Në tregun valutor vendas euro vazhdon të jetë e nënvlerësuar kundrejt lekut dhe pritet në rënie. Blihet euro sot me 131.80 lekë dhe shitet me 132.30 lekë. Fakti që nuk ka patuar reagime për rritje, tregon se euro mund të vazhdojë në rënie akoma.
Në këto momente dollari amerikan blihet me 106.70 lekë dhe shitet me 107.40 lekë. Dollari amerikan ka shënuar luhatshmëri gjatë kësaj jave, dhe kryesisht parashikohet forcim drejt nivelit të 108 lekë.
Paundi britanik në rënie, blihet me 147.40 lekë dhe shitet me 148.20 lekë. Në tregun e paundit britanik parashikojmë rritje në nivelin e 150 lekë. /Scan-tv.com