Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Koha do të nxjerrë të vërtetën e Teatrit Kombëtar

8 vjet ago
in Të Gjitha
S’ka progres nëse riciklojmë sërish Berishën dhe Ramën

Nga Ben Andoni/ Ka pasur kundërthënie të shumta për godinën e Teatrit, por ajo që ra në sy më shumë këtë fillimjavë ishte një dhe vetëm një. Mungesa e transparencës. Artistëve iu tha se nuk kishte projekt, se teatri ishte në gjendje të rëndë, ndërsa çuditërisht më 12 Mars 2018, një projekt impozant iu shpalos para syve. Pas kësaj, nuk u kërkua falje për kundërthëniet e projektit, ashtu si nuk u paraqitën projekte alternative.

Teatri aktual Kombëtar gjendet në një parcelë të qendrës së kryeqytetit dhe kap hapësirën e mijëra metrave katrorë tokë publike. Teatri është i konceptuar si një ngrehinë e përbërë nga dy dykatëshe pothuaj identike. Projektin e ndërtoi arkitekti italian Giuglio Bertè gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe ngrehinat kanë shërbyer herë si kinema, herë si ndërtesë gjyqi pas lufte, shfaqje të ndryshme, Bingo, por jetëgjatësinë më të madhe e kanë si Teatër Kombëtar, të paktën që nga viti 1947.

Është një fakt i pamohueshëm se ku kapet aktualisht Qeveria dhe Bashkia e Tiranës për prishjen e tyre: Ndërtesat janë të degraduara, nuk kanë qenë të konceptuara për teatër dhe nuk mund të mirëmbahen ashtu siç duhet. Madje, pak javë më parë qeveria u kërkoi aktorëve të largohen duke pretenduar se një godinë tjetër priste për ta. Ndërkohë shqetësimi i madh i komunitetit të artistëve dhe intelektualëve ka qenë se çfarë do bëhet me këtë hapësirë dhe pse po i përdorin në këtë mënyrë?! Po ashtu, me atë formë që ka ngrehina mund të rikonceptohej, duke ruajtur jo thjesht historinë por edhe funksionet.

Të jenë vallë kaq naivë artistët? Të jenë kaq të paskrupullt politikanët? Duke e nisur nga këta të dytët është afërmendsh që politikanët shqiptarë nuk njohin as një skrupull. Jo thjesht për ato që artikulojnë por për të gjithë sjelljen e tyre në këto 27 vjet Demokraci.

E tillë ishte edhe këtë 12 Mars, kur i ndanë artistët e ftuar që me ftesat dhe diferencimi tregoi se mungesa e transparencës ishte prezentë edhe në këtë ditë. Si zakonisht, iu dha pesha kryesore autoritetit të kryeministrit Edi Rama, që prerë tha se nga këtu fillon projekti i ri. Më pas iku, duke ua lënë në gojë fjalën atyre që donin të artikulonin diçka. Robert Ndrenika me peshën e moshës dhe profesionit artikuloi drejt, por nxorri edhe shqetësimin real: Artistët ishin përdorur dhe kjo nuk ishte e drejtë, sepse projekti që kishte parë nuk ishte fare ky. Arkitekti danez, Bjorke Ingles, që e prezantoi projektin në mënyrë profesionale ndaloi edhe në vlerësimet e tij për të rrëfyer se e vlerësonte Tiranën që po ndryshon në një qytet sa më të jetueshëm për banorët e vet.

“Kam ardhur këtu për herë të parë 7 vjet më parë dhe e pash Tiranën që kishte filluar të gërmonte nga energjia dhe transformimet por ishte një qytet krejt tjetër nga ai që shoh sot. Unë kam që nga ajo kohë që vij të paktën 1 herë në vit dhe është frymëzuese për mua që të shoh një qytet dhe një komb kaq të mobilizuar në një përpjekje për ta bërë qytetin, hapësirat dhe rrugët e tij më të banueshme dhe më të këndshme për njerëzit që jetojnë këtu”, tha Ingels.

Me shumë pathos foli edhe për projektin e Teatrit Kombëtar në këtë transformim të Tiranës. Në fakt përballë ishte mirë të kishte grupet e interesit shqiptar dhe mbi të gjitha një përballje reale me profesionistë, por kjo nuk u mundësua. Ashtu si nuk u mundësua një projekt tjetër alternativ. Kjo është një nga vuajtjet reale të Tiranës: Mungesa reale e transparencës.
Pavarësisht teatrit të fundit me teatrin, deri më tani na ka dalë plani i ngritjes së disa kullave më pas dhe një godinë e re e teatrit, që është përfolur disa herë. Më keq nga të gjitha u harrua premtimi i zero i ndërtimeve.

