Mohamed Salah shërohet totalisht nga koronavirusi.
Sulmuesi i Liverpulit i cili rezultoi pozitiv në grumbullimin e kombëtares së Egjiptit nuk luajti asnjë sfidë me kombëtaren e tij duke u vetë-izoluar.
Ai u infektua pas dasmës së vëllait të tij ku morën pjesë 800 persona.
Sulmuesi egjiptian ditën e sotme është kthyer në dispozicion të Jurgen Klop duke u stërvitur me grupin dhe me shumë mundësi do të jetë në listën e të grumbulluarve në ndeshjen me Atalantën në Champions.