Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Koalicionet/ Kosova do të qeveriset nga …

9 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Koalicionet/ Kosova do të qeveriset nga …

Certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit, ka hapur mundësinë që brenda një muaji, të konstituohet përbërja e re e Kuvendit të Kosovës.

Me konstituimin e Kuvendit, bëhet verifikimi i mandateve dhe zgjidhet kryetari i ri i këtij institucioni, i cili do të propozohet nga koalicioni PAN (Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma). Po ashtu, do të zgjidhen edhe pesë nënkryetarët e Kuvendit, të cilët do të përbëjnë Kryesinë e re të këtij institucioni.

Nga momenti i konstituimit të Kuvendit, bazuar në rezultatin e zgjedhjeve, kandidati i koalicionit PAN për kryeministër, Ramush Haradinaj duhet që brenda 15 ditëve të bëjë propozimin e tij për formimin e qeverisë së re të Kosovës.

Ai pritet që mandatin për kryeministër ta marrë nga Presidenti i Kosovës.

Deri më tani, Haradinaj kryesisht ka deklaruar se i ka numrat e nevojshëm për formimin e qeverisë, por ai nuk ka prezantuar se me cilat subjekte i ka siguruar këta numra. Ulëset që koalicioni PAN i ka siguruar në Kuvend, gjithsej 39, nuk janë të mjaftueshme për formimin e qeverisë.

Ndonëse Haradinaj ka përmendur si mundësi lidhjen e koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës, Aleancën Kosova e Re dhe Alternativën, këto tri të fundit, të mbledhura në koalicionin parazgjedhor LAA, nuk e kanë konfirmuar këtë aleancë pas zgjedhore.

Pjesë e qeverisë, sipas Kushtetutës, do të jenë edhe komunitetet pakicë, të cilat si tërësi përbëjnë 20 deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Për formimin e qeverisë, janë të domosdoshme të paktën 61 vota të deputetëve.

Në analiza të ndryshme rreth rezultateve të zgjedhjeve të 11 qershorit, është vënë edhe dilema: Çka nëse Haradinaj dhe PAN dështojnë ta bëjnë qeverinë e re?

– Si konkluzion, zakonisht është dhënë opsioni rezervë, ai i dhënies së mandatit kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për ta formuar qeverinë.

Por, bazuar në deklaratat e deritashme të presidentit të Kosovës, duket se për mandatin eventual të Kurtit, do të kërkohet edhe një mendim tjetër i Gjykatës Kushtetuese, pavarësisht interpretimit të dhënë më 2014, rreth të drejtës për formimin e qeverisë.

Andaj, negociatat që do të zhvillohen ditëve dhe javëve në vijim, mund të sjellin formula nga më të ndryshme për formimin e qeverisë, qoftë me Haradinajn në krye apo Kurtin, apo edhe pa asnjërin prej tyre, duke nxjerrë figura konsensuale.

Sidoqoftë, përderisa Haradinaj dhe Kurti pritet që ditëve në vijim t’i intensifikojnë përpjekjet e tyre për koalicione të reja, për të arritur krijimin e shumicës parlamentare në Kuvend, si kusht i domosdoshëm për formimin e qeverisë, edhe faktori ndërkombëtar nuk pritet të jetë krejt anash këtyre zhvillimeve.

Nga Brukseli, komisionari për Zgjerim, Johannes Hahn, ka dërguar tashmë mesazhin që Kosova të formojë një qeveri pro-evropiane dhe të qëndrueshme.

Brukseli do të insistojë që qeveria e re të jetë e aftë të vazhdoj procesin e dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, të përmbyllë demarkacionin e kufirit me Malin e Zi si dhe të vazhdojë agjendën integruese evropiane.

Po ashtu, edhe nga Ambasada Amerikane në Prishtinë janë dërguar mesazhe për themelimin e institucioneve të qëndrueshme e demokratike.

