E shtunë, 31 Korrik, 2021
31.5 C
Tirana

Kim Mehmeti: Çmimet u takojnë atyre që na frymëzuan

Kim Mehmeti
Në njëfarë mënyre, çmimet dhe shpërblimet që na jepen, kanë për qëllim ta shpaguajnë kohën që kemi harxhuar për të arritur këtu ku jemi sot. Dhe çmimet e shpërblimet që marrim vlejnë aq sa peshojnë në kandarin e dyshimit tonë se vallë i kemi mëritura apo jo ato si dhe, aq sa i shoqëron vetëdija se ne jemi një nga shumë të tjerë që e meritojnë mirënjohjen që na ofrohet neve.
Sot kur më dorëzohet çmimi i takimeve letrare ‘Azem Shkreli’, përpos mirënjohjes ndaj atyre që më nderojnë me këtë Çmim, dua të shpalos se Azem Shkreli, Anton Pashku, Ali Podrimja…, për mua ishin burim i dashurisë ndaj fjalës së shkruar dhe dorë e shtrirë e përkrahjes gjatë rrugëtimit tim krijues.
Pra, unë jam ‘prodhim’ i katit të nëntë të Pallatit të Shtypit të ‘Rilindjes’, ku neve të rinjve nga Maqedonia, e që donim të bëhemi shkrimtarë, na prisnin të lartë përmendurit, të cilët përpos që ishin shëmbëlltyrë si ecet udhës së krijimtarisë letrare, shpalosnin edhe dukjen e krijuesit që popullit dhe vendit të vet ia dhuronte më të bukurën e më të vlefshmen që kishte, duke mos kërkuar asgjë si kundërvlerë.
Dhe përpos mësues të shkrimit dhe ushqyes të dashurisë ndaj fjalës së shkruar, Azem Shkreli, Anton Pashko, Ali Podrimja, Ali Aliu…, për mua ishin edhe shëmbëlltyra e njerëzve si të cilët është thuajse e pamundur të bëhesh, por rrugën e të cilëve ia vlen ta ndjekësh.
U nisa asaj rruge duke e bartur me vete edhe të vërtetën se i takoja kohës kur në sofrën e varfërisë sonë, prindërit tanë i shtronin edhe yjet e shpresave të veta që ne, fëmijët e tyre, do mund t’i jetonin edhe gjitha dëshirat e tyre të vyshkura. Prind të cilët, edhe veshmbathjet tona nga disa herë të arnuara, i stolisnin me yjet e besimit të vet se ne, pasardhësit e tyre, do i jetonim ëndrrat e të gjithë paraardhësve tanë, për një jetë të lumtur e të begatë.
Dhe unë i mblidhja ato yje, i shtrëngoja në grushtet e mi, që kur të vinte ndonjë ditë si kjo e sotmja, ato yje t’ua shpërndajë të rinjve, që ata pastaj t’i çonin tutje, t’i ngjisnin lartë e më lartë në qiellin tonë të shqiptarisë.
Nuk e di sa ia dola që më të mirën e më të bukurën në vetvete t’ua dhuroja të tjerëve pa kërkuar asgjë si kundërvlerë, siç se di sa ia kam dal që yjet e paraardhësve të mi t’ua shpërndajë të rinjve, por ju bind se jam munduar ta bëjë këtë. Sidoqoftë, sot, më mirë se kurrë më parë, e ndjej se çmimet dhe shpërblimet, nuk na takojnë vetëm neve që i marrim ato, por edhe atyre që na kanë mbështetur gjatë ecjes për të arritur këtu ku jemi. Andaj ata që më nxisnin ta ecja këtë udhë jetësore i falënderoj po aq sa edhe këta që sot më nderuan me Çmimin “Azem Shkreli”.
(Nga fjala e Kim Mehmetit gjatë marrjes së Çmimit të Takimeve ‘Azem Shkreli’)
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bashkia merr pronësinë e Teatrit/ Budina: Meta dhe Basha të mos heshtin

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, ka protestuar ndaj vendimit të qeverisë për t’i kaluar truallin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Regjisori...

Lamtumirë doktor!

Nga Dritan Hila Ka kohë që diplomatët amerikanë kanë hequr dorashkat. Jo më larg se dje, ambasadorja e SHBA me një gjuhë cinike iu tha...

Shkelën rregullat kundër Covid, përjashtohen 2 sportistë nga Olimpiada në Tokio

Dy xhudistë të Gjeorgjisë janë përjashtuar nga Lojërat Olimpike Tokio 2020, pasi kanë dalë për shëtitje jashtë Fshatit Olimpik, ka raportuar agjencia japoneze e...

117 milionë euro, Manchester City pranë blerjes rekord

Manchester City është shumë afër goditjes së radhës në merkato. Sipas shtypit anglez, mungon shumë pak për arritjen e marrëveshjes për mesfushorin e Aston Villa-s,...

Koronavirusi/ Profesori grek: Do të krijohen më shumë mutacione ngjitëse

Profesori Theodoros Vasilakopoulos në një intervistë për mediat vendase, foli për rrjedhën e pandemisë në vend dhe procesin e vaksinimit ku thotë se ashtu...