Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kirurgjia maksilofaciale, trajtimi i traumave të fytyrës

8 vjet ago
in Të Gjitha
Kirurgjia maksilofaciale, trajtimi i traumave të fytyrës

Trajtim i të gjitha traumave të fytyrës dhe të trupit do të realizohet me teknikat më të avancuara  duke evituar dhimbjen tek pacientët. Spitali Amerikan, ua ka besuar trajtimin e tyre, kirurgëve të mirënjohur me fame botërore,  të cilët falë eksperiencës në spitalet më të njohura evropiane, sjellin në vendin tone metodat e  reja të trajtimit të këtyre traumave.

Prof. Dr. h.c.  Emeka Nkenke,  kirurgu austriak ekspert në kirurgjinë Ortodontike të (nofullës), kirurgjinë rikonstruktuese (duke  përfshirë ristrukturimin mikrovascular, impiantet stomatologjike, kirurgjinë orale, kirurgjinë e gjëndrave të pështymës, kirurgjinë TMJ (duke  përfshirë kirurgjinë artroskopike), traumatologji, kirurgjinë e anomalive të nofullës dhe qiellzës,  është tashmë pjesë e spitalit Amerikan 3, veçanërisht për rastet e vështira.

Vetëm pak javë më parë, Dr .Emeka trajtoi nënën nga Fieri, e cila e rrëzuar nga kati i 3-të I një banese, kishte pësuar fraktura të rënda në të gjithë fytyrën. Ndërhyrja zgjati 8 orë, dhe ky rast bëri jo pak bujë, pasi familja kishte bërë thirrje publike për ndihmë,  në pamundësi për të përballuar operacionin. Kësaj thirrje iu përgjigj Spitali Amerikan,  i cili u vjen në ndihmë personave në nevojë që vuajnë nga sëmundje të rënda,  apo nuk kanë mundësi financiare të paguajnë ndërhyrjen.

“Sigurisht ishte një rast i veçantë pasi zonja kishte fraktura në të gjithë fytyrën. Kërkon shumë eksperiencë për ta trajtuar ndërhyrjen saktë, në mënyrë që pacienti pas saj mos ketë probleme pas kësaj ndërhyrje me përtypjen dhe të folurën. Zonja do të jetë mire dhe mund të bëjë një jetë normale”, shprehet dr. Emeka. Pacientja nga Fieri, nënë e një foshnje 9 muajshe tashmë është kthyer pranë familjes. Të tjera diagnoza të shpeshta pranë spitalit Amerikan, të cilat kanë nevojë për ndërhyrje maksilofaciale janë ato tek fëmijët.

“Me fëmijët veçanërisht me bebet, pjesa më e madhe kanë keqformime, ndarje të buzës, qiellzës së sipërme të cilat mund të krijojnë probleme sociale në të ardhmen ndaj është shumë e rëndësishme të trajtohen në moshë të hershme, në disa javë pas lindjes në disa raste, në mënyrë që fëmijët të kenë një zhvillim normal”, shprhet kirurgu austriak.

Sa i përket të rriturve ai sqaron se diagnozat më të shpeshta tek ata janë traumat e fytyrës nga aksidentet, rastet me kancer, kancerin lëkurë dhe brenda gojës.

“Trajtimi i pacientëve është i domosdoshëm në mënyrë që ata të mos kenë probleme. Ne përdorim teknika mjaft të veçanta, përdorim mikroskopin për qepjet fine. Dhe pjesët që transportojmë nga pjesët e tjera të trupit, në mënyrë që furnizimi me gjak të jetë sa më natyral”, thotë Dr. Emeka.

Një tjetër diagnozë është ajo e nofullës në disporporcion, e cila shkakton problem edhe estetike.

“Ne bëjmë të mundur ristrukturimin e nofullës, duke e çuar në proporcion. Kërkon eksperiencë. Funksionet përmirësohen dhe fytyra bëhet e re, pacienti ngjan më i ri dhe ka fytyrë të re”, thotë kirurgu. Duke u ndalur në inplantologjinë e dhëmbëve, ai nënvizon se kjo procedurë duhet të kryhet nga mjekë të specializuar dhe jo t’i besohet çdo stomatologu.

Në Spitalin Amerikan, inplantologjia kryhet nga mjekët maksilofaciale.  “Inplantologjia e dhëmbëve kërkon specializim të lartë. Dikush që di ta bëjë mund ta bëjë. Janë disa procedura specifike, ku pacienti nuk ka kockë të mjaftueshme për të vendosur inplantin, dhe kërkohet një procedurë e veçantë për këtë të cilën mund ta bëjë vetëm një kirurg maksilofacial”, shprehet kirurgu i njohur.

