Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Klubi i “ekzekutorëve pa kufij”, nuk eliminojnë vetëm kundërshtarët

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Kryesore, Të Gjitha
Klubi i “ekzekutorëve pa kufij”, nuk eliminojnë vetëm kundërshtarët

Nga John Feffer “Lobelog”/ Rusia, Koreja e Veriut dhe Arabia Saudite, janë anëtarët më të fundit të një klubi ndërkombëtar të përzgjedhur. “Vrasësit pa Kufij” ka rrënjë të vjetra në histori, sërish në kohën moderne, në politikat e Bashkimit Sovjetik, Kilit, Izraelit, Bullgarisë dhe Shtetet e Bashkuara.

Të gjitha këto vende, kanë një tipar të përbashkët:Janë të gatshme të sfidojnë të drejtën ndërkombëtare, në mënyrë që të vrasin kritikët dhe kundërshtarët e tyre në vende të tjera. S’ka asnjë vlerësim të drejtë të provave. Asnjë proces korrekt gjyqësor. Thjesht hiqje qafe e tyre nga distance!

Ashtu siç ka bërë edhe Arabia Saudite– sikurse pretendohet – ndaj njërit prej kritikëve të saj të brendshëm. Regjimi saudit, ka qenë prej disa kohësh i pakënaqur me gazetarin Xhamal Kashogi. Opinionisti i prestigjiozes amerikane “The Washington Post”, kishte qenë më parë një besnik i regjimit, para se të vendoste se Princi i Kurorës saudite, Muhamed bin Salman, e kishte shkelur vijën e kuqe.

Ai u largua nga vendi, dhe shkoi të jetojë në Shtetet e Bashkuara, ku nisi të ndërmarrë sulme në distancë. Regjimi vendosi të reagojë po në distancë. Kashogi nuk ishte një disident amator. Ai i njihte sekretet e regjimit. Dhe ishte i vendosur t’i shkaktonte dëmin maksimal imazhit të mbretërisë. Autoritetet saudite kishin diskutuar tashmë një plan, për ta joshur Kashogin të kthehej sërish në vend për ta gjykuar.

Por kur ai hyri në konsullatën saudite në Stamboll, për të marrë dokumentacionin që i nevojitej për martesën e tij, Kashogi iu nënshtrua diçkaje tjetër:marrjes në pyetje, torturave dhe ekzekutimit nga një  ekip prej 15 personash të dërguar nga Riadi. Vrasja e një gazetari të mirë-njohur që së fundmi banonte në Shtetet e Bashkuara, është një veprim i rrezikshëm.

Administrata Trump, pretendon se e ka marrë këtë çështje shumë seriozisht, edhe pse vetë Trump vetë ka sugjeruar se ndoshta ishte një grup vrasësish, që u fut në konsullatën saudite në Stamboll për të kryer ekzekutimin, dhe se të gjithë janë të pafajshëm, derisa të jetë vërtetuar se janë fajtorë.

Vrasja e sponsorizuar nga shteti, është një bast i pamëshirshëm. Por vendet e tjera janë mësuar me to. Pa dyshim, Arabia Saudite pret që “stuhia” të kalojë, dhe bota t’i avitet sërish Riadit, në ndjekje të naftës, investimeve dhe intrigave gjeopolitike. Tek e fundit, kjo ka ndodhur edhe në Korenë e Veriut

Vitin e kaluar, regjimi Kim Jong-un dërgoi agjentët e vet në Malajzi për të vrarë Kim Jong Nam, gjysmë-vëllain e tij më të madh. Agjentët, punësuan bashkëpunëtorë indonezianë dhe vietnamezë, të cilët thanë se mendonin se ajo që po bënin ishte një shaka për një spektakël televiziv, duke i injektuar agjentin nervor VX, vëllait fatkeq të lideri koreano-verior.

Ai vdiq rrugës për në spital. Sipas zbulimeve nga Korea e Jugut, që nga momenti që mori kontrollin e vendit, Kim Jong-un, donte që vëllai i tij të vdiste. U deshën plot 6 vjet, që ai ta realizonte këtë dëshirë. Vrasja nxiti njëfarë zemërimi global. Dy bashkëpunëtoret gra në në Malajzi u nxorrën në gjyq. Por ato pretendojnë ende se janë të pafajshme.

Ndërkohë Kim Jong Un, po takohet me liderët botërorë, si me koreano-jugorin Moon Jae-in dhe Donald Trumpin në Singapor. Ai madje mund të fitojë çmimin Nobel për paqen, nëse luan “kartat” e tij të duhura. Padyshim që Arabia Saudite ka marrë leksione nga e shkuara.

Rusia ka qenë më agresive në përndjekjen e kritikëve të saj. Agjentët rusë, përdorën poloniumin për të helmuar dhe vrarë ish-agjentin e KGB-së Alexander Litvinenko në Londër në vitin 2006.

Ajo përdori një agjent nervor, në një përpjekje për të vrarë Sergei Skripal dhe vajzën e tij në Salisbëri të Anglisë, një sulm që edhe Donald Trump e pranon tani se ka të ngjarë të ketë qenë një komplot i Kremlinit. Por Putini nuk beson në vrasjen e vetëm një personi, si një formë paralajmërimi për të tjerët.

