Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Kë frikësoi në kryeqytetin e shqiptarëve Albin Kurti, mesazhet e koduara që përcolli

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Kë frikësoi në kryeqytetin e shqiptarëve Albin Kurti, mesazhet e koduara që përcolli

Nga Armand Shkullaku/ Me vetëm tre fjali të shkurtra dhe një konstatim të thjeshtë, Albin Kurti ka trazuar regjimin e Tiranës më shumë se sa dhjetra fjalime e aksione opozitare këtu, duke vërtetuar thënien se, përveç mesazhit, është e rëndësishme edhe se kush e përcjell atë.

E ashtuquajtuara “ndërhyrje në punët e brendshme” e Kurtit, ishte në thelb ajo që prej shumë kohësh ka nisur të artikulohet zëshëm në Shqipëri, por pa gjetur ende një platformë për t’u instaluar: pabarazia e frikshme që ka krijuar sistemi dhe pamundësia që ai të vetëkorrigjohet. Për rrjedhojë, pa qenë nevoja për ta thënë me fjalë, çështja e një lëvizje antisistem mund të vihet në rend të ditës dhe protesta e studentëve tregoi se terreni për të nuk është më i virgjër. Albin Kurti nuk pati nevojë t’i japë këto shpjegime, por profili i tij e bën automatikisht atë mbartësin më të besueshëm të një ideje të tillë.

Në ujrat e ndenjura të pellgut politik e social të Shqipërisë, mjaftoi një puhizë e lehtë për të provokuar frikën e ndryshimit të një statuskuoje që qarkullon po ato elita që mbajnë peng vendin për hir të interesave ngushtësisht personale e materiale. Kjo shpjegon dhe batarenë e sulmeve ndaj Albin Kurtit, idetë dhe personaliteti i të cilit janë në vetvete në kontrast të thellë me figurat e njollosura të tranzicionit tonë legjendar. Përballë pasqyrës së një politikani të tillë, njollat e tyre shfaqen dhunshëm në sytë e qytetarëve që prej tre dekadash presin ndryshimin.

Lideri i Vetvendosjes nuk është pjesë e kazanit politik që gëlon në dy vendet tona. Virusi i njohur rajonal i korrupsionit apo i lidhjeve me krimin, nuk e ka prekur dhe, vetëm kjo mjafton për të bërë diferencën me ata që tjetër gjë premtojnë kur janë në opozitë dhe krejt të kundërtën bëjnë kur marrin pushtetin.  Kurti është një politikan që është ngritur jo thjesht mbi disa parime, por me investimin e një besimi të jashtëzakonshëm tek to. Eshtë ngritur nga angazhimi qytetar, nga sakrifica, nga forca e shembullit, nga përkushtimi politik në emër të atyre parimeve dhe jo nga përdorimi i parimeve në emër të politikës. Për këtë arsye, ndonëse me një grusht njerëzish në pikënisje, ai arriti të mbjellë frymëzimin që, në zgjedhjet e fundit në Kosovë, fitoi mbështetjen më të madhe të votuesve.

Në këtë pikë Albin Kurti është imun ndaj sulmeve banale që politikanët shqiptarë përdorin rëndom ndaj njëri- tjetrit. Dhe diferenca e tij me ta e bën edhe më të fuqishëm ndikimin mbi masën e madhe të njerëzve. Për këtë arsye, Kurti po sulmohet se ai, njeriu që ka afishuar si ideal të tij dhe forcës politike që përfaqëson Bashkimin Kombëtar, sot po del kundër këtij bashkimi, drejt të cilit do të na çojë marrëveshja me Serbinë. Sipas kësaj logjike, kreu i partisë më të madhe në Kosovë duhet t’i japë besimin e tij dy apo tre liderëve politikë, të kontestuar fuqishëm në vendet e tyre, të cilët pretendohet se do të arrijnë një marrëveshje që do të sjellë njohjen e Kosovës nga Beogradi dhe më pas bashkimin e saj me Shqipërinë.

Ata që e kanë investuar besimin e tyre verbërisht tek këta individë, të cilët kanë dhjetra vjet që riciklojnë njëri- tjetrin duke i lënë shqiptarët në vend numëro, shkojnë më tej duke e përdorur marrëveshjen edhe si çelësin magjik që do hapë portat e zhvillimit dhe integrimit në BE. Në fakt përparimi i Shqipërisë, por  edhe i Kosovës, nuk ka ngecur për shkak të raporteve të padefinuara me fqinjët, por për shkak të politikanëve të korruptuar, të lidhur me krimin dhe bizneset e paligjshme si dhe për shkak të konfliktit permanent mes veti, që mbahet gjallë vetëm si mjet për të ricikluar të njëjtën liderë që u flasin emocioneve dhe jo arsyes së votuesve.

Prandaj zëri i arsyes që vjen nga një politikan i panjollë dhe i ditur, më shumë se “idealin” e madh të bashkimit që do të na vijë nga marrëveshja me Beogradin, rrezikon kastën që nuk lë gur e mur pa lëvizur vetëm që të mbijetojë, në një kohë kur prej vitesh do të duhej të ishte groposur. Albini është thjesht kufiri i palëvizshëm që shenjon vijën ndarëse për politikanët shqiptarë. Prandaj sulmet ndaj tij do vinë duke u shtuar, tashmë edhe nga Tirana. /lapsi.al/

TË LIDHURA

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Selami Jenishehri zbulon “recetën” se si mundet Serbia
Editorial - Opinione

Selami Jenishehri zbulon “recetën” se si mundet Serbia

11:53 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Next Post
Ditëlindja e Ronaldos, vjen urimi i shumëpritur i Georginës

Ditëlindja e Ronaldos, vjen urimi i shumëpritur i Georginës

Ligji i ri për PPP-të, nuk marrin dot tendera ata që kanë qenë të dënuar

Ligji i ri për PPP-të, nuk marrin dot tendera ata që kanë qenë të dënuar

Dështoi në Botëror, kombëtarja e madhe zgjedh De Biasin?

De Biasi në listën e dëshirave të skuadrës së Serie A, shihet si ‘shpëtimtari’

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Vrasje për pensionin e nënës: Dy vëllezër mbysin babain dhe fshehin trupin në arkë
Aktualitet

Vrasje për pensionin e nënës: Dy vëllezër mbysin babain dhe fshehin trupin në arkë

by mirseda
22:34 | 06/06/2025
0

Një ngjarje e rëndë regjistruar në Itali nga ku mësohet se 2 vëllezër të moshave 34 dhe...

Xhaka për natën e Beogradit: Flamuri duhej mbrojtur, De Biazi na përloti

Xhaka për natën e Beogradit: Flamuri duhej mbrojtur, De Biazi na përloti

22:30 | 06/06/2025
Kur është koha e duhur për t’i ujitur bimët tuaja gjatë verës?

Kur është koha e duhur për t’i ujitur bimët tuaja gjatë verës?

22:22 | 06/06/2025
Mjeku i njohur dënohet me 21 vite për abuzim seksual me pacientët

Mjeku i njohur dënohet me 21 vite për abuzim seksual me pacientët

22:14 | 06/06/2025
Kombëtarja shqiptare mbyll përgatitjet për ndeshjen me Serbinë

Kombëtarja shqiptare mbyll përgatitjet për ndeshjen me Serbinë

22:09 | 06/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com