Ndërsa, politika në Kosovë nuk e përjashton as si mundësi as “aventurën” e shkuarjes nga zgjedhjet në zgjedhje, që do të vinte si pasojë e dështimit të formimit të Qeverisë, për faktorin ndërkombëtar, BE-në dhe SHBA-në, zgjedhjet e reja do të shiheshin si opsioni më i padëshiruar, raporton REL.

Kosova, sipas vlerësimeve ndërkombëtare, edhe ashtu ka ngecur shumë në proceset integruese, ka mbetur vendi i vetëm i izoluar dhe pa liberalizim të vizave, ndërkaq ngecë shumë edhe në aspektin e sundimit të rendit dhe ligjit.

Tags: "PAN"koalicionetkosovaLëvizjes Vetëvendosje

TË LIDHURA

Tensione në protestë/ QSUT: Një i intoksikuar nga gazi, deputeti i PD-së i plagosur
Kryesore

Tensione në protestë/ QSUT: Një i intoksikuar nga gazi, deputeti i PD-së i plagosur

21:52 | 20/02/2026
Gaz lotsjellës pranë xhamisë/ Reagon kreu i GP të PD: Pengesë brutale ndaj besimtarëve
Kryesore

Gaz lotsjellës pranë xhamisë/ Reagon kreu i GP të PD: Pengesë brutale ndaj besimtarëve

21:24 | 20/02/2026
Tensione te Kuvendi, një tjetër protestues i lënduar nga gazi lotsjellës
Aktualitet

Tensione te Kuvendi, një tjetër protestues i lënduar nga gazi lotsjellës

21:10 | 20/02/2026
Next Post
Incidenti në Burrel para takimit të Bashës, goditet ish-deputeti Bedri Hoxha

Incidenti në Burrel para takimit të Bashës, goditet ish-deputeti Bedri Hoxha

Patozi paralajmëron Bashën: Jepi fund legjendës së bashkëpunimit me PS-në ose do mbash përgjegjësi

Patozi, Bashës: Na bëre gazin e botës, këtë mund të na i kishe kursyer…

Lulzim Basha i refuzon kushtet, shpërthen Patozi: Zgjodhi farsën, jo garën

Incidenti në Burrel/ Patozi, Bashës: Qetësoji "trimat" o i vetëngrirë!







JU REKOMANDOJMË

“Kam gabuar në jetë”/ Zbardhet dëshmia e 18-vjecares: kur qëllova veten, i dashuri…

“Kam gabuar në jetë”/ Zbardhet dëshmia e 18-vjecares: kur qëllova veten, i dashuri…

09:31 | 14/02/2026
LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026




TË FUNDIT

Meta: As plumbat e gomës, as dhuna dhe rrëmbimet mafioze nuk e ndalin uraganin e lirisë
Politikë

Meta: As plumbat e gomës, as dhuna dhe rrëmbimet mafioze nuk e ndalin uraganin e lirisë

by mirseda
22:23 | 20/02/2026
0

Ish-Presidenti Ilir Meta ka thënë se protesta e opozitës konfirmoi edhe njëherë vendosmërinë e shqiptarëve për të...

Tensione në protestë/ QSUT: Një i intoksikuar nga gazi, deputeti i PD-së i plagosur

Tensione në protestë/ QSUT: Një i intoksikuar nga gazi, deputeti i PD-së i plagosur

21:52 | 20/02/2026
Bebe Rexha publikon “Çike Çike” dhe tregon fuqinë shqiptare në albumin e ri

Bebe Rexha publikon “Çike Çike” dhe tregon fuqinë shqiptare në albumin e ri

21:32 | 20/02/2026
Gaz lotsjellës pranë xhamisë/ Reagon kreu i GP të PD: Pengesë brutale ndaj besimtarëve

Gaz lotsjellës pranë xhamisë/ Reagon kreu i GP të PD: Pengesë brutale ndaj besimtarëve

21:24 | 20/02/2026
Tensione te Kuvendi, një tjetër protestues i lënduar nga gazi lotsjellës

Tensione te Kuvendi, një tjetër protestues i lënduar nga gazi lotsjellës

21:10 | 20/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com