Ai e bën gjithçka me tepri. Kujtoni pak rastin e Mikail Lesin, themeluesin e rrjetit “Russia Today”. Ai ishte gati t’u rrëfehej agjentëve të FBI në Uashington në vitin 2015 kur u zbulua, pak para intervistës së planifikuar, i vdekur në dhomën e tij në një hotel. Fillimisht, policia mendoi se bëhej fjalë për një vdekje aksidentale, e shkaktuar nga rënia nga shkallët në gjendje të dehur. Por agjentët e FBI-së, besojnë se ai rrahur deri në vdekje.

Por as Arabia Saudite dhe Rusia, nuk “mbajnë flamurin” në këtë aspekt. Historia sugjeron ndryshe. Në vitin 1940, Stalini realizoi më në fund një nga dëshirat e tij të zjarrta:vrasjen e njërit prej kundërshtarëve më të zëshëm të tij jashtë vendit, Leon Trockit, në Meksikë.

Stalini do të jetonte edhe 13 vite pas kësaj, dhe stalinizmi “vdiq” efektivisht bashkë me të.

Në vitin 1976, agjentët e diktatorit kilian Augusto Pinoçet vrasin Orlando Letelier, ish-ambasador në Shtetet e Bashkuara nën qeverinë e majtë të Salvador Alendes. Pinoçeti, do të binte nga pushteti dhe do të vdiste nën arrest shtëpiak, me akuza të shumta për shkelje të të drejtave të njeriut.

Në vitin 1978, agjentët bullgarë përdorën majën e helmuar të një ombrellë, për të vrarë shkrimtarin disident Georgi Markov në Londër. Regjimi komunist i Bullgarisë së Todor Zhivkovit, zgjati vetëm 11 vite të tjera. Stalin, Pinoçet, Zhivkov:historia nuk ka treguar asnjë mëshirë ndaj tyre. Ndërkohë, Arabia Saudite mund të shikojë një seri të ndryshme rastesh historike.

Për shembull, Izraeli ka vrarë një numër të madh qytetarësh të shtetit të saj, palestinezët. Kohët e fundit, Izraeli ka vrarë mbi 200 banorë të Gazës, që nisën të protestonin marsin e shkuar në enklavën e tyre, duke kërkuar të drejtën për t’iu rikthyer në tokat e tyre të shpronësuara.

Edhe Shtetet e Bashkuara, janë përpjekur dhe herë pas here, dhe kanë arritur të vrasin udhëheqës jashtë shtetit.

Por vetëm në vitin 2011, ajo vrau 3 qytetarë amerikanë, Anëar Al-Awlaki, të birin 16-vjeçar dhe Samir Khan, gjatë një sulmi ajror kundër një baze militantësh ekstremistë. Por administrata e Obamës, nuk u përball me asnjë pasojë për këtë vrasje ekstra-gjyqësore.

Në një kohë kur populistët e krahut të djathtë duan të mbyllin kufijtë për të parandaluar hyrjen e emigrantëve, refugjatët dhe azilkërkuesit, një lloj tjetër njerëzish që kapërcejnë kufirin, e ka më të lehtë për ta bërë këtë:vrasësit. Nëse Arabia Saudite distancohet nga mizoritë e saj të fundit, klubi i “Vrasësve pa kufij”, do të gjejë së së shpejti shumë anëtarë të rinj.

Përashtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: i “ekzekutorëveklubikundershtaretnuk eliminojnëpa kufijvetem

TË LIDHURA

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Komisonerja Marta Kos pret Spiropalin: Shqipëria një rast suksesi
Kryesore

Komisonerja Marta Kos pret Spiropalin: Shqipëria një rast suksesi

12:15 | 27/10/2025
Durrës/ Aksident në rrugën ‘Taulantia’, makina përplas dy gra këmbësore
Aktualitet

Durrës/ Aksident në rrugën ‘Taulantia’, makina përplas dy gra këmbësore

19:26 | 25/10/2025
Next Post
Neymar rikthim te katalanasit? Presidenti i Barcelonës befason me përgjigjen

Neymar rikthim te katalanasit? Presidenti i Barcelonës befason me përgjigjen

Grupi i Kumanovës i bën apel politikanëve shqiptarë

Grupi i Kumanovës i bën apel politikanëve shqiptarë

I vihet lëndë plasëse makinës së administratorit të Farkës

I vihet lëndë plasëse makinës së administratorit të Farkës







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Nis asfaltimi i rrugës së Lurës, punimet inspektohen nga kryebashkiaku i Dibrës

Nis asfaltimi i rrugës së Lurës, punimet inspektohen nga kryebashkiaku i Dibrës

16:31 | 22/10/2025




TË FUNDIT

Aksident i rëndë në Krujë, 20-vjeçari përplas për vdekje këmbësorin
Aktualitet

Aksident i rëndë në Krujë, 20-vjeçari përplas për vdekje këmbësorin

by mirseda
21:54 | 27/10/2025
0

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Krujë–Fushë...

Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

21:53 | 27/10/2025
Tërmeti i fortë në Turqi, magnituda dhe epiqendra

Tërmeti i fortë në Turqi, magnituda dhe epiqendra

21:48 | 27/10/2025
Lojëra fati në lokalin e policëve në Elbasan, 3 efektivët nën hetim

Lojëra fati në lokalin e policëve në Elbasan, 3 efektivët nën hetim

21:10 | 27/10/2025
Zelensky: Po zgjerojmë mbulimin gjeografik të sulmeve ndaj territorit rus

Zelensky: Po zgjerojmë mbulimin gjeografik të sulmeve ndaj territorit rus

21:05 | 27/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com