Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

KLGJ dhe KLP zgjedhin kryetarët, i hapet rruga krijimit të SPAK

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
KLGJ dhe KLP zgjedhin kryetarët, i hapet rruga krijimit të SPAK

Anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor u mblodhën të enjten për të zgjedhur kryetarin e institucionit më të ri që do të qeverisë sistemin e drejtësisë në vend. Naureda Llagami, e zgjedhur si përfaqësuese e shoqërisë civile mori 10 vota nga 11 gjithsej për të drejtuar Këshillin.

Të mërkurën, edhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë zgjodhi Gent Ibrahimin si kryetar të saj. Ibrahimi, i cili ka qenë njëherazi edhe ekspert për reformën në drejtësi mori 7 vota kundrejt kandidatit tjetër Nurian Seiti.

Nënkryetar i KLGJ-së u zgjodh Maksim Qoku, i cili mori shtatë vota. Ndërsa anëtarët e KLP zgjodhën nënkryetar Alfred Ballën, i zgjedhur si përfaqësues i shoqërisë civile.

Partia Demokratike e kundërshtoi zgjedhjen e Gent Ibrahimit në krye të KLP, duke e cilësuar këtë si kapje politike të organit të ri të qeverisjes së prokurorisë. Duke përmendur lidhjen familjare të Ibrahimit me ish-ministren Kodheli, PD tha se eksperti i qeverisë nuk duhej ta kishte fare vendin në KLP.

Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë janë dy institucionet kyç në arkitekturën e re të sistemit të drejtësisë në vend, të cilat do të drejtojnë sistemin gjyqësor dhe atë të prokurorisë. Secili prej Këshillave përbëhet nga 11 anëtarë, 6 prej të cilëve u zgjodhën mes radhëve të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe 5 anëtarët e tjerë për secilin Këshillin u zgjodhën nga avokatia, trupa e pedagogëve dhe shoqëria civile.

KLGJ dhe KLP kanë për detyrë emërimin dhe promovimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në vend. Ato kanë gjithashtu një rol kyç në zgjedhjen e Gjykatës dhe Prokurorisë së Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, e njohur si SPAK si dhe shkarkimin e tyre me 2/3 e votave mbi propozimin e Komisionit Disiplinor.

Këshilli i Lartë Gjyqësor pritet ta nisë punën me plotësimin e vakancave në Gjykatën e Lartë. Ndërsa konstituimi i KLP-së i hap gjithashtu rrugën zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm me mandat të plotë. Sipas ligjit, Këshilli i Lartë i Prokurorisë i propozon Kuvendit 3 kandidatura për kryeprokuror./BIRN/

Anëtarët e KLGJ

Naureda Llagami, kryetare

Maksim Qoku, zv.kryetar

Medi Bici, Gjykata e Lartë

Ilir Toska, Gjykata e Apelit Tiranë

Brikena Ukperaj, Gjykata e Apelit Vlorë

Dritan Hallunaj, Gjykata e Krimeve të Rënda

Brunilda Kadi, Gjykata e Tiranës

Marçela Shehu, Gjykata e Rrethit Kurbin

Fatmira Luli, e zgjedhur nga Avokatia

Alban Toro, i zgjedhur nga Avokatia

Erion Muharremaj, i zgjedhur nga pedagogët

Anëtarët e KLP

Gent Ibrahimi, kryetar

Alfred Balla, nënkryetar

Kostaq Beluri, Prokuroria e Përgjithshme

Bujar Sheshi, Prokuroria e Apelit Tiranë

Arben Dollapaj, Prokuroria e Apelit Vlorë

Gentian Osmani, Prokuroria e Krimeve të Rënda

Antoneta Sevdari, Prokuroria e Tiranës

Besnik Cani, i zgjedhur si prokuror në Elbasan

Nurihan Seiti, i zgjedhur nga avokatia

Tartar Bazaj, i zgjedhur nga avokatia

Sandër Beci, i zgjedhur nga radha e pedagogëve

TË LIDHURA

Mbyllet protesta ‘Shqipëria Bëhet’: thirrje për dorëheqje dhe denoncime për korrupsion”
Politikë

Mbyllet protesta ‘Shqipëria Bëhet’: thirrje për dorëheqje dhe denoncime për korrupsion”

20:37 | 31/01/2026
“Akuza të forta nga Lapaj: 53 mln € te Balluku, 100 mln € te AKSHI”
Politikë

“Akuza të forta nga Lapaj: 53 mln € te Balluku, 100 mln € te AKSHI”

19:43 | 31/01/2026
Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt
Politikë

Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt

19:17 | 31/01/2026
Next Post
“Si do bëhet me ne që paguam?”, Rama: Me atë që besoj unë, them se do…

“Si do bëhet me ne që paguam?”, Rama: Me atë që besoj unë, them se do...

Ahmetaj ia kalon përgjegjësinë Metës: Duhej t’u kërkonte dialog studentëve

Ahmetaj ia kalon përgjegjësinë Metës: Duhej t’u kërkonte dialog studentëve

Sherri në Bruksel/Balla: Boll dhamë shfaqje, problemet tona ti sqarojmë në Shqipëri!

PS-ja bën kallëzim penal ndaj deputetit të PD-së që qëlloi Ramën me vezë







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026




TË FUNDIT

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti
Bota

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

by mirseda
21:45 | 31/01/2026
0

Ata pritën rënien e errësirës për t’u shkëputur nga marshimi kombëtar i Askatasuna-s në Torino dhe për...

Mbyllet protesta ‘Shqipëria Bëhet’: thirrje për dorëheqje dhe denoncime për korrupsion”

Mbyllet protesta ‘Shqipëria Bëhet’: thirrje për dorëheqje dhe denoncime për korrupsion”

20:37 | 31/01/2026
“Akuza të forta nga Lapaj: 53 mln € te Balluku, 100 mln € te AKSHI”

“Akuza të forta nga Lapaj: 53 mln € te Balluku, 100 mln € te AKSHI”

19:43 | 31/01/2026
“Tarifat e naftës ndaj Kubës, presidentja e Meksikës alarmon për krizë”

“Tarifat e naftës ndaj Kubës, presidentja e Meksikës alarmon për krizë”

19:21 | 31/01/2026
Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt

Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt

19:17 | 31/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com