Në vitin 2017 ekipi i Milanit u shit nga Silvio Berlusconi dhe krerët e kuqezinjve u bë një grup kinezësh. Por pas kësaj shitje duket se ka një prapaskenë mjaft të madhe nga e cila del se kjo shitje ishte thjeshtë formale. Në një hulumtim të bërë nga kanali italian RAI 3, në programin investigativ Report, thuhet se është intrigues fakti që një kompani e quajtur “Blue Sky” financon Milanin. Udhëheqës të saj janë Xhanluka D’avaco dhe Salvatore Çerkione, me bazë në Londër, të cilët njihen për lidhje të forta me ish-pronarin Silvio Berlusconi.Të dy janë pjesë e bordit të kompanisë që quhet SOPAF, bashkë me ish-administratorin e deleguar të Milanit, Adriano Galiani. Kjo çon në dyshime se edhe pse Berlusconi ia shiti ekipin kinezëve, në vitin 2017, ai mund të jetë ende pas kuqezinjve. Kjo supozohet të ketë ndodhur për të bërë një pastrim parashë dhe se urdhërat akoma tek Milani merren nga Berlusconi.