Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Kërkoi favore seksuale por iu pushua çështja/ Ekspertiza: Zëri në video është i Guximtar Boçit

6 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Kërkoi favore seksuale por iu pushua çështja/ Ekspertiza: Zëri në video është i Guximtar Boçit

Pasi të gjithë institucionet e drejtësisë kontribuuan për mbylljen e rastit të Guximtar Boçit, emisioni “Stop” mori përsipër ekspertizën në një studio private. Pas krahasimit të zërit marrë nga një seancë gjyqësore, rezulton,se zëri është i Guximtar Boçit dhe shtetases R.I. Ekspertiza mban firmën e ekspertit Artan Rexhepi. Nga ana tjetër një grup organizatash joqeveritare i kanë drejtuar një kërkesë publike të gjitha organeve të drejtësisë, që të verifikojnë çdo hap të procesit ndaj Guximtar Bocit.

Rasti i Bocit denoncuar nga emisioni Stop:

Para më shumë se dy vitesh, në Tetor të vitit 2016, emisioni “Stop” në Tv Klan denoncoi rastin e ish-kryetarit të Gjykatës së Gjirokastrës Guximtar Boçi, i cili i kërkoi favore seksuale qytetares me iniciale R.I. për të dhënë një vendim gjyqësor në favor të saj.

Kjo çështje ka kaluar në një kalvar të gjatë gjyqësor dhe pas gjithë kësaj kohe, jo vetëm që nuk ka patur një proces gjyqësor ndaj Guximtar Boçit, por ky i fundit kërkon madje rikthimin në detyrë.

Kur u denoncua rasti, Këshilli i Lartë i Drejtësisë pezulloi nga detyra gjyqtarin Guximtar Boçi. Prokuroria e Krimeve të Rënda që duhet të hetonte rastin, shpalli moskompetencë dhe e kaloi në Prokurorinë e Fierit. Dosjen e mori në dorë prokurorja Elida Hoxhaj, e cila me një vendim skandaloz pushoi këtë çështje.

Por, pavarësisht pushimit të çështjes në mënyrë flagrante, gjyqtarja Okleda Liço (Manellari) e prishi këtë vendim dhe e riktheu dosjen për gjykim. Gjyqtarja Okleda Liço i kërkoi prokurores Elida Hoxhaj që të bëjë hetim të thelluar për këtë dosje, duke përfshirë akt-ekspertimin për autenticitetin e zërit të gjyqtarit Guximtar Boçi dhe denoncueses R.I., sikurse e përcakton ligji. Madje, kërkoi që prokurorja Elida Hoxhaj të thërrasë dy personat e përfshirë për t’iu marrë dëshminë. Asnjë nga këto nuk ndodhi.

Prokurorja e Fierit Elida Hoxhaj e apeloi vendimin e gjyqtares Okleda Liço, e cila kërkoi hetim të thelluar për dosjen e Guximtar Boçit. Ishte Gjykata e Apelit të Vlorës që e mbylli sërish çështjen ndaj ish-kryetarit të Gjykatës së Gjirokastrës. Mungesa e gjykimit të kësaj dosje, duke pushuar hetimet ndaj gjyqtarit Guximtar Boçi, bëri që ky i fundit para disa javësh të kërkonte edhe rikthimin në detyrë.

“Stop” vazhdoi t’i shkonte deri në fund kësaj çështje, duke bërë atë që drejtësia ka refuzuar ta kryejë edhe pse e përcakton ligji, të provojë autenticitetin e zërit.

Emisioni investigativ “Stop” mori përsipër që ta bëjë akt-ekspertizën n një studio private të licencuar dhe të njohur ligjërisht edhe nga shteti shqiptar. Përpos zërit të Guximtar Boçit në audio-regjistrimin e denoncuar në Tetor 2016, zëri i tij origjinal për krahasim u mor nga regjistrimet e Gjykatës së Gjirokastrës gjatë seancave gjyqësore. Nga krahasimi i dy zërave, rezultoi se bëhet fjalë për të njëjtin person. Zëri në audio-përgjim është ai i Guximtarit Boçit. Ekspertiza e kryer mban firmën e ekspertit Artan Rexhepi.

Gazetari dhe drejtuesi i “Stop” Saimir Kodra tha se rezultatet e këtij akt-ekspertimi do t’ua dërgojë Këshillit të Lartë të Gjyqësorit, kryeprokurores së përkohshme Arta Marku, Presidentit të Republikës Ilir Meta dhe prokurores e gjyqtarëve që mbyllën këtë dosje./stop.tvklan.al

TË LIDHURA

Lezhë/ Ndërron jetë 23-vjeçari nga Kosova
Aktualitet

Lezhë/ Ndërron jetë 23-vjeçari nga Kosova

17:25 | 28/06/2025
Drazhi nën ‘lupën’ e SPAK / Ja si u zbuluan 10 pasuri përmes “Majestic Konstruksion”
Aktualitet

Drazhi nën ‘lupën’ e SPAK / Ja si u zbuluan 10 pasuri përmes “Majestic Konstruksion”

16:12 | 28/06/2025
KËRCASIN ARMËT NË LEZHË/ I riu nuk i ndalon postbllokut
Aktualitet

KËRCASIN ARMËT NË LEZHË/ I riu nuk i ndalon postbllokut

15:20 | 28/06/2025
Next Post
“Kishim probleme me ujërat e zeza, Rama na i zgjidhi hallet”

"Kishim probleme me ujërat e zeza, Rama na i zgjidhi hallet"

Basha i shtrin dorën banorëve të Valiasit: Bashkë me mua për të shporrur Ramën

Basha i shtrin dorën banorëve të Valiasit: Bashkë me mua për të shporrur Ramën

Tritol mobilerisë në Nikël, kapen autorët. Njërit iu gjet në banesë…

Tritol mobilerisë në Nikël, kapen autorët. Njërit iu gjet në banesë...

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025
Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

20:26 | 24/06/2025




TË FUNDIT

Lezhë/ Ndërron jetë 23-vjeçari nga Kosova
Aktualitet

Lezhë/ Ndërron jetë 23-vjeçari nga Kosova

by mirseda
17:25 | 28/06/2025
0

Një 23-vjeçar nga Kosova është dërguar në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Lezhës pa shenja jete. Sipas...

Të paktën 49 të vdekur në Gaza pas sulmeve izraelite

Të paktën 49 të vdekur në Gaza pas sulmeve izraelite

17:21 | 28/06/2025
Britanikët sekuestrojnë 96 mln paund kokainë në një nga kapjet më të mëdha

Britanikët sekuestrojnë 96 mln paund kokainë në një nga kapjet më të mëdha

17:16 | 28/06/2025
Barcelona i paguan borxhin Mesit, mbyllet çështja e hapur nga viti 2020

Barcelona i paguan borxhin Mesit, mbyllet çështja e hapur nga viti 2020

16:44 | 28/06/2025
Drazhi nën ‘lupën’ e SPAK / Ja si u zbuluan 10 pasuri përmes “Majestic Konstruksion”

Drazhi nën ‘lupën’ e SPAK / Ja si u zbuluan 10 pasuri përmes “Majestic Konstruksion”

16:12 | 28/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com