Guido Bassi, kirurgu ortoped një tjetër mjek i njohur dhe me mbi 15 mijë operacione ortopedike të kryera tregon, se disa nga diagnozat më të shpeshta me të cilat paraqiten qytetarët janë edhe traumat sportive. “Traumat sportive më të shpeshta janë lezionet traumatike që kanë të bëjnë me artikulacionet e gjurit, kryesisht menisku. Trajtohen gjithmonë me heqje selektive të meniskut, hiqet pjesa e dëmtuar, duhet theksuar se menisku shërben për të mbrojtur kërcin e gjurit, por kur ai dëmtohet kthehet në një tru të huaj. Dikur bëhej me kirurgji të hapur dhe hiqej i tëri, tashmë hiqet vetëm pjesa e dëmtuar”, sqaron mjeku.

Ai shprehet se në spitalin amerikan përdoret një teknikë të re e cila konsiston përveç pastrimit, heqjes së kërcit, injektohet një preparat i cili merret nga gjaku i pacientit. Merren qelizat staminale, në fund të pastrimit, kjo favorizon rigjenerimin e kërceve. “Artostrokpia gjithashtu është teknikë kirurgjikale që përdoret për trajtimin e dëmtimeve brenda kyçit, më parë bëhej vetëm për diagnostikim të kyçeve. Tashmë përdoret në kirurgji dhe operohen të gjitha kyçet e trupit, të gjitha artikulacionet, shpatulla, gjuri, kyçet e duarve, kavilia. Këto ndërhyrje bëhen pa hapur të gjithë artikulacionin, po vetëm me dy prerje të vogla dhe ne hyjmë me kamera e instrumentin me të cilin bëhet ndërhyrja”, shprehet kirurgu.

Rastet më të shpeshta sipas tij veç traumave sportive, janë traumat e kyçeve të cilat trajtohen me një protezë të pjesshme apo të plotë. “Kemi sëmundjet degjenerative, të cilat trajtohen me vendosjen e protezave”, thotë mjeku.

Tags: fytyrësKirurgjiamaksilofacialeTrajtimitraumave

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
Basha, Ramës: Droga – eksporti yt! Batutat s’do të bëjnë punë, shpejt do japësh llogari!

Basha, Ramës: Droga - eksporti yt! Batutat s’do të bëjnë punë, shpejt do japësh llogari!

Rama ofendon PD në Kuvend: Ju jeni lloji i kastravecit… që pengoni të ardhmen e vendit në BE

Rama ofendon PD në Kuvend: Ju jeni lloji i kastravecit... që pengoni të ardhmen e vendit në BE

Debati për Himarën/Rama e sfidon: Lulzim, përgjigju pse PD… Basha: Je i mbaruar, gati të dalësh lakuriq

Debati për Himarën/Rama e sfidon: Lulzim, përgjigju pse PD… Basha: Je i mbaruar, gati të dalësh lakuriq







JU REKOMANDOJMË

Akuzohen për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim dy inspektorët e ISHTI dhe një administrator biznesi

Paraqitet në SPAK bashkëshortja e biznesmenit

09:28 | 21/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025




TË FUNDIT

Ish-polici i Kosovës lirohet nga paraburgimi në Serbi
Kosovo

Ish-polici i Kosovës lirohet nga paraburgimi në Serbi

by mirseda
15:38 | 22/11/2025
0

Ish-pjesëtari i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu, është liruar nga paraburgimi në Serbi dhe...

Motra e Ballukut u përplas me prokurorët e SPAK për shfuqizimin e masës së sigurisë

Motra e Ballukut u përplas me prokurorët e SPAK për shfuqizimin e masës së sigurisë

15:09 | 22/11/2025
“A do ta zbatoni vendimin e GJKKO për Ballukun, apo do të sfidoni drejtësinë?”Pyetet para samitit

GJKKO lë në fuqi vendimin për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku,

14:49 | 22/11/2025
Seanca në GJKKO/ Belinda Balluku dhe 2 vartësit dalin nga gjykata; masat e sigurisë mbeten në fuqi

Seanca në GJKKO/ Belinda Balluku dhe 2 vartësit dalin nga gjykata; masat e sigurisë mbeten në fuqi

14:44 | 22/11/2025
Rama ndan fjalimin e prokurorit amerikan: Pushteti nuk ka qenë kurrë më i denjë sesa në çastin kur…

Rama ndan fjalimin e prokurorit amerikan: Pushteti nuk ka qenë kurrë më i denjë sesa në çastin kur…

14:40 | 22/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com