Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Këshillat e Virginia Woolf ndaj një poeti të ri

9 vjet ago
in Kryesore, Kultura
Këshillat e Virginia Woolf ndaj një poeti të ri

Të mendosh se Virginia Woolf ishte në gjendje të formulonte një numër këshillash për një poet të ri dhe, mbi të gjitha, të shprehura në një mënyrë metodike, mund të duket e çuditshme për ata që kanë njohur nga afër veprat e kësaj shkrimtareje. Dhe në fakt, më shumë se një listë të renditur në mënyrë racionale, Virginia ia beson këshillat e saj në dy letra të shkruara, më 7 dhe 31 korrik 1932, John Lehmann-it, drejtuesit redaksional të “Hogarth Press”, shtëpia botuese e themeluar nga Virginia me bashkëshortin e saj Leonard, që megjithatë përfundoi duke e pushuar nga puna për shkak të disa përplasjeve.

Lehmann, asokohe 25-vjeçar, që ushqente aspirata si poet dhe me shumë gjasë mezi priste që vargjet e tij të botoheshin, i shkroi Virginia Woolf-it në vitin 1931, (ose të paktën kështu rrëfen shkrimtarja në përgjigjen e saj) për t’i shtruar një pyetje të veçantë: “Më shkruani dhe më tregoni se ku po shkon poezia, apo nëse ajo ka vdekur”. Në përgjigjen e saj, Woolf shprehet se “mungesa e arsimimit universitar e pengonte përherë të bënte dallimin ndërmjet një poeti dhe një daktilografisti, dhe nëse kjo nuk qe tashmë në vetvete një krim, përdorimi i prozës ka krijuar tek unë, ashtu si shumë prozatorë të tjerë një lloj xhelozie të çmendur, një lloj indinjate dhe emocionaliteti dhe, që, megjithatë, një kritiku absolutisht nuk i përshtatet”. Por ajo nuk hoqi dorë nga mundësia për t’i shprehur John-it, pikëpamjet e saj, që në disa pika marrin formën e këshillave të mirëfillta.

  1. Mos publiko asgjë para moshës 30-vjeçare

Në këtë këshillë, Woolf duket të jetë kategorike. “Kjo mendoj se është shumë e rëndësishme. Shumica e gabimeve që reflektohen në këto poezi, vijnë nga fakti se ato kanë parë dritën mizore të vëmendjes, kur qenë ende shumë të rinj për të përballuar përplasjen”. 

  1. Kur jeni i i ri, shkruani për veten

Woolf fton John-in të shkruajë para së gjithash për veten e tij, pa kërkuar lavdet e një publiku apo një recensuesi, duke u nisur nga vetëdija se çdo poezi do të rezultonte me e mirë, në rast se për 10 vjet (në kalimin nga të njëzetat tek të tridhjetat) do të ishte shkruar vetëm për veten e tij. “Shkruani, pra, tani që jeni i ri, shkruani të gjitha budallallëqet e pakuptimta që iu vijnë në mendje. Jini budalla, sentimental, imitoni Shelley, Samuel Smiles; çlironi të gjitha impulset tuaja, bëni gabimet që dëshironi në stil, gramatikë, shije e sintaksë, nxirrni jashtë zemërimin, dashurinë, satirën, duke përdorur të gjitha fjalët që do të shfaqen në prozë, poezi ose në ndonjë formë tjetër që mund të mendoni. Vetëm në këtë mënyrë do të mësoni të shkruani. 

  1. Mos e konsideroni veten një rast unik

Duke përmendur tërthorazi letrën e John, Virginia e qorton për faktin se beson që “qenia juaj si poet…është në një gjendje më të keqe se ajo që ishte për Shakespeare, Dryden, Pope apo Tennyson”. Duke pranuar një bazament të vërtete në fjalët e John-it, rreth vështirësisë për të shkruar poezi, Virginia i drejtohet me fjalë që tingëllojë si një nxitje, dhe njëherazi si kritikë: “Mos e konsideroni veten një rast unik, ju s’duhet të mendoni se situata juaj është më e keqe se sa ajo e shumë të tjerëve”. 

  1. Mos harroni se jeni një ndjekës i poetëve që iu kanë paraprirë

John-i s’duhet vetëm ta mendojë veten unik, por, gjithashtu, duhet ta cilësojë veten si “dikush më modest dhe më pak spektakolar – dhe sipas mendimit tim shumë më interesant – një poet tek i cili bashkëjetojnë të gjithë poetët e së kaluarës dhe prej të cilit, me kalimin e kohës, mund të ringjallen të njëjtët poetë…. Ju jeni një ndjekës i tyre, jeni një personazh madhështor antik: prandaj, ju lutem ta trajtoni veten me respekt”. 

