Për të pasur një hekur të pastër, sikundër orenditë e tjera shtëpiake, kujdesi duhet të jetë maksimal. Veshjet tuaja janë primare, e kurrsesi nuk do donit që ato të pësonin ndonjë njollë, apo të digjeshin. Por çfarë solucioni të përdorim, për të pasur një hekur që të shkëlqejë?
Për të eleminuar shtresën e djegur, por pa dëmtuar sipërfaqen e hekurit mjafton të provojmë sodën e bukës, që ka një efekt gërryes.
Lagni një copë dhe në të hidhni një lugë çaji sodë buke. Pasi të jetë përthithur pak nga copa e njomë, filloni të pastroni sipërfaqen e hekurit.
Mund të shtypni butonin e avullit për të larguar çdo grimcë të mbetur, e më pas fshijeni me një peshqir të thatë.