Qyteti i Klinës në Kosovë njihet për harmoninë fetare që e karakterizon. Veprimet e përfaqësuesve fetarë, të japin ndjesinë se dashuria dhe respekti për njëri tjetrin nuk duhet të mungojë pavarësisht se kujt i përket, apo cili është besimi që ti predikon.
Njëherë në vit, këta përfaqësues të besimeve të ndryshme mblidhen së bashku dhe përçojnë mesazhet e paqes, përmes një ndeshjeje futbolli.
Kjo traditë e filluar që nga viti 2003, në qytetin e Klinës bëhet për të dëshmuar tolerancën fetare mes tri besimeve fetare, atij islam, katolik dhe ortodoks.Imamët dhe priftërinjtë i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se përveç se luajnë futboll së bashku, ata po ashtu vizitojnë njëri-tjetrin gjatë festave fetare.