Pas kapjes së 613 kilogram kokainë në Durrës që vinte nga Kolumbia, sot ka nisuar seanca gjygjësore për masën e sigurisë për dy të arrestuarit Donaldo Lushaj, 25 vjeç dhe Armando Pezaku, 25 vjeç.
Prokuroria ka kërkuar që kjo seancë të zhvillohet me dyer të mbyllura, por ka qenë avokati i Donald Lushaj ai që ka kërkuar që kjo seancë të kryhej me dyer të hapura pasi sipas tij nuk kishte asgjë për tu fshehur.
“Nuk ka asgjë për të fshehur. Donald Lushaj është një punëtor që paguhet me 25 mijë lekë. Ndaluan një grup punëtorësh dhe s’kemi çfarë të fshehim”- është shprehur avokati.