  1. Mos u mbyllni në vetvete

Në këtë pikë, Virginia i drejtohet John-it dhe të gjithë atyre poetëve që e kanë ndarë botën e tyre të brendshme nga ajo e jashtme, dhe e konsiderojnë, në fakt, realitetin si diçka që e dëmton poezisë: “Nëse rastësisht e gjeni veten të mbyllur në një dhomë, vetëm me veten, si do të arrini të dilni nga aty, të shoqëroheni me njerëz të tjerë? Ky është problemi: dhe nëse guxoj te ngre një hipotezë, iu takon juve, tashmë që e dini se kush jeni, që të gjeni ekuilibrin e duhur mes botës suaj dhe asaj të jashtme”. 

  1. Udhëhiquni nga ritmi juaj

Por, si të hapemi ndaj botës së jashtme? Si ta vëzhgojmë atë? Si ta shndërrojmë në poezi? “Ajo çka duhet të bëni tashmë, është të shkoni tek dritarja, dhe le të lejoni që ndjenja juaj të hapet dhe mbyllet… të lejoni ndjenjën tuaj të ritmit të depërtojë mes burrave dhe grave, autobusëve dhe harabelave – çdo gjëje që është duke kaluar nëpër rrugë – dhe të lexosh atë çfarëdolloj gjëje në një tërësi harmonike”.

  1. Shkruani një poemë të gjatë

Këshilla e Woolf, është edhe më saktë: “Do të bënit mirë të nisnit të shkruani një poemë të gjatë, në të cilën njerëz të ndryshëm flasin me zë të lartë”. Pse? Është e thjeshtë, kjo është e vetmja mënyrë për të “kënaqur emocionet e shumta, që ju rrethojnë, kur jeni duke i renditur në vargje – arsyeja, imagjinata, sytë, veshët, duart, thembrat e këmbëve, për të mos përmendur miliona gjëra, për të cilat psikologët nuk kanë gjetur ende një emër”.

Pastaj në mënyrën e vet, Virginia Woolf ofron shumë këshilla dhe inspirim për poetin e ri aspirant, John Lehmann, dhe përcaktimin e saj se çfarë do të thotë të lexosh: “Leximi, siç ju e dini, është pak a shumë si të hapësh një derë, dhe të lejosh veten të pushtohesh nga një luzmë barbarësh, që ju sulmojnë nga të gjitha anët, dhe ju e gjeni veten nën stuhinë e shkelmave dhe grushteve, i përplasur, gërvishtur, zhveshur, i hedhur në ajër, derisa të humbni vetëdijen, dhe pastaj sërish goditeni, verboheni, ndjesi e këndshme për lexuesin (nuk ka gjë më të keqe se sa të hapësh derën, dhe të zbulosh se nuk ka asnjë njeri) – mirë, çdo gjë më bën të mendoj se, në fakt, poeti gëzon shëndet të mirë”.

Përshtati për Tirana Today/Alket Goce   

TË LIDHURA

Aksident në Shkodër, makina përplaset me motorin, një i plagosur
Aktualitet

Aksident në Shkodër, makina përplaset me motorin, një i plagosur

17:23 | 08/11/2025
Nga Spaçi në Marinzë, punonjësit e nëntokës në protestë për siguri dhe dinjitet
Aktualitet

Nga Spaçi në Marinzë, punonjësit e nëntokës në protestë për siguri dhe dinjitet

12:33 | 08/11/2025
Një person është gjetur i pajetë pranë trasesë së hekurudhës në Peqin
Aktualitet

Një person është gjetur i pajetë pranë trasesë së hekurudhës në Peqin

12:29 | 08/11/2025
Next Post
Çfarë ka ndodhur më 14 prill?

Çfarë ka ndodhur më 14 prill?

Brenda botës së humbur të malit Bosavi, aty ku jetojnë kafshë unike

Brenda botës së humbur të malit Bosavi, aty ku jetojnë kafshë unike

Papa Françesku i puth këmbët të burgosurit shqiptar

Papa Françesku i puth këmbët të burgosurit shqiptar







JU REKOMANDOJMË

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025




TË FUNDIT

Capital T dhe Adrola Dushi kapën MAT gjatë një dasme
Showbizz

Capital T dhe Adrola Dushi kapën MAT gjatë një dasme

by mirseda
22:55 | 08/11/2025
0

Flitet prej muajsh për një lidhje të mundshme mes Capital T dhe Adrola Dushi, por duket se...

SHBA/ Të shtëna me armë zjarri ndaj agjentëve të emigracionit në Çikago, autori në kërkim

SHBA/ Të shtëna me armë zjarri ndaj agjentëve të emigracionit në Çikago, autori në kërkim

22:48 | 08/11/2025
Gjenerali gjerman: Moska mund të sulmojë nesër; NATO mund të dërgojë 800,000 trupa

Gjenerali gjerman: Moska mund të sulmojë nesër; NATO mund të dërgojë 800,000 trupa

22:41 | 08/11/2025
Nesër zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, 308 mijë votojnë; shpërndahet baza materiale në KZAZ

Nesër zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, 308 mijë votojnë; shpërndahet baza materiale në KZAZ

22:11 | 08/11/2025
AKU: Pikat e grumbullimit kanë dokumentacion të plotë për përdorimin e pesticideve.

AKU: Pikat e grumbullimit kanë dokumentacion të plotë për përdorimin e pesticideve.

21:16 | 08/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com