Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka komentuar deklaratën e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në studion e “Opinion”. I ftuar në “Top Talk”, Bylykbashi është shprehur se ish-ministri ka kërcënuar prokurorinë që t’i mbyllë sa më shpejt çështjen.
“Prokuroria u jep ndihmë nëse u shtyn çështjet dhe i mbyll. Ne e kemi thënë që Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, po bën gjithçka për prishjen e dosjes të Tahirit dhe Shullazit. Tahiri po jep kërcënime, duke dhënë urdhra për të mbyllur shpejt procesin,” ka thënë deputeti demokrat.
Madje, ai nuk është ndalur me kaq, por ka shtuar se siguria e ish-ministrit të Brendshëm vjen nga mbështetja që i ka dhënë kreu i qeverisë, Edi Rama.