Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

“Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të drejtohet nga njeriu i George Soros”

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
“Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të drejtohet nga njeriu i George Soros”

Mbledhja e parë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë pritet të normalizojë zgjedhjen e kryetarit të saj, njeriun e paracaktuar që para shumë muajsh dhe që përfaqëson interesat e fondacionit Soros.

Gent Ibrahimi, konstitucionalit dhe ekspert i shumë projekteve të Fondacionit “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë” është emri që pritet të drejtojë strukturën përgjegjëse për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, të prokurorëve të SPAK-ut, si edhe për emërimet, transferimet e penalizimeve të prokurorëve të Republikës.

Pak orë pasi disa prokurorë u zgjodhën si anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorë, në adresë të tyre kanë mbërritur sinjalet nga persona të rëndësishëm të maxhorancës socialiste që duhet të votojnë kandidaturën e Gent Ibrahimit për pozicionin e kryetarit të KLP.

Këto “sinjale” në favor të Gent Ibrahimit shoqërohen me termin se “është njeriu i Ambasadës Amerikane”, kjo për faktin se bashkëshortja e tij është një prej këshilltareve të misionit OPDAT.

Ibrahimi ka nisur karrierën e tij si jurist në fondacionin Soros dhe shërbeu si Ekspert i Nivelit të Lartë gjatë hartimit të Reformës në Drejtësi, nën siglën e grupit të multimiliarderit Xhorxh Soros. Gjithashtu, ai ka lidhje të ngushta familjare me një eksponentë të rëndësishme të Partisë Socialiste, ish-ministren e Mbrojtjes dhe sot deputeten Mimi Kodheli.

Gent Ibrahimi u zgjodh anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë disa muaj më parë, së bashku me 4 të tjerë, si pjesë e shoqërisë civile. Ai tashmë është në pritje për të marrë zyrtarisht drejtimin e KLP-së, një përzgjedhje e cila është diskutuar prej shumë muajsh në ambientet politike dhe juridike.

Mbledhja e parë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë është parashikuar të zhvillohet paraditen e së Hënës, 17 Dhjetor, pavarësisht se është ende e paqartë se në cilin ambient do të zhvillohet. Në një takim të zhvilluar paraditen e së Enjtes nga EURALIUS dhe OPDAT, me anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor, përfaqësuesi i qeverisë, zv/ministri i Drejtësisë Toni Gogu, deklaroi se ende nuk është përcaktuar një godinë se ku do të ushtrojnë funksionet dy strukturat më të rëndësishme të sistemit të drejtësisë.

KLP përbëhet nga 11 anëtarë, 5 prej të cilëve përfaqësues të avokatisë, pedagogjisë e shoqërisë civile, ndërsa 6 vijnë nga radhët e prokurorëve. Më herët këtë javë, Mbledhja e Përgjithshme e Prokurorëve zgjodhi 6 anëtarë, të cilët i bashkohen 5 të tjerëve, të zgjedhur në Shkurt 2018 nga Parlamenti i Shqipërisë vetëm me votat e maxhorancës socialiste.

Ligji “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” parashikon se kryetari i KLP-së zgjidhet në mbledhjen e parë konsituuese, me votim të thjeshtë nga anëtarët jo-prokurorë. Drejtuesi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka kompetenca të gjera për organizimin dhe funksionimin e institucionit.

Ndryshimet Kushtetuese, në kuadër të Reformës në Drejtësi, parashikuan ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë si institucioni që do të trajtojë karrierën e prokurorëve. Reforma në Drejtësi u hartua sipas projektit të hartuar nga fondacioni Soros, nëpërmjet të cilit sistemi gjyqësor kalonte nën kontrollin e plotë të kryeministrit Edi Rama.

Gjithashtu, ka pasur akuza të forta se edhe ish-ambasadori amerikan, Donald Lu, një prej mbështetësve më të fortë të këtij varianti të Reformës në Drejtësi, për lidhjet me fondacionin Soros. Diplomati Lu i ka mohuar këto zëra, por dokumente të publikuar gjatë muajve të fundit kanë provuar lidhjet e forta ndërmjet ambasadorit, kryeministrit shqiptar dhe fondacionit Soros, të gjithë të angazhuar për miratimin e Reformës në Drejtësi./Boldnews/

TË LIDHURA

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…
Aktualitet

E rëndë në Korçë, dy emigrantë të paligjshëm gjenden pa shenja jete

17:17 | 04/04/2026
Të rinjtë shkaktojnë më shumë aksidente, ekspertët kërkojnë gjoba më të larta
Aktualitet

Të rinjtë shkaktojnë më shumë aksidente, ekspertët kërkojnë gjoba më të larta

17:14 | 04/04/2026
Dështon protesta për naftën, vetëm pak persona para Kryeministrisë
Aktualitet

Dështon protesta për naftën, vetëm pak persona para Kryeministrisë

16:38 | 04/04/2026
Next Post
Bënin kërdinë në Itali, ‘skifterët’ shqiptarë përfundojnë në pranga

Bënin kërdinë në Itali, ‘skifterët’ shqiptarë përfundojnë në pranga

Taulant Muka sulmon Peleshin dhe Veliajn: Njërit i zgjati universiteti 13 vite, tjetri me certifikata kursesh

Taulant Muka sulmon Peleshin dhe Veliajn: Njërit i zgjati universiteti 13 vite, tjetri me certifikata kursesh

Ish-ministri i nxjerr blof: Iu ra i gjithë inskenimi idiot

Ish-ministri mbështet Bashën: Plotësisht dakord në këto 5 pika







JU REKOMANDOJMË

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…
Aktualitet

E rëndë në Korçë, dy emigrantë të paligjshëm gjenden pa shenja jete

by mirseda
17:17 | 04/04/2026
0

Dy emigrantë të paligjshëm janë gjetur të pajetë në një mal mbi fshatin Kamenicë. Sipas informacioneve paraprake,...

Të rinjtë shkaktojnë më shumë aksidente, ekspertët kërkojnë gjoba më të larta

Të rinjtë shkaktojnë më shumë aksidente, ekspertët kërkojnë gjoba më të larta

17:14 | 04/04/2026
“Ferri mbi ta”, Trump: Iranit po i mbaron koha për marrëveshje

“Ferri mbi ta”, Trump: Iranit po i mbaron koha për marrëveshje

16:58 | 04/04/2026
5 vende të BE-së kufizojnë karburantin, ulet numri i fluturimeve në Europë

5 vende të BE-së kufizojnë karburantin, ulet numri i fluturimeve në Europë

16:48 | 04/04/2026
Lamtumirë Dubai/ Eksodi i miliarderëve nga “ishulli” i luksit, largohen prej luftës me Iranin

Lamtumirë Dubai/ Eksodi i miliarderëve nga “ishulli” i luksit, largohen prej luftës me Iranin

16:41 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com