Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Këshilltari i Trump: SHBA-të të ndalojnë politikën “përça dhe sundo” të Rusisë

8 vjet ago
in Të Gjitha
Këshilltari i Trump: SHBA-të të ndalojnë politikën “përça dhe sundo” të Rusisë

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Herbert Raymond McMaster pranoi se Rusia ndërhyri në zgjedhjet e vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara. McMaster tha se Presidenti Donald Trump e ka pranuar hapur një gjë të tillë. Zoti McMaster përmend si shembull të synimeve të Rusisë, rolin e tyre në përpjekjen për grusht shteti në Mal të Zi.

Zoti McMaster tha se Shtetet e Bashkuara duhet të gjejnë një mënyrë për t’i bërë ballë kësaj strategjie të sofistikuar që ai e quajti një “kërcënim të ri” që Rusia e ka perfeksionuar në shumë drejtime.

“Bëhet fjalë për përdorimin e dizinformimit dhe propagandës dhe instrumentave të medias sociale për të polarizuar shoqëritë dhe për t’i vënë komunitete të ndryshme kundër njëri-tjetrit, për të dobësuar vendosmërinë dhe përkushtimin e tyre”.

Këshilltari i Presidentit Trump për Sigurinë Kombëtare tha se përballë kësaj fushate ruse, është e rëndësishme që të vihet theksi tek ajo që i bashkon amerikanët: përkushtimi i përbashkët ndaj “vlerave tona, të drejtave individuale dhe shtetit ligjor, vlerësimit tonë për demokracinë”.

Zoti McMaster përmendi faktin që rusët e kishin luajtur këtë rol edhe në Evropë, përfshirë zgjedhjet në Francë, referendumin për Katalonjën në Spanjë dhe aktivitetin e tyre në Meksikë.

“Po ashtu, shihet tek ajo që bënë në Malin e Zi, ku u përpoqën të organizojnë një përpjekje për grusht shteti në Mal të Zi, si edhe kjo fushatë e sofistikuar prandaj demaskimi i fushatës destabilizuese të Rusisë, është një hap i parë shumë i rëndësishëm, sepse sa më shumë të kuptohet se cili është plani i tyre, aq më shumë ata humbin fuqinë për të shfrytëzuar mungesën e besimit dhe për t’i vënë komunitetet kundër njëri-tjetrit”.

Megjithëse Rusia mohon ndërhyrjet, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare thotë se mohimet e saj, si për shembull se nuk po ndërhyn në Ukrainë dhe nuk po mbron regjimin sirian, nuk janë më të besueshme.

Shtëpia e Bardhë e Presidentit Trump ka patur një marrëdhënie të ndërlikuar me Rusinë.

Strategjia për sigurisë kombëtare e paraqet Rusinë si një rivale të rrezikshme që do të dobësojë ndikimin global të Amerikës, duke përdorur masa sabotuese për të “minuar legjitimitetin e demokracive”.

Në janar, dy javë para se zoti Trump të bënte betimin, Zyra e Drejtorit të Zbulimit Kombëtar, James Clapper bëri publik një përfundim që kishin arritur së bashku CIA, FBI-ja dhe Agjencia e Sigurisë Kombëtare sipas së cilit, Vladimir Putin ishte përpjekur t’i siguronte fitoren zotit Trump.

Por si marrëdhënia e zotit Trump me Rusinë dhe roli i Kremlinit në zgjedhjen e tij, ka hedhur hije mbi çdo moment të mandatit të tij deri tani, ndërkohë që hetimi i posaçëm për lidhjet e mundshme të fushatës së zotit Trump me Rusinë, vazhdon.

Vetë Presidenti Trump ka mohuar të ketë pasur lidhje me Rusinë për ndikimin në zgjedhje dhe ka folur në favor të përmirësimit të marrëdhënieve me Kremlinin dhe Presidentin Vladimir Putin.

Tags: "përça dhe sundo"këshilltaripolitikënRusisëSHBA-tëtë ndalojnëTrump

TË LIDHURA

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
Next Post
Rama kërkon të reformojë PS-në, mbledh Asamblenë të shtunën

Rama kërkon të reformojë PS-në, mbledh Asamblenë të shtunën

Djali i David Silvas në luftë me jetën, mediat të pamëshirshme: E tradhtoi gruaja

Djali i David Silvas në luftë me jetën, mediat të pamëshirshme: E tradhtoi gruaja

Shqipëria “kantier” investimesh, hapen 12 projekte të reja

Shqipëria “kantier” investimesh, hapen 12 projekte të reja







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026




TË FUNDIT

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti
Bota

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

by mirseda
21:45 | 31/01/2026
0

Ata pritën rënien e errësirës për t’u shkëputur nga marshimi kombëtar i Askatasuna-s në Torino dhe për...

Mbyllet protesta ‘Shqipëria Bëhet’: thirrje për dorëheqje dhe denoncime për korrupsion”

Mbyllet protesta ‘Shqipëria Bëhet’: thirrje për dorëheqje dhe denoncime për korrupsion”

20:37 | 31/01/2026
“Akuza të forta nga Lapaj: 53 mln € te Balluku, 100 mln € te AKSHI”

“Akuza të forta nga Lapaj: 53 mln € te Balluku, 100 mln € te AKSHI”

19:43 | 31/01/2026
“Tarifat e naftës ndaj Kubës, presidentja e Meksikës alarmon për krizë”

“Tarifat e naftës ndaj Kubës, presidentja e Meksikës alarmon për krizë”

19:21 | 31/01/2026
Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt

Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt

19:17 | 31/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com