Në Shqipëri gjithnjë e më shumë mbetet shqetësues mënyra e bashkëpunimit të ndërtimit me koncesion ose siç thuhet rëndom Partneritetit-Publik-Privat. Koncesionet kanë një pasqyrim jo të mirë në vendin tonë. Dhe, jo më kot, Fondi Monetar Ndërkombëtar e këshilloi qeverinë Rama “të vetëpërmbahet nga nënshkrimi i kontratave të tilla” për shkak të përfitimeve dhe kostove të paqarta për taksapaguesit. “Kuadri i qeverisë për përzgjedhjen dhe priorizimin e projekteve të investimeve, si dhe për vlerësimin e kostove dhe rreziqeve fiskale, mbetet i pamjaftueshëm, sipas vlerësimit të FMN”, tha përfaqësuesi i FMN në Tiranë Jens Reinke.

Por kjo kuptohet se nuk ka luajtur ndonjë rol sepse në kokën e pushtetarëve është vendosur: Teatri i ri sipas Ramës do jetë sa tre-fishi që është sot dhe me oratorinë e vet pompoze kryeministri shprehet se salla ekzistuese do të shembet dhe do të nisë ndërtimi i godinës së re. “Ndërtesa do shembet dhe mbi gërmadhat e të shkuarës do ngrihet teatri i ri kombëtar. Kushtet e teatrit sot janë poshtëruese për artistët. Nuk do jetë teatër me kullë, por s’do kishte asnjë mëkat të ishte nën kullë, se njerëzit shkojnë të shohin teatër dhe jo kullë. Nga 3000 metra katror rrënoja do të kemi 9 mijë metra katror. Nga 1 sallë do të kemi 4 salla për shfaqje”. Anipse janë katër salla. Ndaj, pas pak fjalëve, kryeministri iku duke e shkarkuar të gjithë peshën e vet në sallën që nuk pitëtinte nga përdorja jo normale.

Nuk po futemi në elementë të detajuar, por një gjë është e dukshme, kushtet e teatrit të sotëm, megjithë përmirësimet dhe shtyrjen që po i bëjnë artistët prej kurajës së tyre lë shumë për të dëshiruar. Aman, kjo nuk do të thotë që duke shfrytëzuar këtë të mendohet për tjetërsime dhe gjëra ku mungon transparenca.
Artistët thonë se do të marrin vetë përsipër ndërtimin e teatrit dhe sipas një modeli britanik do të bëjnë thithjen kolektive të parave. Sesa do t’ia dalin do të shikohet, por për një gjë duhet të jemi të qartë: Shteti duhet të ishte i hapur me ta dhe bashkëpunimi real për Teatrin nëse do të ishte kaq i pastër nuk do të kishte kaq shumë zhurmë. Tek e fundit, vetë artistët janë të parët që janë të interesuar për teatrin.

Duket se çështja “Teatri” do ketë zhvillime, po për një gjë do të mbahen mënd të gjithë, se në këtë vend transparenca është një sëmundje që nuk do kurohet kurrë lehtë. Rama e dha një provë të qartë për këtë. /Milosao/

Tags: kohanxjerreTeatrit Kombëtarvërtetën

TË LIDHURA

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Next Post
Hashim Thaçi injorohet nga kryeministri spanjoll

Hashim Thaçi injorohet nga kryeministri spanjoll

Vuçiç: Rifillojmë dialogun me Kosovën më 23 mars

Vuçiç: Rifillojmë dialogun me Kosovën më 23 mars

I veshur me shallvare, Berisha ironizon Ramën: I duhet pampers, sepse…

I veshur me shallvare, Berisha ironizon Ramën: I duhet pampers, sepse...







JU REKOMANDOJMË

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025




TË FUNDIT

Kosovë: Operacion kundër korrupsionit, arrestohen disa zyrtarë të lartë, mes tyre një ish-ministër
Kosovo

Kosovë: Operacion kundër korrupsionit, arrestohen disa zyrtarë të lartë, mes tyre një ish-ministër

by mirseda
22:27 | 18/12/2025
0

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se është finalizuar me sukses një...

Binaj del në krah të Lapajt: Nëse ngrihemi të gjithë bashkë, qeveria do të struket

Binaj del në krah të Lapajt: Nëse ngrihemi të gjithë bashkë, qeveria do të struket

21:52 | 18/12/2025
Dosja e zezë e Rexh Byberit/ Zbardhet SKEMA e abuzimeve të zyrtarit të PS-së

Dosja e zezë e Rexh Byberit/ Zbardhet SKEMA e abuzimeve të zyrtarit të PS-së

21:06 | 18/12/2025
Vesa Vllasaliu dhe Mirlind Daku bëhen prindër për herë të parë

Vesa Vllasaliu dhe Mirlind Daku bëhen prindër për herë të parë

20:42 | 18/12/2025
Lantona Sado zgjidhet drejtore e përgjithshme e INSTAT-it

Lantona Sado zgjidhet drejtore e përgjithshme e INSTAT-it

20:11 | 18/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com