Presidenti Donald Trump ka goditur me reagimin e tij në Twittwr, pas një sulmi të dyshuar si terrorist të ndodhur mëngjesin e sotëm jashtë ambienteve të Parlamentit britanik.
Nga Uashingtoni, Trump ka shkruar: “Një tjetër sulm terrorist në Londër … Këto kafshë janë të çmendura dhe duhet të trajtohen me rezistencë dhe forcë!”
Trump ka akuzuar më parë kryebashkiakun e Londrës, Sadiq Khan, se dështoi të trajtojë ekstremizmin dhe krimin në qytet duke fajësuar nivelin e larta të emigracionit. Të paktën dhjetë çiklistë u goditën kur një “Ford Fiesta”, përplasi këmbësorë e çiklistë, rreth orës 7:30 të kohës lokale përpara se mjeti të përplasej me murin rrethues të Parlamentit britanik.