurorët e Apelit Gentian Trenova, Luan Kaloçi dhe Besa Nikëhasani.

Gjyqtarët dhe prokurorët që presin vendimin nga Kolegji i Apelimit

Subjektet që duhet të përjashtohen sipas ONM

Artur Malaj, gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Apelit të Tiranës, i konfirmuar nga KPK

Gentian Medja, gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, i konfirmuar nga KPK

Gentian Osmani, prokuror pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, i konfirmuar nga KPK

Xhezair Zaganjori, kryetar i Gjykatës së Lartë, i konfirmuar nga KPK

Adnan Kosova prokurori pranë Prokurorisë së Përgjithshme (ende i pa ankimuar nga Komisioneri Publik), i konfirmuar nga KPK

Besnik Cani prokuror pranë Prokurorisë së Elbasanit (ende i pa ankimuar nga Komisioneri Publik), i konfirmuar nga KPK

Subjektet që Komisioneri Publik kërkon të shkarkohen

Besnik Muçi, Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, konfirmuar nga KPK

Artur Malaj, gjyqtar në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë, konfirmuar nga KPK

Nertina Kosova, gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda, konfirmuar nga KPK

Antoneta Sevdari, prokurore në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, E konfirmuar nga KPK

Astrit Faqolli, gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë, konfirmuar nga KPK

Alma Brati, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, konfirmuar nga KPK

Edmond Islamaj, anëtar i Gjykatës së Lartë, konfirmuar nga KPK

Arben Dollapaj, Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër, konfirmuar nga KPK

Alma Kolgjoka, gjyqtare dhe Kryetare e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, konfirmuar nga KPK

Subjektet që janë shkarkuar dhe që kërkojnë të rikthen në detyrë

Rovena Gashi, prokurore pranë Prokurorisë së Përgjithshme

Shkëlzen Selimi, gjyqtar në Gjykatën Lartë

Arben Broci, anëtar i Gjykatës së Lartë

Ramadan Troci, prokuror pranë Prokurorisë së Përgjithshme

Adriatik Cama, prokuror pranë Prokurorisë së Tiranës

Artan Zeneli, gjyqtar në Gjykatën e Lartë.

Admir Thanza, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë

Gani Dizdari, gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese

Bledar Abdullai, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë

Elison Sadiku, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë

Arben Nela, prokuror, zv.drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë

Bujar Hoti, prokuror pranë Prokurorisë së Apelit Durrës

Ervin Metalla, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Tiranë

Dritan Rreshka, drejtues i Prokurorisë Tiranë

Ahmet Jangulli, gjyqtar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Shkodër

Sotiraq Lubonja,  gjyqtar pranё Gjykatës së Apelit Korçë

Alma Liçaj, gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Vlorë

Entela Prifti, gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Korçë

Shpëtim Kurti, prokuror pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë (Burimi:shqiptarja.com)

 

TË LIDHURA

Të gjitha rrugët e inceneratorit të çojnë tek Erion Veliaj
Aktualitet

Veliaj kërkon pavlefshmërinë e hetimeve, kërkesë GJKKO: Drejtësia nuk mund të jetë selektive

13:57 | 18/08/2025
Kamioni i përmbysur në rrugë dhe makina tërësisht e shkatërruar
Aktualitet

Kamioni i përmbysur në rrugë dhe makina tërësisht e shkatërruar

13:43 | 18/08/2025
Gjendet pa shenja jete një 37-vjeçar në Këlcyrë, ja çfarë dyshohet
Aktualitet

Gjendet pa shenja jete një 37-vjeçar në Këlcyrë, ja çfarë dyshohet

13:39 | 18/08/2025
Next Post
I çmendi vajzat tek Xhenet, ‘Selimi’ kapet mat me të dashurën (foto)

I çmendi vajzat tek Xhenet, 'Selimi' kapet mat me të dashurën (foto)

Nami me vjedhjet në Tiranë, hajduti plaçkit supermarketin

Nami me vjedhjet në Tiranë, hajduti plaçkit supermarketin

Plasin vjedhjet në gjithë Shqipërinë, në Maliq regjistrohen 100 raste

Plasin vjedhjet në gjithë Shqipërinë, në Maliq regjistrohen 100 raste

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

19:59 | 14/08/2025
Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

21:49 | 13/08/2025
Donnarumma sulmon Luis Enriquen dhe i jep lamtumirën PSG-së me një mesazh për tifozët

Donnarumma sulmon Luis Enriquen dhe i jep lamtumirën PSG-së me një mesazh për tifozët

15:20 | 13/08/2025




TË FUNDIT

Të gjitha rrugët e inceneratorit të çojnë tek Erion Veliaj
Aktualitet

Veliaj kërkon pavlefshmërinë e hetimeve, kërkesë GJKKO: Drejtësia nuk mund të jetë selektive

by mirseda
13:57 | 18/08/2025
0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i është drejtuar zyrtarisht Gjykatës së Posaçme me një kërkesë...

Kamioni i përmbysur në rrugë dhe makina tërësisht e shkatërruar

Kamioni i përmbysur në rrugë dhe makina tërësisht e shkatërruar

13:43 | 18/08/2025
Gjendet pa shenja jete një 37-vjeçar në Këlcyrë, ja çfarë dyshohet

Gjendet pa shenja jete një 37-vjeçar në Këlcyrë, ja çfarë dyshohet

13:39 | 18/08/2025
Tragjike në Greqi/ Përmbyset ambulanca, humbet jetën pacienti

Tragjike në Greqi/ Përmbyset ambulanca, humbet jetën pacienti

13:36 | 18/08/2025
Zelensky para takimit me Trump: Rusia nuk duhet të shpërblehet për agresionin

Zelensky para takimit me Trump: Rusia nuk duhet të shpërblehet për agresionin

13:26 | 18/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com